Liljana Troqe: Vegim!? Tek oxhaku.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 23
- 1 min read

Ishim as ishim 9 a ndoshta edhe 10.
Di vetëm, se po hanim përshesh.
Aty ndanë oxhakut në lagjen e vjetër.
Në Muradien, sa mall sot ndiej!
Dhe hanim përshesh me miell misri.
Unë dhe shoqja ime e ngushtë.
Në njërin krah flinte im atë.
Në krahun tjetër ajo dhe unë!.
Hanim e qeshnim nënë zë.
Se nuk donim të shqetësonim tim atë.
Po ku pyeste ajo moshë 9 a 10.
T'i bënte bulçitë minë me sahat!
Dhe ja nga mesi i atij përsheshi.
Na plasi gazi si bombë sahati.
O nëne?- na doli përsheshi nga hundët.
Mua dhe shoqes sime Agllës tej oxhakut!.
Nuk e mbanim dot të qeshurën.
Dhe dolëm me furi në oborr.
Shyqyr aty tek porta ish çezma.
Dhe hoqëm nga hundët misrin fjollë!
Dhe mbas vitesh kur u takuam.
Me shoqen time të ngushtë Aglla.
Kujtuam atë ditë tek u mbytëm.
Me përsheshin afër oxhakut!.
Comments