top of page

LOVE STORY




LOVE STORY

Nga Fatbardha Myslimaj Xhani


Nuk e di se si Ne u beme "love story"? Ndoshta qysh ne "miremengjesin" E asaj dite kur ti u bere flutur mbi petal E shkunde vesen e lules Me nje mendim Me nje varg Me nje: ah!

Une nuk dita As ta kuptoj As ta perceptoj As ta jetoj As ta harroj.

Sepse ajo ishte, Thjeshte nje here e pare Kur ti me thirrjen plot afsh Nuk pate droje te me lutesh gjate E as une nuk pata turp Ta pranoj me gjuhen e padukshme Te njomeshtise pranverore te trupit Me heshtjen qe ti e lexove Madje mjaft qarte

Sepse, Tani une e di Se si natyra na meson dashurine Me pikat e shiut mbi sy Me eren e embel mbi floke Me boren qe shkrin mbi buze Apo thjeshte, Me fjalet shpuze!

Sepse Tani edhe ti e di Se si mundem te behemi ne Nje histori e bukur Dashurie...

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page