top of page

M’PASKA KEPUT MALLI…!


Nexhi Bahushi

Paskan kalue Shumë e shumë vite Përsëri e paskam pa nji andërr, A zhgjandër se di, se kështu m’u duk. Paskam udhëtue shumë , Po shumë larg, Për me kalue nji shteg t’vështirë, Nji tunel t’gjatë, e t’gjatë, si litar, E sosje nuk pat. E njajta andërr tanë jetën M’paska pas mundue E s’mujta dot, Po s’mujta, e s’mujta, Me e pa babën ashtu si desha unë. Ma n’fund e paskam pa nji dritë, E paskam dalë nga tuneli E fill te shtrati i babës paskam shkue, N’at shtrat, Ku babën e kisha lanë me u kurue E prapë aty e paskam gjetë, Përmbys ishte pas kthy nga vuejtja e dhima, Por kur m’pa, me at’bisht t’synit U kthye nga unë, E i paskam pa at synin e tij t’bukur shkruem, Që i shkëlqejshin nga lumtunia, Por m’u lotët m’kishin rrjedh Nga malli e dashnia. Baba, paska ngrit dorën me m’i fshi do lot, E m’paska thanë: Sa e bukur po dukesh mori bijë, Me këto margaritarë n’faqe, E me gjithë mos mundjen e tij M’paska pas shtrëngu fort n’krahnuer Ani mos bijë, mos ki dert, M'paska thanë: Baba shpejt shërohet, E prap n’shpi do vijë. Por baba jem fisnik Kurrë nuk u shnosh E kurrë nuk erdh n’shpi. 18 Shtator 2021 ora 9.31.

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page