top of page

LIRIDONË


LIRIDONË

Nga Fatmir Terziu


Dhe qiell, dhe yje, dhe Tokë

…dhe hije…

… e njëjta shije

çmenduria e tranzicionit gri

vjeshta e vjeshtës së çmendur

i jep erës që fryn me furi

komposto me kumbulla në një enë të gdhendur

dhe të gjithë poshtë në gen,

atje fare poshtë nënmendim të endur

luajnë për të qenë, për të mos qenë.


Nuk e di pse quhet kjo dhimbje Liridonë

përtej të gjithë gjendjes

ndryshe atje në qiell të vrenjtur ç' kërkon

Kelano ia fshin lotët mes heshtjes

në sytë e saj të mbrëmjes lexon.


Retë e mbulojnë me pica dhe flutura

diku hapin çokollatën e hidhur

për dy dritëzat e bukura

në këtë rend luaj poetin e trishtuar

një varg si poezitë e ngutura

nga rrebeshi në sytë e kapluar.


Yjet bien nga bota e heshtjes

dhe lulet e purpurta që rriten nga vjeshta

lotojnë kryefjalën e vdekjes

me gjerbje të lehta,

për një Liridonë që iku mes buzëqeshjes

tani për tani po i shfletojnë dhimbjet në gazeta

nesër, kushedi nesër të gjithë përtej vetvetes,

do të shkulin flokë nga e vërteta.


Shënim sqarues: Kelano, një Amazon nga mitologjia greke, që sipas Diodorus Siculus, ose Diodorus i Sicilisë (shekulli I p.e.s.) u vra nga Herakliu ndërsa po bënte lindjen e nëntë.

33 views13 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page