top of page

NGROHJA GLOBALE

  • Jul 26, 2022
  • 1 min read



NGROHJA GLOBALE

(Lotët vetë ia kemi shthurrur)

Nga Fatmir Terziu


Në mëngjes shan retë, në darkë mallkon diellin,

edhe në shi i bërë qull, edhe në djersë i bërë si në dush.


Mes erës me vrull, nëpër zagushi,

bota zbrazet prush,

pa e ditur që e mëkaton vetvetiu me sy…


Or mik, or vëlla, or Njeri,

mos e ushqe mëkatin në shtratin e tij!


Lutu të derdhet një re papushim,

lutu për diellin për një sy gjumë,

të lutem sa të përmbushë detyrimin e duhur,

për këtë Tokë e këtë mit të bërë lumë,

nga lotët që vetë ia kemi shthurrur!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page