top of page

LETËR E HAPUR PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Reshat Nurboja


IMPONOHET DOMOSDOSHMERIA E THEMELIMIT TË INSTITUTIT PËR TË VERTETEN E LUFTËS NË KOSOVË...!

Gjykata Speciale "Ndërkombëtare" perkitazi me pretendimet për krimet eventuale të UÇK-së vetëm ka filluar të veproi andaj shteti e shoqëria e Kosovës dhe gjithë shqiptarët anëkend botës nuk guxojnë të mbesin vetëm shikues apo vajtues gjatë kësaj tendence jo vetëm të Serbisë e Rusisë për njollosjen, baltosjen jo vetëm të Luftës Çlirimtare të Popullit Shqiptarë të Kosovës por edhe të identitetit e të trashegimisë kombëtare mijëra vjeçare ...

Urgjentisht, jo sot po "dje" shteti i Kosovës është dashur e duhet themeluar Institutin për të Verteten e Luftës në Kosovë dhe ish Jugosllavi i cili do t'i mobilizoi, organizoi dhe drejtoi të gjithë shqiptarët e të tjerët, pa perjashtim, të madh e të vogël, miqtë e perkrahësit e tyre që permes rrjeteve sociale, ambasadave, klubeve, nxënësve, studenëve, artistëve e lobimeve të nduarduarshme sa më parë opinionit nderkombëtar te ia perkujtojmë e atyre gjeneratave të reja që nuk e dijnë të i tregohet e verteta e Luftës në Kosovës për çlirim, liri e pavarësi e poashtu bashkë me te, të ia perkujtojmë krimet e Serbisë ndaj popullit Kroat e sidomos ndaj atyre Boshnjak dhe Shqiptarë e mos të lejohet që ajo e vertetë të tjetersohet, modifikohet, zberthehet sipas skenareve serbe, ruse e të të tjera antishqiptare e si e tillë të i pasqyrohet e t’i plasohet opinionit botëror… Si po shihet ky është misioni, detyra i paracaktuar të prokurorëve të kesaj Gjykate e cila dihet pse dhe nga kush është inicuar, kërkuar dhe impunuar të themelohet...!

Që tani dihet se në fund të gjykimit, vendimi i Gjykatës do të rezulton se UÇK nuk ka berë krime lufte por luftë mbrojtëse dhe çlirimtare por nese pritet ajo kohë e nuk plasohet e verteta e luftës së popullit shqiptarë në Kosovë nga njera anë dhe krimet e luftës dhe gjenocidi i shtetit të Sebisë ndaj popullit të pambrojtur shqiptarë dhe ate kryesisht pleq, gra dhe fëmijë që nga sot e deri në perfundimin e punës dhe ekzistimit të këtyre Dhomave të Specializuara, opinionit botëror do t’i plasohet një e vertetë e shtrembëruar e luftës së UÇK-së me qellim e strategji tani më të paracaktuar që t’i minimizohen krimet e luftës dhe gjenocidin e shtetit dhe popullit serb në Kosovë e Bosnje dhe njëkohësisht të krijohet një opinion edhe pse shumë më i vogël se edhe UÇK nuk është se nuk ka berë krime lufte me çka botëkuptimet e njerëzimit, gjegjësisht të opinionit ndërkombëtar ndaj popullit shqiptarë do të jetë shqetësuese e problematike edhe pse si botëkuptim i padrejtë dhe i pavertetë, por do të mbisundoj për një kohë të gjatë po që se shteti dhe shoqëria e Kosovës dhe gjithë shqiptarët anëkend botës, heshtim, presim e vetëm “lutemi” e nuk organizohemi e veprojmë si shtete e si kombë…!

BOLL ANKIME E "VAJTIME" NUK ËSHTË KOHA E TYRE - KERKOHET, IMPONOHET ËSHTË DOMOSDOSHMERI ORGANIZIMI DHE VEPRIMI GJITHSHQIPTARË PËRMES NJË “INSTITUTI TË PAVARUR E PROFESIONAL PËR TË VERTETEN E LUFTËS SË UÇK-së “ të përkrahur e mbeshtetur në çdo formë të duhur nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, gjinie, besimi e partie….!

Kuptohet, se ky Institut, nuk e ka mision primar mbrojtjen e personaliteve të akuzuar por ka mision mbrojtjen e luftës së drejtë dhe të paster të popullit të Kosovës për çlirim, liri e pavarësi permës pasqyrimit të krimeve të luftës, gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që shteti dhe populli serb i ka bërë në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, e Kroaci…!

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page