
ME RASTIN E SHËN VALENTINIT
FASLLI HALITI
NËPËR PARIS
Nëpër Paris
Ushqeva,
Ngopa
Sytë.
Në Luvër
Të ushqeva me ngjyra ty zemër,
Të ngopa me ngjyra ty shpirt...
Paris, korrik, 2004
MONA LIZA DHE KULLA EIFEL
Pyetje të huajsh,
Turistësh të uritur
Për Kullën Ejfel:
Ku ...
Tur Ejfel ?
Ku...
Ejfeli ?
Unë s’ pyeta ku ish Kulla,
E dinte zemra ime ku ish
Unë ia kërkova Ejfelit Kullën për grua.
U fejova me shtatëselvinë e hekurt,
E mora dhe e vura pranë Vidhit të Seminit. Nusëron Kulla Ejfe mes fushave të Myzeqesë Stinëve të pranverës, verës, vjeshtës, dimrit...
Pyetje të huajsh,
Turistësh në Luvër
Të uritur
Për Xhokondën:
Ku...
Monaliza?
Ku...
Xhokonda ?
Unë s’pyeta
Ku ish Monaliza,
Ku ishte Xhokonda.
E dinte syri ku ishte Monaliza,
E dinte zemra ku ishte Xhokonda..
Ia rrëmbeva Leonardit kurtizankën e dashur,
E solla në shtëpinë time:
Rruga «Komuna e Parisit»
Kopshtit Botanik.
Tiranë.
Albania.
Tabela te dera:
E ndaluar ta shohë të fejuarën time
Çdo i huaj,
Çdo turist.
Vetëm Leonardo Da Vinçi
Mund ta takojë, ta shoh ekskluzivisht...
E lejueshme për gjeniun përjetësisht...
Paris, 2004
MUA MË DUHEN
Mua më duhen shumë gjëra
Në jetë,
Por
Këtu
Në Paris
Më duhet të ngop sytë
Të ngop sytë vetëm me Paris...
Paris, 2004
ÇDO GJË
Në Paris,
Çdo gjë
Qenka