top of page

Liria


Liria

Astrit Lulushi


Njeriu kujtohet për lirinë kur provon se e ka humbur. Atë ia kontrollojnë, dhe nëse ka shumë, si paratë në bankë, nuk mund t’i tërheqësh ‘të thata’ menjëherë të gjitha njëherësh. Liria është natyrë ose si Perëndia, ajo kujdeset për ne, nëse e duam. Mos i lëndoni njerëzit: Njerëzit e lirë thjesht duan të mbeten vetëm, të mos grinden, të mos dëmtohen nga dikush tjetër që synon jetën dhe pronën e tyre Mos ia merrni gjërat: Ata janë munduar për të siguruar të drejtën individuale për frytet e punës së tyre. Liria merr përgjegjësi. Mos u ul për të pritur dikë tjetër për të zgjidhur problemet tuaja. Punoni për të: Për çdo veprim ka një reagim të barabartë. Kujdesuni dhe do të shpërbleheni. Shikoni punën tuaj. Secili e di vetë si të jetojë, nuk ka nevojë për padron a patronizim apo çdo lloj izëm.

Luftoni fuqinë: Falë Internetit dhe decentralizimit të njohurive, tani ekziston më shumë mundësi se kurrë për të marrë një qëndrim kundër autoritetit të korruptuar. Sepse fundja, ndodh si me gjuhën, sado t’a udhëzosh, fiton e folura e njerëzve të thjeshtë, e cila fillimisht me përçmim quhet vulgare, por më pas pranohet. Mos lejoni t’iu nëpërkëmbin, sepse janë ata në krye që kanë nevojë për ju, për të bërë vepra me të cilat mund të rrahin gjoksin a të krenohen - kjo është arsyeja që përpiqen t’iu heqin lirinë - t’iu shfrytzojnë a t’iu marrin frytet.



13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page