top of page

Lokali “ Ashik “


Lokali “ Ashik “

Agim Xh. Kasa

z.Fatmir, lexova shkrimin tuaj rreth legjendes apo prejardhjes se kenges “ Sedamdeset i dva dana” dhe mu duk interesante , ku ju sintetizoni te drejtat e me te fortit dhe jepni arsye juridike per ti perligjur ato.Sigurisht jo ju , por ne nje kohe te caktuar qe kane sjelle vertet dhimbje.

Por a ekziston vertet nje e drejte e tille – e drejta e me te fortit? qe ne te vertet edhe une ndaj te njejtin mendim me ju. Ju sollet diçka te tille. Historine e nje kenge .Qe ne thelb eshte nje dhimbje e pranuar. Por cfare do te sjell une , e jo nje por disa histori per lexuesit e “ Fjala e Lire “ te cilet jane te shumte ne numer .

1.Lokali “ Ashik “

Nje histori shqiptare, treguar nga albanologu Johan G.von Hahn i cili udhetoi ne Shqiperi ne vitin 1863 .Ne vitin 1867 botoi librin “ Udhetim neper viset e Drinit e te Vardarit”Udhetimi u mbeshtet financiarisht nga Akademia Perandorake Austrohungareze e Shkencave.

Qellimi ketij udhetimi studimor ishte jetesa e shqiptareve , doket dhe zakonet e saj te banoreve te viseve te Drinit e te Vardarit, qe nuk e kuptoj perse I ka bere bashke .Po çfare sjell ne vemendje autori ? Situata pikante hasur gjate udhetimeve te tij , i pershkruan kujdeseshem dhe nuk i lejon rruge fantazise.Flet me emra konkret e riprodhon ngjarjet me vertetesine e tyre.Po sjell vetem nje ngjarje interesante dhe te degjuar, po e sjell tamam si e pershkruan ai.

“……ne Ndroq ndodhet nje varr turk i rrethuar nga peme te larta , mban emer poetik “ Varri i ashikut “.Ketu sipas legjendes eshte varrosur nje djale i ri se bashku me te dashuren e tij, te cilen ai e kishte grabitur, mbasi ajo rridhte nga nje fis me te cilin ai ishte ne armiqesi.I ndjekur dhe i rrethuar, duke pare qe nuk kishte asnje rrugedalje , ai vrau me pare vajzen dhe mandej veten.Kur u afruan ndjekesit, djali rronte akoma dhe iu lut atyre qe ti varrosnin te dy se bashku me vajzen , ne te njejtin varr.Kerkesa e tij u plotesua…..”

Kjo histori “ Ashik “ e ngjashme me ate te priftit Shen Valentin - i vrare me 14 shkurt e qe u bekua si dita e te dashuruarve .Historia eshte e njohur , dy te rinj me fe jo te njejte bien ne dashuri por familjet e tyre nuk ishin dakordesuar, por prifti Valentin pranoi lidhjen e tyre dhe e bekoi .Ne shenje hakmarrje prifti u vra .Por me shen valentinin tone cfare kishte ngjare. Pra Ashiku yne.”…. dhe historia flet , e prifti von Hahn….e perfundoi rrefimin e tij .Te rrinjte vdiqen e u varrosen te dy ne te njejtin varr , varr nuk gjendet por historia mbeti e tregohet.Sigurisht forca e dashurise se te rinjve i dha jete.Sot nuk ka varr ama eshte nje qiparise qe na e kujton kete histori prekese, dhe jo nje por disa qiparise ,Dhe mos e harro “ Ashik “ histori, e nuk behet fjale per emrin e djalit por per aktin e tij. Nuk e di ne u largova nga ajo qe ka mbetur legjend nga historia e kenges 72 dite – sedumdeset i dva dana.E kete do te ta kujtoj shpesh.

2.” Ne qender te Tiranes – nje tjeter varr monumental”.

Po , mu ne qender te Tiranes , prane themeleve te “Hotel Plaza “- hotel me 5 yje , ndodhet nje varr monumental, drita e te cilit ka shkelqimin e shume me teper yjeve se 5 yjet e “ Plazes “ mberthyer ne ballinen e tij.Varri me forme paralelopiped me baze 6 kendore ka dy unaza 6 kendore te lidhura me 6 kolona , te gdhendura mire e bukur e qe as shekujt nuk e kane demtuar, e njera prej tyre ne toke e tjetra 4 ose 5 meter lartesi.Eshte ndertuar qe ne kohen e turqise ne kujtim te nje historie rrenqethese.Quhet Varri Pashait turk.Vajza e pashait – nje turkesh e bukur na bie ne dashuri me nje djal trim tiranas , e sic jane djemte tiranas per shpi e per shoqni por jo me pak edhe per dashni.Por pashai i madh me te drejten e babait nuk ishte dakord me kete lidhje dhe vret djalin .E bija , e lindur gjithashtu per dashni e perjetoi keq kete vendim te babait te saj dhe e vret ate, pra te atin . Kuptohet pashai nuk rron , por historia e tij me te bijen Po .A kemi nje histori force , sigurisht po , forca e dashurise eshte me e madhe se forca e hakmarrjes , e si per fund , dashuria edhe vdes urrejtja jo , e varri monumental na e kujton kete. Nuk e di ne u largova nga ajo qe ka mbetur legjend nga historia e kenges 72 dite – sedumdeset i dva dana.E kete do te ta kujtoj .

3.” Dimjana “ eshte nje tjeter histori force , force gjithashtu te dashurise , dhe eshte e deshmuar ne fshatrat tane nga kemi prejardhjen.Dimjana ishte moter e 6 vellezerve qe e donin me shume se driten e syrit,por nje dite Dimjana na ra ne dashuri me nje djale te nje fshati fqinj .Djali ishte i varfer ekonomikisht por i pasur ne vlera morale e shoqerore, e gjithashtu edhe natyra e kish gatuar me shume bujari, te pashem por edhe trim.Nje dit sheh frik ne syte e te dashures se tij Dimjanes por qe gjithnje ishin sy me drite dhe shkelqim.Besimi nuk ju thye por edhe dyshime kish – Dimjana nuk ishte ajo e njohura e tij me pare.Gjate kthimit ne shtepi , ne rruge i dalin vellezerit e Dimjanes per te cilet pak kish degjuar , por qe te ishin 6 jo kurre.Fjalet ishin shkurt dhe prere , qe duhet te hiqte dore nga Dimjana .E djali na e mendoi kete pune , e si zgjidhje gjeti rrembimin e saj.E ashtu veproi , nje mbremje te bukur kur Dimjana po kthehej nga mjelja e deleve ne vath u afrua aq shume prane saj sa as ajo nuk mund te largohej prej tij , e vendosi ta rrembeje .Kembet e shpejta e derguan ne shtepine e djalit por mendja dhe zemra nuk punonin njesoj si qete ne ugar.Zemra ja desh por mendja kujtonte te vellezerit.E ajo ish e bindur qe vellezerit nuk do ja miratonin kete pune ndonese kurr nuk ja kishin thene.Por Dimjana jo vetem vonoi kthimin e saj ne shtepi por nuk erdhi ate nate , e vellezerit nuk kishin nevoje te pyesnin katund por u nisen menjeher ne shtepine e djalit ne Stebleve.Gjeten motren e tyre dhe e muaren me force , e djali mbeti si nje lot i thare, trimeria nuk i hynte ne pune, pasuri e katandi nuk kish ama e donte Dimjanen e aromen e saj .U be si nje i luajtur mendsh e nuk dinte si te bente.U mblodhen te mencurit e dy fshatrave dhe moren nje vendim.Do te vihej djali ne prove , ne nje prove qe nuk ish degjuar me pare.I mblodhen vajzat ne moshe te Dimjanes dhe ia vune perballe djalit me sy te lidhur.Nese ai do ta gjente Dimjanen e vertet atehere Dimjana do te ishte e tij,e ne te kundert do ta humbiste pergjithnje , e nalet jeta e tij.As ze , as fjale as prekje .Gjeje Dimjanen ne je i zoti , i thoshte nje ze , po si ta gjej i thoshte ne jehone po zeri i tij qe i dukej si i tjeterkuj.E djali kaloi gjith siklet e merak perpara vajzave te fshatit , nuk ishte e lehte ,nuk ishte as loje kur ne loje ishin ndjenjat e jetes se tij,vajza kishte plot por vetem njera mund te behej e tij .Kaloi prane seciles prej tyre por zemra klithme leshoj , kur vertet ishte perpara Dimjanes .Ai nuk e shihte Dimjanen , ndersa Dimjana po , bile edhe se sa vuante.Of ori Dimjano , te zaginav – ishin fjalet qe leshoi gjith deshperim por qe shkuan si rrufe dhe goditen mbi zemren e Dimjanes e cila ishte me ne prove se djali yne .Djerset e mbuluan , e aroma e saj i mbeshtolli fytyren, rrahjet e zemres se te dyve nuk kishin te ndalur e rrihnin deg…deg me gjith forcen e tyre.Te urtet e mencur , qe te themi ishin ata qe po mereshin ne provim e qe gjer atehere nuk kishin guxuar kurre te flisnin per kete teme u pane sy me sy dhe dhane miratim.Dimjano mori Dimjano , ni çueno ni videno , aman sfeneshto zhiveno. ( as pare , as degjuar vecse gjithshka jetuar) Edhe te vellezerit u dorzuan e dhane pelqim per motren e tyre , e sado trima , ishte trimeria e tyre qe tashme nuk hynte ne pune.

4.Moranica apo Mornica.

Eshte nje tjeter histori e treguar dhe e shkruar nga Munir Shehu ne librin e tij “ Shtek me shtek e skute me skute “.Nje liber me anekdota ,gojedhena e tregime te shkurtra te cilat i sjell si rrefime dhe kenge Dibre .Ne kete liber pra Munir Shehu na sjell nje histori interesante.Bashkekohesi yne – ka vetem pak vite larguar nga kjo jete , ishte kompozitor me emer , studjues i kujdeseshem , autor tekstesh dhe kengesh , kujtoj ketu kengen e shumnjohur “ Bulqizakja “, historian , instrumentist – i binte violines, e si te te them nje njeri i kompletuar nga kultura,sjellja dhe dinjiteti njerzor.Ka jetuar per mjaft kohe ne Peshkopi si mesues por bashkepunonte ngushte edhe me Estraden e Peshkopise qe ne ate kohe megjithese nuk ishte profesioniste kishte nje trupe me nivel te larte artistik ,Krijimet e tij i dhane jete trupes ku bashkepunonte me emra te degjuar si Tonin Rota,Tef Kroqi,Lahim Kola ,kengetarja e mirnjohur Melita Shehu por edhe rapsodi Azis Ndreu.Por jo per faj te tij u vu ne telash me kohen dhe e transferuan ne Burrel , ku vijoi jeten e tij prej intelektuali me ze dhe nje figure e paster dhe e dashur edhe per ne lexuesit.Nga i biri jane sjelle dy libra duke shfrytezuar dorshkrimet e tij .Dhe njerin prej ketyre tregimeve te tyre po e sjell ne kete rrefim . Ah po , Muniri kishte lindur ne Diber te Madhe dhe rreth vitit 1960 transferohet familjarisht ne Peshkopi.Sipas meje ……eshte ajke , nese me kuptoni.

Qe mos e zgjas, ne kete liber ai sjell rrefimin “ Legjenda e krajlit te Venedikut “.Krajli i Venedikut rrinte ne kala te Grazhdanitdhe kishte vetem nje cuce ,Maronicen.Nje dite krajli mbledh prifterinjt dhe u beri nje pyetje:

-Nje njeri qe ka ne bahce nji dru molle dhe ky dru ka vetem nje koker molle , a eshte e drejte ta haje vete ate molle apo tua jape te tjereve ?

-Jo,i thane prifterinjt,-ate molle ai duhet ta haje vete.

-Atehere tha krajli – firmoseni dekleraten tuaj dhe prifterinjte ashtu bene per te vertetuar se lejohej prej fese te ngrenit e molles prej te zotit.

Si ua mori firmat , krajli u tha :

Une kam vetem nji cuce dhe grue s’kam.Cucen time do ta mar grue per vete e nuk ia jap kujt .

Kur i mori vesh keto fjale , cuca u ngre e iku me vrap.Ne Vojnik kapi nje buall dhe i hypi se ishte lodh prej vrapit .Kur hypi ne koder te Vojnikes mallkoi vendin dhe tha :

Ketu mos u mbjellte e mos u korrte! Vazhdoi rrugen e kaluan dhe drinin , e kur mbrini ne nji vend i thiri buallit te ndaloje ….oooksh,ooksh per te pushuar pak .E ketij vendi sot i thojne Okshatine.Por krajli po e ndiqte e atehere Maroja i thiri buallit e ky u turr perseri me vrap .Kur kaloi Bulqizen , bualli prej vrapit te madh , i lodhur, u shtri per toke dhe plasi.Ketij vendi sot i thojne Qafa e Buallit , e vendet pertej Qafes se Buallit i kishte zaptu turku.E Maronices nuk i mbeti tjeter vecse sekretet e babait te saj tua thoshte turqve.Pas sekreteve te treguara turqit e moren kalane e Grazhdanit por Moroja nuk shkoi ma ne Grazhdan , qendroi ne Vojnike derisa vdiq .Varrin e ka ne Vojnik ne teqe, kurse kullen ne kodren qe sot quhet Maronice.

Maronica dhe Qaf Bualli do te shtoja une jane vendet me te ftohta ne Diber, jane te vetmet rruge qe megjithese te orientuar nga jugu dhe te mbrojtura nga ererat e veriut dimrin e kane te ashper dhe rruga ngrin si askund duke sjell veshtiresi ne komunikim e transport .

Perse e solla kete rrefim te autorit dibran.Per te kujtuar forcen e ligjit , i cili kur nuk eshte ne perputhje me moralin sjell devijime te renda te sjelljes njerezore .Por a jane ne traditen e Venedikut sepse autori thot qe kjo i ka ngjare kralit te Venedikut pa cka se ngjarjet zhvillohen as ne toke turke e as venedikase .

Per te mbyllur fjalen time lidhur me 72 ditet e kenges qe sollet ju do ti rikthehem edhe nje here autorit Johan G.von Hahn – Neper Viset e Drinit .Ai ka nje mesazh te qarte “…Kush deshiron te studjoj ne praktike te drejten e me te fortit dhe karakterin e saj duhet te shkoje per kete qellim ne Diber…..”Nuk e di perse kaq qarte dhe shkurt, sigurisht nga qe ka pare e jetuar shume ne nje kohe te shkurter .Ama duken si vetetim keta fjale shkrepur nga pena e tij .

Me respekt agim xh kasa

54 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page