top of page

Lumnie Hoti (Çota)...


Lumnie Hoti (Çota), artistja që na bën krenare Shkruar nga Çaush Kullafi Lumnie Hoti (në art Luna Çota), e brumosur me gjak drenicarje, e skalitur në historinë e Beratit, histori që shënjon prej 2500 vjetwsh, e stërvitur me sfidat e jetës në qytetin e vogël të Librazhdit dhe e rritur me besnikërinë e babait të saj Istref Hoti, bëhet gruaja me famë artistike në shtete të ndryshme në botë. Istref Hoti, babai i Lunës, djali nga Likovci i Drenicës, i cili më 8 dhjetor të vitit 1946 u largua nga vendlindja e tij dhe, për siguri jete, vendoset në qytetin e Beratit. Ai mendoi se toka mëmë, Shqipëria, do e mbante djalin e saj, por zhgënjimi i tij erdhi shumw shpejt. Burgjet shqiptare hapën dyert e tyre për djalin nga Drenica e Azem Galicës, Mehmet Delisë e Dan Derocit. Këtu nisi kalvari i vuajtjeve edhe për Lumnie Hotin. Vajza e re , me ëndërra të bukura për jetën, u bë pjesë e një historie të pashkruar. Lunie Hoti, me burgosjen e babait në burgjet komuniste, humbi buzëqeshjen e pare dhe ëndërrat për jetën. Ajo humbi ëndërrën për vellon e bardhë, makinëne zbukuruar të nuses, krushqitqë do e shoqëronin në daljene saj nuse etj. Burgu i babait për Lumnien qe ndërmjetësi i lidhjes së saj me djalin, që do bëhej njeriu i jetës së saj. Vagoni i trenit qe makina e nuses, e dasmorë qenë udhëtarët në trenin e asaj dite që gjarpëronte me sirenën e zhurmshme në luginën e Shkumbinit, sikur thërriste: Erdhi nusja! Nusja e ardhur nga Berati, që në ditët e para të nusërisë në lagjen e Çotajve në Librazhd, u përball me punët më të rënda që mund të bënte një grua. I kujton me shumë dhembje Luna ato vite, kujton njerëzit që e përkrahën dhe ata që e përbuzën. Ajo kurrë nuk urren, por gjithmonë fal. Por porta e ëndërrave të Lumnie Hoti Çota nisi të hapej falë Zotit dhe shpirtit energjik të saj. Ajo tashmë nisi fluturimin e saj si zog i lirë në qiellin e lirisë së fjalës dhe tw mendimit. Lumnie Hoti Çota në Sanremo Sanremo zgjoi ëndërrat e bukura të rinisë së Lunës. Teatri “Ariston” nisi rrugëtimin artistik për Lunën. Zonja italjane, MirandaLiz Taylor Giuffre,presidentja e shoqatwssw Sozive italiane, qëlloi qw ta shoqërojw Luna me ombrellën e saj. Ajo, sapo e pa, i thotw se, cuditwrisht, ajo i ngjante aktores Claudia Cardinale. Këtu nisi rrugëtimi artistik i artistes Luna Çota. Prej vitit 2011 Luna Çota ka qenë e ftuar çdo vit si sozia (e çertifikuar) Claudia Cardinale-s. Presidentja Miranda Liz Taylor Giuffre, e cila për çdo vit bën evenimente tw mwdha dhe intervista në tv të ndryshme, e ka ngarkuar Luna Cotën me detyrën e përzgjedhjes së personave në Shqipëri që ngjasojnë me artistë në Itali, detyrë që ajo po e vazhdon me shumë devotshmëri. Pikërisht për këtë Luna, në bashkëpunim me shoqatën “Nermin Vlora”, me kryetare znj Zenepe Luka, organizoi një event shumë të rëndësishëm. Luna ishte eftuar nga kjo zonjë në Vlorëbashkë me presidenten e saj znj. Miranda Liz Taaylor Giuffre, Aksija Xhojen nga Brindesi dhe Vitore Srafa Leka nga Treste. Këtu nisi bashkëpunimi mes dy zonjave të nderuara. Luna kujtonme nostalgji fjalët e të ndjerës ZenepeLuka në Pesaro: Luna, e kujtoj me nostalgji ardhjen tënde nuse në Librazhd. Ti ishe një vajzë plot energji dhe shtathedhur. Sytë e tu shkëlqenin si drita. Ato tregonin se se ti kërkoje të ishe një “zog” i lirë në jetën tënde. Po ty jeta të rezervoimoment të vështira që ti i përballove me punë dhe krenari…… Lidhjet e Lunës me Zenepen vazhduan në vite. Zenepja realizoi një libër monografi për Luna Çotën. Ky libër ishte udhëtari më besnik në jetën e Lunës. Ato së bashku organizuan disa aktivitete, si në Berat, Librazhd e Vlorë, ku ishte i ftuar këngëtariAlbano Carisi e Aksija Xhoja.


Lumnie Hoti (Çota)

Me emocion Luna tregon se në Librazhd dhe Berat shprehu gjithë lumturinë e saj, aty ku ajo lind dhe atyku shkoj nuse.

Nw qytetin e Vlorws, qyteti ku jetonte Zenepe Luka, Luna arriti të përzgjedhë motrën e Zenepes,e cila i ngjante Rafaella Carra. Si rezultat i kësaj përzgjedhje ajo u ftua të marrë pjesë në fans clab të sozive në Itali. Ajo u çertifikua pwr tw shkuar në Milano dhe në festivalin e këngës në Sanrenmo, ku inagurohet kalendarizyrtar.

Luna Çota nuk ndalet në rrugën e artit. Revista “Psikologjia” shkruan për këtë zonjë të nderuar si artiste përzgjedhëse e mirë e zonjave shqiptare, që ngjasojnë me artistë italjanë.

Librazhdi që i ofroi Lunës dashuri dhe respekt ka qenë dhe mbetet për të melodia e jetës. Në këtë qytet ajo njihet dhe përzgjedh, znj. Zhaneta Tola, një vajzëplot hijeshi dhe nga një familje model. Lumnia e fton vajzën nga Librazhdi, për të marrë pjesë si gruaja që ngjante me aktoren Sharon Stone Zhaneta ftohet nga presidentja e Lunës për të marrë pjesë në festivalin e Sanremos. Miket e Lunës, Migejana, Zhaneta dhe Fadilja nisën rrugën e bukur të artit, ndoshta për to qe arritja më e madhe në jetën e tyre.

Luna Çota ka pasur dhe ka shumë sukses në fushën e artit. Ajo është zgjedhur si modele “Over 50” dhe medalje e veshjeve të epokës, ku ka patur shumë suksese si modele dhe ku fitoi fashën dhe kupën në Spanjë, ku përfaqësoi Shqipërinë.

Për pesë vite ajo është pjesëmarrëse në karnavalet batërore në Venecia. Në këtë event Luna u paraqit me kostumin shqiptar. Kostumi shqiptar që Luna veshi në atë paraqitje u dizenjua dhe realizua nga vajza exhaxhait të sa,j znj. Emine Hoti.


Emine Hoti, mikja ime dhe e shkollës 9-vjeçare “Vellazerimi” Tirane


Shkolles “Vëllazërimi” në Tiranë Eminia i dhuroi shkollës tonë, ku unë jap mësim, disa nga këto kostume. Ndjehem krenar që titulli i shkrimit tim, “Një ditë me Marigonë”, u vendos në kopertinën e librit për Eminen, shkruarnga shkrimtari i njohur Viron Kona.

Luna Çota e filoi veprimtarinë artistike dhe si modele dhe figurante në filma të ndryshëm. Pikërisht këtu u hapën rrugët e suksesit për Lunën drejt një fame tashmë botërore. Nga tapeti i kuq i festivalit të filmit në Venecia, atë të kinemasë në Francë, në Canes dhe sfilata amerikane ku u bë dhe sozia si e Claudia Cardinalee Ledi Diana.

Me shumë emocion Luna tregon: “Gjithë ëndërrat e mia që kisha thurur, falë Zotit dhe artistëve italianë, u realizuan në dhe të huaj ku unë jetoj prej 25 vitesh me shtetësi albanezo – italjane. Ndjehem krenareqë famën time e publikojnë disa televizione, revistae gazeta prestigjoze. Tirana më dha ngrohtësiatërore me promovimin e librave të mi”.

Luna Çota ndjehet krenare që vlerësohet në atdheun e saj. Ajo ka qenë e ftuar në disa tv në Shqipëri. Xhoi Jakaj do mbetet një mike e përjetshme e saj.

Gazeta “Zana e Çermenikës”, me botues z. Behar Almeta, presidentin e kompanisë “Almeta SHPK”, publikoi një shkrim promovues për Lunën, shkruar nga drejtori i kësaj gazete, z. Çaush Kullafi.

Me gjithë arritjet e saj në fushën e artit Lumnie Hoti, Çota bën krenar vendlindjen e saj Beratindhe Librazhdin, ku ajo kaloi rininë, jetën më të bukur të sajën.

Faleminderit nga zemra artiste!Ti na bën krenare!

23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page