top of page

Leonidha Peppo: Konferenca spikati për tematikat

  • 8 hours ago
  • 4 min read

KONFERENCA


RISITË QË SJELL KONFERENCA KOMBËTARE E SHOQATËS SË KARDIOLOGJISË SHQIPTARE

 

 

Dr. Leonidha Peppo

Kardiolog në Spitalin “Salus”

 

Kjo ishte Konferenca Kombëtare më e rëndësishme ku kardiolgë të njohur paraqitën jo vetëm tema shkencore të mirëpërgatitura, por edhe postera të përgatitura me mjeshtri profesionale, ku reflektoheshin eksperiencat dhe dijet e tyre nga literatura botërore, të njohura e të vlerësuara për nivelin e lartë shkencor. Madje të njohur për vendet e tyre me mjekësi të përparuar…

 Seancat u drejtuan nga profesorë të njohur me eksperiencë të gjatë drejtuese, si Anesti Kondili, Mihal Tase, Artan Goda, Mimoza Lezha, Ali Rafetllari, si dhe Gani Bajraktari nga Kosova. Spikatën gjithashtu Prof. Alban Dibra - shef i Klinikës së Kardiologjisë së QSUT por edhe të rinj në zhvillim e rritje profesionale, si Altin Veshi…

Shoqata Shqiptare e Kadiologjisë gjatë vitit të kaluar ka qenë mjaftë efektive, konkretizuar kjo edhe me ristë që solli në Konferencën Kombëtare të dhjetorit 2025. Kjo edhe pëtr faktin se në të morën pjesë në mënyrë aktive me referate shkencore e diskutime edhe profesorë e mjekë të njohur nga Shoqata e Kardiologjisë së Kosovës. Bashkëpunimi efektiv ka sjellë zhdukjen e vijës imagjinare që ndan Shqipërinë etnike.

Të angazhuar me mendimin e tyre shkencor në këtë konferencë ishin edhe mjekë të njohur shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, si dhe nga Italia e Greqia.

Kjo ishte Konferenca Kombëtare më e rëndësishme ku kardiolgë të njohur paraqitën jo vetëm tema shkencore të mirëpërgatitura, por edhe postera të përgatitura me mjeshtri profesionale, ku reflektoheshin eksperiencat dhe dijet e tyre nga literatura botërore, të njohura e të vlerësuara për nivelin e lartë shkencor. Madje të njohur për vendet e tyre me mjekësi të përparuar.

Konferenca spikati për tematikat, përvojat, rastet klinike dhe për diskutimet e vyera të pjësëmarrësve. Fushat qenë të ndryshme: nga kardiologjia, kardiokirurgjia, raset kliniket etj.

Seancat u drejtuan nga profesorë të njohur me eksperiencë të gjatë drejtuese, si Anesti Kondili, Mihal Tase, Artan Goda, Mimoza Lezha, Ali Rafetllari, si dhe Gani Bajraktari nga Kosova.

Spikatën gjithashtu Prof. Alban Dibra - shef i Klinikës së Kardiologjisë së QSUT por edhe të rinj në zhvillim e rritje profesionale, si Altin Veshi.

Si moderator të seancave ato e bënë shumë tërheqëse dhe efektive Konferencën.

Pati të ftuar edhe profesorë të njohur të huaj, me temat e ligjëruara prej tyre në të quajturin “Simpozium satelit” nga Kompania e njohur “Bajer”. Kështu, Prof. Karsten Tschope u ndoq me vëmendje e interes të veçantë me referimin e temës “Cardiopati mieloide” në Transthyretin, i cili tregoi pamje ku nëpërmjet një maske të vendosur në fytyrë shihnim si në eter transformimin që merr zemra kur preket nga kjo sëmundje.

Profesori nga Letonia Ustay Latorcshik referoi për problemin e madh të shoqërisë botërore, siç është lufta kundër yndyrërave të larta në gjak dhe për mënyrat si luftohen ato për parandalimin e sëmjndjeve të vazave të gjakut, sëmundje këto me vdekshmëri të lartë deri 51 % të të gjitha sëmundjeve që njihen deri sot.

U fol gjithashtu për një shpikje të re, siç është ilaçi “inkliserani”, shtesë mjekimi, sidomos tek ata që kanë yndyrëra të larta në gjak dhe vdekshmëri të shtuar.

Këto janë injeksione të lehta që bëhen në krah dy herë në vit. Këtë ilaç kundra yndyrnave në gjak e ka mundësuar kompania farmakologjike “NOVARTIS” që operon në vendin tonë. Reklamimin e saj tek unë e ka bërë dr. Alba, por edhe i gjithë grupi i kompanisë e reklamon në gjithë vendin. Nga ky grup që punon për njohjen dhe përhapjen e këtij ilaçi janë edhe Liljana, Orgesa, Marinela etj.

Gjatë zhvillimit të Konferencës interes ngjalli tema “Diagnoza e valvulopative dhe roli i ECHO kardiake, e mbajtur nga Prof.asc. dr. Albano Doko, mjeshtre e vërtetë në këtë profesion. Por përgjegjësinë ndaj tyre e mban kardiokirurgjia, ndaj i takoi prof. Ali Rafetllarit ta paraqesë me aftësi këtë temë.

Problematika që kanë gratë shtazëna përqark lindjes u trajtua me profesionalizëm nga Prof. Artan Goda. Ato duan edhe ilaçet e duhura për të cilat bëri paraqitje serioze prof. Mimoza Lezha. Po në të njejtën linjë u paraqit profesionalisht edhe dr. Aurel Demiraj për sëmundjet që shfaqen tek gratë shtatzëna.

Në seancën e dytë të drejtuar nga profesorët Alban Dibra, Mimoza Lezha e Ali Refatllari, referoi profesiori nga Kosova Gani Bajraktari me përvojë 11-vjeçare të infarktit miokardit në Kosovë.

Për një teknikë të hollësishme në riparimin e anuerizmës referoi dr. Ali Veshaj.

Rreth sëmundjeve të aortës referoi edhe Prof. Selman Dumani. Për riparimin e tyre foli prof. Ermal Likaj.

Interesante dhe e veçantë qe tema për historikun e zhvillimit të kardiologjisë në vendin tonë, mbajtur nga prof. Anesti Kondili që u rrit në këtë klinikë.

Gjatë senacës së tretë folën dr. Armand Gjana për revaskulorizim me teknika të ndryshme, por që gjithsesi para revaskulorizimit të artereve koronare bëhet përgatitje me barna. Këtë e sqaroi në mënyrë profesionale dr. Mirand Gina.

Temat e revaskulorizimit të artereve koronare janë të shumta, prandaj duhet kujdes në aplikimin e taktikave. Këtë e bëri të qartë për auditorin dr. Artan Kristo.

Pjesë e rëndësishme e Konferencës ishte paraqitja e posterave që reflektonin përvojën profesionale të mjekëve. Nga këto postetra që kanë edhe çmim monetar fitoi ajo që bën përparim në hierarki e dr. Danjela Teferiçi.

Sipas programit u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës, për të cilën emrat u propozuan nga udheheqja, ndërkohë që gjithesecili mund të ndrronte apo të shtonte emra tjerë. Kjo nuk konsiderohet procedurë e drejtë, sepse mund të aplikohej zgjedhja e lirë nga të pranishmit.

Si çdo vit, u ndoq tradita e krijuar me mbrëmjen gala në restorant “Xibraka”, me këngë e valle, ku padyshim vëllezërit korçare e bënë më të larmishme dhe e ndezën atmoferën, duke krijuar atmosferë miqësore për të pranishmit..

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page