LUNDRO MATO, LUNDRO...!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 12, 2019
- 1 min read

Agim Gjakova
LUNDRO MATO, LUNDRO...!
Duke lexuar “Lundrimet” e Agim Matos
O trumcak i uritur për një gllënkë qiell (12)
a nuk e sheh si përditë mbledh... shpirtin tënd (12)
sërish të sulesh drejt të pamundurës (22)
të ngjitesh në fronin e perëndive,
të soditësh si vijnë rrotull në hapësirën qiellore (23)
dhe pastaj të mësohesh me gjembat (25)
e të mos qash me dyzetë palë lot (25)
por të ndjesh si të mbështjellë
aureola e perëndive pellazgë (26)
Kur do të lundrojë i qetë shpirti Yt (29)
sepse neve na mungon prania e një poeti të bukur (29)
që të na çojë përdore
në lëndinat e pranverave të reja (28)
ku bien gjethe hëne dhe luspa yjesh (31)
dhe jeta na provon se është një vuajtje e bukur (32)
që ulet në degëzen e lulëzuar të shpirtit tënd
dhe tonit? (33)
Lundro Mato, lundro...!
Fytyrën tënde nuk mund ta ndash nga buzëqeshja e portokalleve,
nga trungjet e menduara të ullinjve (50)
e ngritur mbi shkulmë drite, mbi vela ëndrrash (40)
Brenda teje janë shembur muret që ndajnë kohërat (38)
mbi lulet e thara të përkdheljeve (89)
kova e mbushur me trishtim u derdh (90)
qëkurse doli pushka dhe u shpik shtypshkronja e Agim Matos (111)
ku njerëzit dhe malet mbështesin fort poezitë e tij (125)
ku flenë bubullimat (100)
që lundrojnë drejt nesh me velat e nderura në hapësirë
ku pas shkëmbinjve rrinë mjegullat në pritje (132)
dhe stuhia fle në vargjet e tua (127)
Luundro Mato, lundro...!
Comments