top of page

Më tej mendoni JU!


Artisti britanik, Jeremy Hastings, fotograf dhe tregimeshkrues, i njohur për fiksimet e tij në rrjetin memorial, ka fiksuar një shëtitje pesëditore në Dhjetor 2021 duke gjurmuar Manovrën e Madhe të vitit 1948 përgjatë kufijve Greqi/Shqipëri. Pikërisht sot pata mundësinë ta shikoj nga afër këtë mrekulli të fiksuar nga hostoria dhe nga natyra e bukur midis dy vendeve fqinje, dhe po aq dhe të Maqedonisë së Veriut. Ai shkruan se ky ishte „Gjurmimi i rrugës së Manovrës së Madhe të Ushtrisë Demokratike 1948 nga Gramozi në Psarades.“ Një javë me borë dhe male të larta. Koha e ngrirë: Gramozi si manovër e madhe III përfundon një projekt kërkimor pesëvjeçar mbi peizazhin e Maqedonisë Perëndimore, kujtimet e saj, identitetin e tij thelbësor si një monument total i aventurës njerëzore dhe si një pikë referimi për plagët e fshehura të realitetit: - Marrëdhënia e ngjarjes reale me legjendën. - Versione të arkeologjisë moderne në zonë. - Krijimi jo ndërhyrës i monumenteve nomade/relacionale për hapësirën/peizazhin. - Përpunimi në aspektin artistik i marrëdhënieve fjalë/koncepte. - Hetimi i koncepteve, si Natyra, Limiti, Kujtesa, në hapësirën aktuale të formimit të tyre. - Koncepti i "Armikut" si Tjetërsi. - Trupi i nomadit/mendimtarit si gjurmues/mbledhës ngjarjesh dhe objektesh të papritura. - Kufijtë e trupit. - Peizazhi si tjetërsi, Peizazhi si materie, Peizazhi si fushë. Ai ka udhëtuar rreth njëzetë ditë në kufirin midis realitetit dhe faktit, duke fiksuar baba e bir, gra që pastrojnë dhe lajnë rrobat, është ndalur në Përmet, Prespë e mjaft të tjera.

Çfarë ndjeva sot? Një vënie në pikëpyetje e pushtetit dhe pronësisë, shkelje fizike dhe figurative mbi territoret e vendosura. Një fluks ku alkimia e shtresave bëhet thellë brenda vijës së skajit të horizontit. Këto janë momente të pambrojtura, ritme sfiduese dhe ndryshime. Ashtu si një punëtor që mundohet në tokë, puna fshihet sapo të realizohet rendimenti. Ordinanca e një vendi të ri, ndonjëherë shtëpiak, i kursyer, i rreptë, madje me një ritëm nostalgjie. Këto udhëtime sjellin me vete një ndjenjë malli, melankolie dhe kujtese. Duke u përpjekur për të kuptuar shtrirjen dhe arsyetimin në krijimin e një palimpsesti të peizazhit, historitë fshihen brenda.

Çfarë përcjell si mesazh? Ky projekt është sponsorizuar nga disa Universitete. Nga dy universitete britanike, por dhe nga një universitet i shtetit fqinj me Shqipërinë, Greqisë. Ai vetë thotë se është „Financuar nga Universiteti i Maqedonisë Perëndimore dhe Sekretariati i Kulturës Greke, falë Prof. Janis Ziogas“. Atëherë lind pyetja, kur të tjerët fqinjët paguajnë për këto projekte të rëndësishme, pse shteti ynë, Ministria e Kulturës nuk ka një projekt real që të bëjë të njëtën gjë. Nesër kur faktet dalin publikisht nga Tjetri, ne vetëm themi se na e shprishën historinë dhe realitetin… Më tej mendoni JU! Ju kujtoj se nuk solla këtu fotografi nga ky projekt, pasi ato nuk ishin të lejuara ende të publikoheshin…

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page