top of page

Luleshtrydhe


Luleshtrydhe

Nga Fatmir Terziu


Këto vargje shkojnë kot përnjëmend,

kur emrin tënd përmend...


...eja sille pranverën e gjokseve të qëndisura,

duke përqeshur hënën mbi mal,

ngulma grepin mbi sofrabezin mjaltë,

eja, të lutem, eja prapë,

gjëmbthat në lëndinën tënde pikojnë gjak.


Eja, bulëzvogla ime mes gishtave të mi,

harbomë me butësinë tënde...intime

lëshuar shpirtërisht tek njëri-tjetri

si melodi të kësaj stine...!


Këto vargje fluturojnë si harabelkë,

kur shijen tënde e vel...


... eja me fustanin kuq-kuq e pikturuar,

netëve me dhe pa hënë,

frutin tënd për ta shijuar,

duke ngritur dolli me këngë.


Mes këtij vargu vetëm zemra ime të bekon,

për hirin tënd që më ëmbëlson ...

.... ah, ah dhe shpirti bleron...

29 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page