Prof Dr Eshref Ymeri: Domosdoshmëria historike për një grusht shteti në Shqipëri

Në faqen e internetit “dzen” të datës 17 gusht 2021, jepej informacioni në vijim:
“Kinoregjisori dhe skenaristi rus, Eduard Vollodarski (1941-2012), në një intervistë që i pati dhënë gazetës “Moskovskij komsomolec” për një ngjarje aty nga fundi i Luftës II Botërore, ka deklaruar:
“Gjenerali Ajzenhauer (1890-1969), në kujtimet e veta, shkruan se si në afërsi të Potsdamit kishte parë një fushë të madhe plot me kufoma ushtarësh rusë. Në zbatim të urdhrit të Zhukovit, ata e patën sulmuar qytetin ballazi, nën zjarrin kositës të trupave gjermane. Pamja e asaj fushe e pati befasuar Ajzenhauerin. Ai qe indinjuar dhe e pati pyetur Zhukovin: “Ç’dreqin pate me këtë Potsdam?”. Kurse Zhukovi i qe përgjigjur: “S’ka gjë se gratë ruse do të pjellin të tjerë!””.
Po në atë takim, ata kishin vazhduar të flisnin edhe për probleme të tjera. Në bisedë e sipër, Zhukovi kishte thënë:
“Kur shpërthejnë kriza politike dhe politikanët nuk e gjejnë fjalën me njëri-tjetrin, situatën duhet ta marrin në dorë ushtarakët”.
Kjo shprehje e Zhukovit ka tingëllim mjaft aktual për krizën politike në vendin tonë, e cila po vazhdon që prej pesë muajsh në Tiranë, me objektiv kryesor shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit dhe kryebanditit Rama.
Meqenëse protestuesit kanë përballë policinë kriminale të kryehajdutit Rama, e cila, në vend që të bashkohet me protestuesit, si dikur policia rumune kundër kryekriminelit Çaushesku, për turpin e saj, i masakron njerëzit me gaz lotsjellës dhe me ujë me piper, do të duhej që situatën ta merrte në dorë ushtria, të kryente një grusht ushtarak, duke arrestuar të parin kryetradhtarin Rama dhe të gjithë politikanët e tjerë, duke shpërndarë parlamentin e palaçove politikë.
Le të kujtojmë për një çast krizën politike në Greqi para gjashtëdhjetë vjetësh.
Më 21 prill 1967, një grup oficerësh pushtoi qendrat kryesore të pushtetit në Athinë, arrestoi politikanët dhe opozitarët me autoritet dhe në pushtet erdhi junta ushtarake. Gjatë shtatë vjetëve në vijim, junta në fjalë e mbajti vendin nën një kontroll të rreptë. Ajo periudhë pati hyrë në historinë e Greqisë si regjimi i “kolonelëve të zinj”.
Arsyet e vendosjes së atij regjimi shpjegoheshin me krizën tridhjetëvjeçare në jetën politiko-shoqërore të Greqisë.
“Kolonelët e zinj” pezulluan zgjedhjet parlamentare, ngritën gjykata ushtarake, ndaluan dhe nxorën jashtë ligjit partitë politike, pezulluan një pjesë të neneve të Kushtetutës, në mënyrë që të kishin mundësi të arrestonin çdokënd. Grushti i shtetit u propagandua si revolucion, i cili e pati shpëtuar vendin nga rreziku komunist. Paskëtaj, regjimi i ushtarakëve u kapërcye dhe në vitin 1974, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, fitoi partia “Demokracia e Re”. Kushtetuta e re, që aprovoi qeveria, të gjithë qytetarëve u garantonte liritë politike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zgjedhje nëpërmjet konkurrimit të drejtpërdrejtë. Shtatë vjet më vonë, në vitin 1981, Greqia u pranua në Bashkimin Europian. Në këtë mënyrë, Greqia shpëtoi për herë të dytë nga rreziku komunist. Herën e parë ajo pati shpëtuar nga një rrezik i tillë pas mbarimit të luftës së dytë botërore, kur komunistët donin të merrnin pushtetin. Por forcat nacionaliste morën situatën në dorë dhe ua patën prerë krahët komunistëve. Ky ishte një dallim i madh mes nacionalistëve grekë dhe nacionalistëve shqiptarë, të përfaqësuar nga Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Këto dy formacione politike, që gjatë viteve 1930 dhe sidomos pas pushtimit të Italisë fashiste, nuk u vunë menjëherë në krye të luftës kundër fashizmit. Përkundrazi, për shkak të oportunizmit të theksuar të krerëve të tyre dhe sidomos të Mid’hat Frashërit, lejuan komunistët e komanduar nga serbosllavizmi të shpërthenin vëllavrasjen brendashqiptare gjatë dhe pas përfundimit të luftës. Pra, ja sa lart qëndrojnë grekët me vetëdijen e tyre kombëtare, prej të cilëve ne shqiptarët duhet të marrim shembull.
Neokomunistët që erdhën në pushtet pas demoshëmtisë dhjetoriste të vitit 1990, krimet e tyre në mbarë vendin i nisën me shfarosjen tërësore të të gjitha strukturave ushtarake, të të gjitha armatimeve dhe sot, siç deklaroi para dy ditësh në një intervistë koloneli i nderuar nacionalist në pension, Hajro Limaj, ish-atashe ushtarak në Ankara në vitet 1990, vendi ynë, nuk ka më asnjë aeroplan, asnjë helikopter, asnjë tank, madje as edhe një mitraloz të kalibrit 12.7. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse nekomunistët shqiptarë janë argatë kurrizshtruar në shërbim të të huajve, me pikësynim kryesor shndërrimin e vendit tonë në shkretëtirë, në nevojtore jo vetëm të armiqve tanë tradicionalë grekosllavë, por edhe të mbarë “kurvës së motit” me emrin Europë.
Në këto kushte, grushtin e shtetit s’ka se kush ta kryejë, se tashmë vendi ynë është jo vetëm pa ushtri, por edhe pa kurrfarë industrie: pa kurrfarë fabrikash dhe uzinash, pa kurrfarë kombinatesh ushqimore dhe tekstile, pa kurrfarë uzinash e punishtesh nga më të ndryshmet, që prodhonin për përmbushjen e kërkesave të vendit dhe për eksport, të cilat arrinin deri në 400 të tilla.
Ta zëmë se uzinat dhe fabrikat ishin të vjetruara, çka s’mund ta themi për uzinën e telave në Shkodër, për uzinën e instrumenteve në Korçë, për kombinatin e peshkut në Vlorë, por pse duhej të shkatërroheshin punishtet e makaronave, të marmalatës, të reçelit, të bulmetit, të vajit të ullirit? Apo sepse produktet ushqimore, të infektuara me pesticide, duhet t’i importojmë nga Serbia dhe Greqia? Sepse, krahas shpopullimit të vendit për shkak të lakut të varfërisë, shqiptarët duhet të shfarosen edhe nëpërmjet ushqimeve të helmuara?
Ndaj sot vendi ynë vetëm importon dhe mbrojtjen e vendit e pret vetëm nga NATO-ja.
Rezulton se paska pasur shumë të drejtë gazeta Nju-Jork Tajms, në të cilën, në numrin e saj të datës 19 maj 1911, shkruhej:
“Shqiptarët nuk e kanë idenë e shtetit”.
Le të shpresojmë, që, studentët e universiteteve, në bashkëpunim me të gjithë qytetarët e revoltuar dhe Diasporën tonë të mrekullueshme, e cila, pas takimit të saj ditë më parë në Lombardi, pritet të zbresë në Tiranë, do ta shporrin nga pushteti faqeziun Rama, krejt gardën e vjetër të oligarkisë politike tradhtare dhe do të hedhin një herë e mirë themelet e shtetit ligjor.








Comments