top of page

Lirie Teodori: Poeti ynë brilant zoti Sakip Cami

Falenderim


Nga Lirie Teodori


Drejtoreshë e Shkollës 9 vjeçare Viçisht, Dibër



Nuk kishte kuptim që poeti ynë brilant zoti Sakip Cami të mos gërmonte në gjurmët e historisë për zbardhjen e arësimit në fshatin Viçisht. Këtë e vërteton më së miri libri me titull "Fshati i martirizuar"ku nxjerr në pah jetën dhe veprën e mësuesit të parë Fasli Cami emrin që mban shkolla jonë. Ja disa vargje të poezisë sime:"Dëshmori i fshatit tim" Fshati ynë i bukur është një fshat malor,në shkollën e tij ka djalin dëshmor. Emri i dëshmorit quhet Fasli Cami ,shumë ngjarje na tregoi,veterani Uke Cami.... Në kodrat e Gjoricës , që shtrihen buzë Drinit, seç ia morën jetën mësues Fasli trimit....... Shokët e tij trima , në krah çe vunë , në familjen Gjura shpejtë e dërgun....... Mes jetës e vdekjes trimi luftoi, në krah të Halil Gjurës , zemra e tij pushoi..... Veprat e mësuesit do të rrojnë gjithmonë, emrin e dëshmotit që mban shkolla jonë!............. Falenderoj poetin mendjendritur z.Sakip Cami që më bën krenare për gjyshin tim Halil Gjura për kontributin e çmuar të kohës së luftës... Falenderoj drejtorin e parë të kësaj shkolle z. Emin Cami që ka vlera të veçanta për hedhjen e themeleve të kësaj shkolle për arësim dhe kulturë... Falenderoj gjithashtu profesorin, petagogun, KLID, z.Shpëtim Cami, njeriun e mençurisë dhe zgjuarsisë që gdhendi diturinë e tij në shumë botime duke jua përkushtuar brezave të rinj,veçanërisht në pasurimin e bibliotekës në shkollën tonë, ngritjen e muzeut historik në ,duke na ndihmuar e duke na mbështetur në mbarëvajtjen e punës mësimore-edukative në shkollë dhe së fundmi me botimin e librit: "Një faqe ndritur në historinë e arësimit në Dibër" kushtuar 80-vjetorit të shkollës "Fasli Cami"Viçisht, ku pjesë e të cilit jemi shumë aktorë.... Në emër të stafit pedagogjik të shkollës sonë ju falenderoj të gjithëve për kontributet dhe urimet tuaja!..... Faleminderit!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page