
LEPUJT…
NJË POEZI NGA MYSLIM MASKA
Tërë jetën lepuj!
Flinim me një sy hapur…
Nga frika se mos na hanin ujqërit,
Dhelpërat, zagarët e gjuetarëve,
Që,
Fatkeqsisht ishin dhe janë të pafund…
Ndaj, prapëseprapë,
Kam frikë, mos ngela lepur… Gusht, 11- 2022, Athinë.
I shumenderuari Profesor Doktor Eshref Ymeri. Falnderimet e mia te perzemerta per angazhimin dhe interpretimin analitik te poezise time "LEPUJT"
Nder i madh per mua qe nje personalitet i shquar i letrave shqipe si Ju gjen kohe te merret
dhe me poezine, me mendjen e zgjuar dhe syrin e holle vezhgues.
Jo me kot, te gjithe filozofet e medhenje te botes, embrionet, zanafillat e veprave te tyre i kane
ngacmime nga poezia dhe letersia ne pergjithesi.
Biseda me shitesin e arrave me emocionoi pa mase, per zbulimin e ekstratit jetesor (Lepurin).
Ju uroj shendet, gezime dhe lumturi familjare.
Me shume respekt dhe konsiderate, Myslim Maska, Athine.
I dashur Myslim,
Poezia tuaj, me titull “Lepujt”, me fjalë tepër të kursyera, mbart në vetvete një filozofi me domethënie të thellë: “Lepujt” që injektoi në gjakun e njerëzve kryekrimineli Enver Hoxha, jan zhdukur, apo kanë mbetur ende tek-tuk”.
Po ju rrëfej një rast.
Ishte mesi i shtatorit të vitit 2019. Ndodhesha në Tiranë. Si zakonisht, në mëngjes bëja ritualin e ecjes disa kilometra në Parkun e Madh. Një ditë, kur po kthehesha nga ecja, ndalova para Shkollës së Mesme “Petro Nini Luarasi”. Në këmbësoren përballë vura re dikë që po tregtonte diçka. Iu afrova. Ishte një fshatar. E përshëndeta. Po tregtonte arra. I thashë të më peshonte dy kg. M’i peshoi dhe m’i dha. Pasi ia pagova lekët, pë…
I nderuar z. Gjergji. Faleminderit per analizen vleresuese te poezise time "LEPUJT"... Nje zberthim poetik profesonal, per nje poezi "Simbol". C'ka thoni jane te verteta. Vertete, as une dhe as ti nuk u plagosem, por te trembur ngelem. Ky qe rrisku yne si brez ne kete "FRAKTURE" te historise tone kombetare. Nuk jam pesimist. Kjo eshte e verteta psikologjike!
Te perqafoj, me shume respekt dhe suksese ne krijimtarine tuaj.
Myslim Maska, ATHINE.
Ashtu qe vërtetë mik i nderuar, Myslim: Frika ishte ankthi ynë i vazhdueshëm dhe aleatja kryesore e regjimit. Ishte autoçensura e autovigjilenca për mos të të rreshqitur këmba. Frika nuk përjashtonte askënd, madje e kishin më të madhe gjerarkët e lartë dhe vetë Sundimtari, i cili vriste edhe më të besuarit nga frika paranojake se mos e likujdonin e i rrëmbenin pushtetin. Thua i merakosur: "… kam frikë mos ngela lepur… " Mendoj se ajo lloj frike-lepur ia ka mbathur përgjithmonë, sepse tashmë është krejtësisht ndryshe. Tanimë është gjë normale që në natyrë krahas gjallesave grabitqare e paqësore të ekzistojnë edhe lepujt.
Urime e me të tjerë "lepuj" në "gjuetinë" e mbarë të poezisë. Përqafime, K.Gjergji.