top of page

M O S...



 (poezi)


Nga  Përparim   HYSI


M O S... Mos e shkund fajin që ke mbi supet Siç shkundim pluhurin nga rroba A nuk ishe ti... apo kështu më duket Që me shkrime vargje na jepje"simite të ngrohta?" A nuk ishe ti që nën  udhëheqjen e"ndritur" të partisë Që thurje vargje e himne për Enverin? Botoje.Pozoje. Jargoseshe prej lavdisë Dhe hiqeshe se me dorë kishe zënë qiellin. Ç'na duheshin,- thoshe,- kisha,teqe e xhamia Ç'na duhej, tek e fundit,edhe konforti Kishë,teqe, xhami për ne  është vetëm partia Dhe a nuk është ENVERI,ZOTI?!!! Ti e dije mirë që fshati mbillte grurë Po për të ngrënë vetëm misër hibrid Me shkrime e vargje bëje me sikur, Sikur në fshat  kishin mbritur mrekullitë. Dhe more për kohën çmime, shpërblime, dekorata (se lehe si askush tjetër për Enverin e partinë) Tani që u plake dhe je me flokë të bardha Me paturpësi deklaron:- Nuk shfaq asnjë fije pendim!!!


Se, në fund të fundit,ashu qe regjimi dhe koha Dhe murit nuk i bihet me kokë!!! Por mua nga shpirti më regëtin"oha" Dhe për shumë prej jush më vjen ndotë.


Se nuk ditët të kërkonit falje (Dhe hiqeni,en grup, inoçentë?!!!) Ju jini një skotë oborrtare Më të keq se ata që ishin në pushtet,


Askush, në atë kohë, nuk  të zinte prej veshi Dhe të thoshte:- Do hysh, pa tjetër, në parti!!! U futët se aq ua kish qejfi Tessra e partisë, trampolinë për karrierë e lavdi! Tani, pothuaj, që të gjithë hiqeni të"persekutuar" (-Ju kujtohet? Iks-vepër mua ma çuan për karton!!!) Jashtë Tiranës më çuan për të punuar Ah, ajo kohë! E gjitha zezonë!!! Po. Qetë e tërheqin dhe krriu-krriu bën qerrja Krriu-krriu qani dhe ju që në atë regjim u ngopët me hossana. Si nuk u vrau pak ndërgjegja, Por pretendoni të na shisni pallavra?!!!


                          Tiranë, 28 shkurt 2000                                          31 korrik 2020

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page