top of page

Mësues në shkollën 9-vjeçare”Vëllazërimi”


Caush KULLAFI

Mësues në shkollën 9-vjeçare”Vëllazërimi”,

Tiranë


Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe më të bukur!

Kyetari i Bashkisë Kamzë z.Rakip Suli në shkollën tonë


Dita sot zbardhi e shoqëruar nga reshjet e imta të shiut, pjesë e stinës. Fëmijët, si çdo ditë hynin në portën e shkollës me çantat e tyre mbi shpinë e çadrat, që në ato duart e vogla, gati sa nuk ua merrte era. Nuk mungonin porositē e prindërve për fëmijët e tyre, veçanërisht të kopshteve.


Drejtoresha e shkollës Merita Prenga na njoftoi se do të kishim mysafirë të mirë në shkollën tonë. S`vonoi shumë kur para hyrjes së shkollës, duke pritur në radhë dy fëmijë të vegjël që të futen, afrohet Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Kamëz z. Gentjan Murataj i shoqëruar nga Administratori i njësisë Bashkiake z. Eduart Bodini.

Dua ta përgëzoj zotin Murataj që ka qenë pranë çdo shqetësimi që kemi patur.

Miqtë e ardhur takohemi dhe përshëndeten me të gjithë mësuesit dhe edukatoret e kopshtit. Drejtor Geri, me zërin e tij karakteristik dhe buzëqeshjen e ëmbël prej njeriu fisnik, vazhdon bashkëbisedimin me mesuesit, ndërkaq, mes nesh vjen edhe Kryetari i Bashkisë z. Rakip Suli. Pse ta fsheh, prisja një kryetar të kollarisur dhe me një kostum firmato që t`i shkëlqente, por para nesh u shfaq një njeri me një veshje të thjeshtë. Afrohet, përshëndetet me mësuesit duke pyetur për shëndetin, familjen dhe problematikat e shkollës.

Njëri nga mësuesit, duke i zgjatur dorën i thotë:

-Hera e parë që në shkollën tonë vjen një kryetar bashkie!

Z. Suli buzëqesh dhe, duke mos e fshehur krenarinë, i përgjigjet:

-Jam në shërbim të arsimit. Doemos që do të vijë vazhdimisht mes jush.


Miqtë e ardhur tashmë kalojnë klasë më klasë, por dhe në grupet e kopshtit. Këmbejnë dialogje, u buzëqeshin fëmijëve si miq të tyre të rrallë dhe të sinqertë. Dëgjojnë me vëmendje, mbajnë shënime, shfaqin mendime...Nuk e di pse por, këto takime, po më sjellin në kujtesë mikun prej vitesh të shkollës sonë, shkrimtarin e njohur, Viron Kona, i cili sa herë vjen, vendos magjishëm një lidhje dhe komunikim të ngrohtë me nxënësit, teksa ata e rrethojnë dhe s`pushojnë së pyeturi për personazhet e tij e, veçanërisht për Bubulinon e gjithëditur.

Z. Rakip Suli, me thjeshtësinë e tij, u shkri me fëmijët.

U takua ngrohtë dhe me shumë përzemërsi, veçanërisht me një nxënëse me aftësi ndryshe. Pastaj, në vazhdim, thuajse në çdo klasë, ai u shpreh me bindje: "Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe më të bukur! Ju premtoj”!

Vizita ishte si një fllad i ngrohtë. Edhe shfaqëm mendime dhe sygjerime, edhe bashkëbiseduam sesi disa gjëra t`i bëjmë edhe më mirë, por edhe ndjemë se kuadrot e bashkisë sonë, janë dhe do të jenë edhe në të ardhmen pranë shkollës sonë, ata janë pjesë e jona.

U ndjemë mirë me atë vizitë por dhe me vlerësimet.

Na mbeti në mendje, veçanërisht fjala e kryetarit se, shkolla jonë do të ishte vazhdimisht në vëmendjen e tij, dhe, jo vetëm shkolla jonë, por të gjitha shkollat e bashkisë, sepse siç u shpreh ai, fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë sonë evropiane...

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page