top of page

Libri “DEGË E KËPUTUR", kushtuar jetёs dhe krijimtarisё sё RIZA STRELLCIT (1904 - 1947)


Libri “DEGË E KËPUTUR", kushtuar jetёs dhe krijimtarisё sё RIZA STRELLCIT (1904 - 1947) Me materiale tё zgjedhura dhe tё pёrgatitura nga HALIL KAJTAZI (1935 - 2018) - Libri ka mbetur ende nё dorёshkrim pёr shkak tё ndarjes nga jeta tё autorit Kajtazi.

Parathёnie nga prof. MIGENA ARLLATI RAPSODI RIZA STRELLCI VDIQ ME KËNGË NË GOJË, KËNGËN PËR LIRI

Individualitetet krijuese nuk i kanё munguar asnjёherё njё populli tё vogёl por me shpirt tё pasur nё kultivimin e arteve, siҫ jemi ne shqiptarёt. Kjo veҫanti e pasuron historinё e artit shqiptar me njё numёr tё lartё krijuesish. Nё varёsi nga epoka se kur kanё jetuar dhe krijuar, si dhe nё varёsi nga lёmia e artit nё tё cilin janё pёrfaqёsuar, kёta individualitete fitojnё peshёn e kohёs duke hyrё nё mbamendjen kolektive tё popullit tё tyre. I tillё mes tё shumtёve ёshtё edhe Riza Strellci, vjershёtor, instrumentist dhe krijues kёngёsh.


Publicisti Mustafё Krasniqi e quante Strellcin: “Bilbili qё vdiq nё kafaz, me kёngёn e fundit”; Ramiz Qyqalla e quante “njeriu gojёёmbёl qё kёndonte edhe nё burgun e Nishit”; muzikologu Behar Arllati shprehet pёr tё: “Kёngёtari qё kёndonte gjithnjё, edhe i pёrndjekur, edhe nёpёr burgje”; ndёrsa Halil Kajtazi thotё: “… ai me shkathtёsi e gjeturi artistike, nё vargje kumtoi porosinё e tij dhe u zotua qё me pendё tё luftojё kundёr sё keqes, padrejtёsisё dhe robёrisё”. Tashmё kur liria e shprehjes dhe e veprimit nuk ёshtё mё njё “mollё e ndaluar” pёr shoqёrinё shqiptare, njihet gjerёsisht figura e rapsodit atdhetar Riza Strellci i cili vdiq me kёngёn e fundit pёr liri nё gojё, i cili tёrё jetёn ia kushtoi kombit shqiptar, duke u kthyer nё njё veprimtar tё shquar tё kauzёs kombёtare. Pёr kёtё arsye ai ёshtё njё figurё tёrheqёse pёr studiuesit, njё figurё qё ka dashamirёs dhe tё interesuar tё shumtё pёr tё njohur nga afёr jo vetёm krijimtarinё artistike por edhe jetёn e tij, pasi qё tё dyja ato, krijimtaria dhe jeta, ishin aq ngushtёsisht tё lidhura me njёra - tjetrёn, po aq pashmangshmёrisht ndikuese tek njёra - tjetra. Mёnyra se si jetoi gjithnjё mes vёshtirёsive dhe peripecive, gjё e cila jo vetёm qё nuk ia ndali krijimtarinё por pёrkundrazi e ngacmoi tё shkruajё e tё muzikojё edhe mё shumё, e bёjnё kёtё krijues tё jetё gjithnjё i kёrkuar prej studiuesve. Krijuesi dhe mbledhёsi i folklorit Halil Kajtazi, po ashtu tregohet tepёr i kujdesshёm nё ruajtjen dhe botimin e materialeve autoriale tё Strellcit, duke na e plotёsuar atё nё dritёhijёzimin e plotё qё e rrethoi pёr shumё dekada. Me njё punё entuziaste pёr t’u admiruar, Kajtazi na vё nё duar njё libёr qё flet pёr Strellcin nё dy aspekte: sё pari, duke na vёrtetuar shumё dёshmi e tё dhёna tё njohura deri tani pёr tё; sё dyti, duke na servirur dёshmi tё reja, sidomos kur bёhet fjalё pёr krijime nё dorёshkrim, tё cilat majnё vulёn e kёtij krijuesi. Pra hulumtuesi dhe mbledhёsi Halil Kajtazi, nuk bёn gjё tjetёr veҫse shtron para nesh njё lёndё sa tё njohur aq dhe tё panjohur, duke konfirmuar ato tё njohurat dhe duke shpalosur tё panjohurat (kur bёhet fjalё pёr dorёshkrime tё reja qё publikohen pёr herё tё parё). Ndaj, vёrejmё se pёrzgjedhja e lёndёs ёshtё bёrё me kujdes, duke e trajtuar ҫdo material me peshёn e vёrtetёsisё. Si i tillё, botimi vulos pёrfundimisht aktivitetin e gjerё tё njё njeriu qё la mbresa tё paharrueshme te tё gjithё ata qё e njohёn nga afёr, dhe po ashtu lё pёrshtypje tё thella te tё gjithё ata qё e njohin rishtazi nёpёrmjet kёtij botimi. Nё tё gjithё materialin e Kajtazit mund tё dallojmё qartё dy kapituj, tё cilёt mandej kanё edhe nёnndarje tё tjera. Kёta dy kapituj janё: I. Veprimtaria jetёsore e Riza Strellcit dhe disa kujtime rreth aktivitetit tё tij (fq. 7 - 37) II. Krijimtaria e Riza Strellcit nё poezi dhe kёngё (fq. 39 - 152) Kёshtu fillimisht, vёllimi hapet me njё jetёshkrim tё pёrgjithshёm tё Riza Strellcit (1904 - 1947) ku shtjellohet qartёsisht veprimtaria jetёsore e tij; mandej vazhdohet me pjesёn “Kujtesё” qё Halil Kajtazi e mbush me pjesё tё shkёputura nga “Ditari jetёsor” nё tё cilin ai prej kohёsh ka shёnuar kujtime tё bashkёmendimtarёve tё kohёs sё Strellcit... Nё kёtё qёllim pasionant pёr tё na e sjellё tё kompletuar Strellcin, Kajtazin nuk e kanё ndalur dot as mosha tashmё e thyer, as lodhja e viteve dhe problemeve shёndetёsore dhe asnjё sfidё tjetёr. Ai ia arriti qёllimit tё tij profesional, duke tejkaluar njё sfidё tё vёshtirё personale, qё Riza Strellcin, kёtё krijues tekstesh dhe rapsod, tё munduar deri nё vdekje nga regjimi, ta bёjё tё njohur pёr tё gjithё ne, si njё fragment shumё interesant tё traditёs muzikore tё shqiptarёve tё Kosovёs. Falё punёs sё Halil Kajtazit, Riza Strellci tashmё ёshtё krijues i identifikuar dhe i qartёsuar nё njё pjesё tё madhe tё dimensionit tё tij. Megjithatё nuk duhet lёnё anash ambicia pёr tё zbuluar gjurmё prej dorёshkrimeve tё reja, nёse ato do tё dalin njё ditё nё dritё. (fragment) Migena ARLLATI Gjakovё, 01.11. 2017



35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page