top of page

Lufta me e rendesishme ka qene ajo e Selenices

Nga nje interviste e bere me filozofin Isuf Luzaj

Cilat kane qene lufterat me te rendesishme te Ballit kunder okupatorit italian?

-

, qe e kam komanduar une, si dhe lufta e Sykuqit dhe e Ballshit nen udheheqje te Hysni Lepenices. Hysniu ishte atdhetar e trim. Vetem Skenderbeu mund te kete qene me trim se ai. Po ai ishte I pashkolluar. Nuk e dinte se c’eshte partia e c’eshte statuti. Ne pese luftera e kam pare me syte e mi tek ecte ne kembe me pushke ne dore, balle per balle me armikun. Ne te djathte e ne te majte, vriteshin njerezit, mitralozi korrte dhe barrin e ate nuk e kapte plumbi. Ngrihej ne kembe, therriste luftetaret qe te shkonin pas tij duke u thene se plumbi I italianit nuk te kapte. Prej ketyre lufterave, megjithate me e renda ishte ajo e Ballshit. Kjo lufte zgjati tri dite e kater net. Ne fund italianet u dorezuan. Ne nje liber kam lexuar me vone se meritat per kete Enver Hoxha ua faturon komunisteve. Po ate lufte nuk e beri as Balli as Partia Komuniste. 37 luftetare shqiptare vdiqen, po nuk I njihte askush se kush ishin. U plagosen edhe nja njeqind te tjere. E di si fillon lufta? Njeriu, me te degjuar se ka krisur pushka, le qete ne are, merr pushken dhe shkon ne lufte. Dhe nuk dihet kush se c’eshte. U plagos edhe nje djale qe ishte roja ime personale.

- C’ka mbetur ne kujtesen tuaj? Si e pate atehere kete ngjarje dhe si e shihni sot?

- Konferenca e Mukjes, me 1943, eshte ngjarja pa te cilen eshte veshtire te flitet per historine e asaj kohe. Ata qe moren pjese ne te, me te vertete ishin perfaqesues te popullit. Ne te merrnin pjese edhe kosovaret e camet dhe komandantet e forcave te armatosura. 12 perfaqesues kishte Balli e po aq kishte edhe PK-ja. Idene per mbajtjen e Konferences e dha Mit’hat Frasheri me Ali Kelcyren. Mit’hati me pat thene se idene e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e Fuat Bej Dibren. Ky I dyti dikur kishte 5 restorante ne Paris. I kishte dhene Ismail Qemalit 30 mije napoleone florinj qe te shetiste boten dhe I paguante gazetat qe te botonte artikuj ne dobi te ceshtjes sone kombetare. Erdhi koha qe kur u kthye ne Shqiperi, nuk kishte ku te flinte. Mori me qira nje shtepi ne Tiranen e vjeter. Ne Konferencen e Mukjes, pervec ketyre te dyve, mbaj mend keta persona nga ana e Ballit: Mit’hat Frasherin, kryetar, Ali Kelcyren, nenkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicen dhe Hysni Mucen. Nga ana e PK-se ishin: Dr. Ymer Dishnica, Abas Kupi, I cili me vone braktisi PK-ne per shkak te ceshtjes se Kosoves, Mustafa Gjinishin dhe Mustafa Kacaci. Te tjeret nuk I njihja se kush ishin. Merrnin pjese mijera vete qe rrinin nen ullinj, se aty nuk kishte shtepi. Kishte vetem nje mulli atje afer ku flinte Mit’hat Beu I semure nga kolla. Ne shesh ishin vendosur 24 veta, ndersa te tjeret rrinin anash. U bisedua tere diten ceshtja e Kosoves dhe me ne fund komunistet derguan kasnecin qe merrte urdhera nga Enver Hoxha: u pranua marreveshja. Kur u mor vendimi I perbashket, nga perfaqesuesit e Ballit dhe PK-se, qe Kosova te jete pjese e Shqiperise etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmes, te ciles nuk I shihej fundi. Gezim me te madh ne jete nuk kam pasur. Me vone, sic e dini, nga presioni I komunisteve jugosllave, komunistet shqiptare na e kthyen shpinen.

74 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page