Kur festa e 1 Qershorit kthehet në simbolikë komunitare
Këto ditë të qershorit 2024 Shoqata „Ardhmëria“ që drejtohet nga Lutfi Vata, „Ambasador i Kombit“ iu rikthye traditës së saj që të mbledhë komunitetin shqiptar në Child's Hill Park të Londrës për të festuar për të disatën herë festën e 1 Qershorit. Në një aktivitet masiv kulturor, profesional dhe mjaft të zgjeruar me pjesëmarrje të gjerë nga Ambasadat shqiptare në Londër, të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës dhe Deputetit të Parlamentit shqiptar, Lavdrim Krashi, që është dhe Drejtor i Bordit të kësaj shoqate, të stafit të kësaj shoqate, mësuesve të shkollave të saj, dhe të ftuarve të tjerë festa ishte thuajse një model më vete. 1 qershori në këtë mënyrë i jep një arsye më shumë forcës intelektuale, patriotike dhe profesionale që metohet nga kjo shoqatë dhe drejtuesit e saj.
Sikurse dihet tashmë dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, dhe këtë e transferon në një festë masive komunitare Lutfi Vata me shoqatën që ai drejton. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, në këtë ditë të ndihen të lumtur dhe të festojnë me prindërit dhe bashkëmoshatarët e tyre. Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vite më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën. Në Shqipëri, por edhe në të gjithë vendet e botës, sot fëmijët kanë ditën e tyre të festës. Nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e larmishme që do të organizohen për ta bërë këtë ditë sa më të bukur për të vegjlit.
Duke qenë se një ditë e tillë të jep edhe festivitet, edhe emocione, vetë drejtuesi i „Ardhmëria“ Lutfi Vata është shprehur: „në këtë ditë, kemi përjetuar një ndjesi të mrekullueshme duke festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Falenderimet më të përzemërta shkojnë për fëmijët tanë të dashur, të cilët na dhuruan një shfaqje emocionuese dhe plot talente. Performancat e tyre na mbushën zemrat me krenari dhe gëzim. Mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët, të ftuarit e pranishëm dhe bashkëatdhetarët, që e bënë këtë ditë edhe më të veçantë dhe të paharrueshme. Falenderim i veçantë për Shoqata „Arbëria“ dhe drejtuesit e saj, Rezi dhe Matilda Halili per nje program fantastik! Së bashku, kemi krijuar kujtime të çmuara dhe kemi forcuar ndjenjën e bashkësisë sonë. Ju faleminderit!“ në një koment tjetër në rrjetet sociale Vata shton „Dita e sotme në Londër ishte një festë e vërtetë për shpirtin, falë krijimeve të mrekullueshme të bashkëpunëtorëve tanë. Çdo detaj i punës së tyre na mbushi me emocione të thella dhe frymëzim të pafund. Faleminderit për punën e palodhshme! Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për shoqatën tonë. Përkushtimi dhe mbështetja juaj e palodhshme kanë qenë thelbësore për suksesin dhe rritjen tonë. Falë jush, kemi arritur të realizojmë projekte të rëndësishme dhe të forcojmë komunitetin tonë. Jemi pafundësisht mirënjohës për ndihmën tuaj të çmuar dhe shpresojmë të vazhdojmë së bashku drejt arritjeve të reja!“
Dhe kjo është vërtet një ditë e shënuar tashmë falë kësaj veprimtarie të bukur e të përkushtuar. Duhet theksuar gjithashtu, se Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila nuk është e njëjtë me Ditën Universale të Fëmijëve, festohet pra çdo vit më 1 qershor dhe nga Shoqata „Ardhmëria“ festa e saj është bërë masivitet komunitar në MB. Edhe pse festohet gjerësisht, shumë vende nuk e njohin 1 qershorin si Ditën e Fëmijëve.
Në Shtetet e Bashkuara, Dita e Fëmijëve festohet zakonisht të dielën e dytë të qershorit. Tradita daton në vitin 1856 kur Reverend Dr. Charles Leonard, pastor i Kishës Universaliste të Shëlbuesit në Chelsea, Massachusetts, mbajti një shërbim të veçantë të fokusuar te fëmijët. Me kalimin e viteve, disa emërtime deklaruan ose rekomanduan që të mbahej një festë vjetore për fëmijët, por asnjë veprim qeveritar nuk është ndërmarrë. Presidentët e kaluar kanë shpallur periodikisht një Ditë Kombëtare të Fëmijëve ose Ditën Kombëtare të Fëmijëve, por asnjë festë zyrtare vjetore e Ditës Kombëtare të Fëmijëve nuk është krijuar në Shtetet e Bashkuara.
Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve shënohet gjithashtu më 1 Qershor dhe ka ndihmuar që 1 Qershori të ngrihet si dita e njohur ndërkombëtarisht për të festuar fëmijët. Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve u themelua në mënyrë universale në vitin 1954 për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, për t'i dhënë fund punës së fëmijëve dhe për të garantuar aksesin në arsim.
Dita Universale e Fëmijëve u krijua për të ndryshuar mënyrën se si fëmijët shikohen dhe trajtohen nga shoqëria dhe për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve. E themeluar për herë të parë me një Rezolutë të Kombeve të Bashkuara në 1954, Dita Universale e Fëmijëve është një ditë për të mbrojtur dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve. Të drejtat e fëmijëve nuk janë të drejta të veçanta apo të drejta të ndryshme. Ato janë të drejta themelore të njeriut. Një fëmijë është një qenie njerëzore, ka të drejtë të trajtohet si i tillë dhe duhet të festohet si i tillë.
Me këtë festivitet madhështor natyrshëm respekti shkon gjithnjë tek ajo që bashkon komunitetin, tek ajo që i shërben tashmë prej disa vitesh me një përkushtim të lartë.
Comments