top of page

LETRA E VAJZËS SI HISTORI RRËQETHËSE DHE LOTËT E NGADHËNJIMIT...!


Sejdi BERISHA: LETRA E VAJZËS SI HISTORI RRËQETHËSE DHE LOTËT E NGADHËNJIMIT...! (Fragment nga libri “Konflikti me vetveten”-2016)

“Vetëm për qejf..!!! Babi im i dashur! Nganjëherë të kap një mallëngjim që s'të lë rehat, deri sa të shprehesh me fjalë, ose përmes shkrimit ose përmes vajit. Kështu ndodh nganjëherë tek unë. Nuk do të mërzitëm asnjë pikë, dhe as ti mos u mërzit... Desha vetëm te t’i shpreh disa fjalë që më burojnë nga shpirti dhe nga loçka e zemrës. Librin tënd, gati e kam në mbarim, por të gjitha ato urime, përgëzime, letra dhe fjalë aq të bukura dhe të dashura për mu, se lëre më për ty, në at librin tënd e tani edhe tonin, që të kanë përgëzuar miqtë, dashamirët, lexuesit dhe familjarët, më kanë bërë aq të fortë dhe të ndihem krenare për ty, që kam një Baba të veçantë për të gjithë ne dhe për tërë Kombin Shqiptar. Të gjitha ato fjalë miradije për ty, beso, e kam ditur, por për kaq që Shqiptarët anë e mbanë Botës, të kanë aq respekt të veçantë për ty... Mburremi me Ty, o Njeri i Paparë...! Kështu që, nuk u durova më dot, sepse, jam mbushur, më është mbushur Kupa, dhe u dashtë të ta them, jam e jam shumë krenare me ty, O BURR I BOTËS! Uroj të kesh shëndet, të mos pushosh së shkruari, sepse, me duket edhe kush e di se sa e sa ma ke zgjatur Jetën... Të dua pafund, të përqafoj e të shtrëngoj fort e fort nga larg! Vajza e jote që të ka mall gjithmonë, të ka në mendje çdo sekondë, minutë, orë, ditë e vite... Blerimja, (E enjte, 05 qershor 2014)” Tani, më lejoni edhe Ju lexues të dashur, pakëz të pushoj e të marrë frymë mirë, nëse mundem pas këtyre fjalëve valë, zharavë e prush! Do të kisha bërë ndoshta mëkat sikur këtij shkrimi të vajzës sime të mos ia bashkëngjitja edhe letrën e shkurtër të znj. Moila Ramës nga Tirana, e cila, thotë: E dashura Bella, Të përgëzoj pa masë për shkrimin aq të bukur kushtuar babait tënd të mrekullueshëm, dhe mikut tonë, Sejdi Berisha. Është e vërtetë, unë s'mundem ta kaloj asnjë rresht pa lexuar, të mikut tim, Sejdi Berislta: me mahnitë me vargjet e tij, më duket se dhe unë jam brenda çdo shkrimi. Por, ama dhe ju bija e tij, i ngjani shumë në këtë shkrim kaq të bukur, domethënës, plot dashuri e mirënjohje të një vajze të mençur e të dashur për babin e saj. Edhe njëherë të përgëzoj. Me respekt, mikja dhe bashkë atdhtetarja nga Tirana, Moila Rama). " Tash, nuk di se çfarë t'u them, por edhe as çfarë t'ju pyes ... ! Beni çfarë të doni! Meditoni, kritikoni, por edhe analizoni, qoftë edhe pa lidhje, ... se athua pse e kam shkruar këtë pjesë të shkrimit kështu?! (©S. B.)

60 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page