Letërsia moderne shqiptare në Kosovë dhe diasporë




E pasur dhe e bukur është gjuha shqipe, nga e cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: rrethanat historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturore popullit shqiptar të dashuruar për liri.

Letërsia shqiptare që zhvillohet në vitet e tridhjeta në Kosovë, kishte disa shenja parandaluese: ajo ishte e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare.

Letrarët dhe letërsia në Kosovë, pothuaj nuk ishin fare në kontakt me të dhe nuk ishin të informuar për atë çka ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.

Në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri.

Pas luftës nacional –çlirimtare ( vitet 1950), krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë , për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur) dhe fare pak kishin vepra nga fondi letrar i traditës si dhe kishin fare pak përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin , Hivzi Sulejmanin.

Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa Hivzi Sylejmani solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh “Njerëzit I” dhe “Njerëzit II”, si dhe “Fëmijët e lumit tim”.

Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 -2014 e sidomos me emrat: Mark Krasniqi,Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti , Flora Brovina ,Iljaz Prokshi,Afërdita

Skënderi ,Gani Xhafolli, Naim Kelmendi,Agim Vinca,Nuhi Vinca,Fahredin Shehu e shumë të tjerë.

Ndërsa në prozë dallohe