Hazir MEHMETI, Vjenë
LEO FREUNDLICH, EMËR QË DUHET KUJTUAR
Austriaku që denoncoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve para një shekulli.
Thyerje
Të rrallë janë individët në histori që për një komb bëjnë aq shumë në momentet më kritike të jetë, në tehun e nyjës shekspiriane “të jesh apo të mos jesh“ (To be, or not to be), siç ishte Leo Freundlich për shqiptarët në fillim të shekullit të kaluar. Lufta Ballkanike i gjeti shqiptarët e dërmuar nga robëria shekullore osmane pa të drejta, mbi të gjitha pa të drejtë shkolle në gjuhën e vet, si elementi i parë i identitetit kombëtar. Perandoria Osmane nuk mbajti asnjë premtim ndaj kërkesave shqiptar të cilët u organizuan ushtarakisht dhe çliruan shumicën e tokave shqiptare që në vitin 1911 nga pushtimi i gjatë turk dhe arritën të ngritin flamurin shqiptar në Shkup, qendra e vilajeteve shqiptare, me 12 gusht të vitit 2012. Në anën tjetër, vendet fqinj grabitqare: Greqia, Serbia e Bullgaria tokat shqiptare i konsideronin plaçkë të tyre dhe u vërsulen kundër trevave shqiptare nga të gjitha anët.
Masakrat Akti më çnjerëzor që njeh Gadishulli ishte masakrimi dhe dëbimi masiv i shqiptarëve nga rajonet e Nishit, Leskovcit, Vranjes e Medvexhës, ishte i përmasave biblike, i pa parë as në kalifate e as gjatë kryqëzatave mileniumeve të historisë. Kjo do përsëritet në Gadishullin Ilirik nga forcat serbe të mbështetura nga Rusia sërish disa dekada më vonë në Luftën Ballkanike të viteve 1910-1914, sipas memorandumeve serbe për asgjësimin e etnisë shqiptare në Kosovë, Sanxhak, Preshevë. Mbretëria Serbe tentonte t’i mbante të fshehta krimet e saj nga opinioni botëror, por kishte edhe personalitet që shënonin nga tereni dhe këto informata faktike i dërgonte në shtypin botëror dhe kancelaritë e fuqive të kohës. Njëri nga ata ishte Leo Freundlich, publicisti i njohur austriak i cili raportet e tij i përcolli në shtypin botëror dhe qeverive të shteteve kryesore evropiane. Leo Freundlich mbajti lidhje me shumë personalitet shqiptare të kohës shumë nga të cilat janë figura të shquara të kombit si: Ismail Qemali, Dervish Hima, Fan Noli, Syrja Bej Vlora, Ahmet Zogun dhe albanolog austriak të njohur të kohës.
Publicistikë...
Leo Freunlich vuri kontakte me albanologët Franc Nopcen dhe Chlumecky-in nga të cilët mësoi mbi shqiptarët dhe rrethanat në Gadishull i cili për rreth tri dekada do jetë i mishëruar me rrjedha rreth shqiptarëve. Në vitin 1913, po thuaj se çdo ditë mblidhte fakte dhe shkruante raporte nga trevat shqiptare të cilat i dërgonte në çarqet shtetërore të cilët kishin mundësinë e veprimit dhe në gazetat më prestigjioze të kohës. Ai që nga fillimi ishte i afërt me Komitetin Shqiptar në Vjenë, ku dhe vet ishte anëtar i seksionit letrar, i cili e ndihmonte në përkthimet e nevojshme. Nga këto lajme dhe raporte dërguar agjencive të njohura nxori në përmbledhjen “Korrespodenca shqiptare” (Albanische Korrespondenz), e cila paraqet gjithashtu, pasqyrimin e shtypit të kohës. Kjo veprimtari, sipas studiuesve, konsiderohet si agjenci e parë kombëtare shqiptare e lajmeve. Raportimet e tij rreth krimeve serbe mbi popullin shqiptar të përmbledhura në– Golgota shqiptare (Albaniens Golgotha) janë fakte denoncimi të krimit serb për zhdukjen e shqiptarëve. Përvojën e publicistike e vazhdoi me “Korrespondencën Shqiptare” dhe themelimin e gazetës javore në gjuhën shqipe Vëllazënija” ( janar 1916) e cila do luan një rol me rëndësi në informim gjatë disa viteve në dekadën e dytë dhe të tretë të shekullit që lamë pas.
Fakte nga akuza
Në përmbledhjen e tij “Golgota shqiptare”, Freundlich iu referohet fakteve të kohës, mes tjerash ai do shkruan: “Historia e këtij kombi është një zinxhir i pakëputshëm luftërash të përgjakshme kundër shtypësve të dhunshëm. Por, këto tmerre të përgjakshme nuk ishin në gjendje ta shfarosin këtë racë të fuqishme”. Freundlich më tutje në akuzën e tij shkruan: “Serbët në Shqipëri erdhën si vrasës e jo si çlirimtarë. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kufijtë e Shqipërisë u vendosën të përcaktoheshin me nxitim sipas statistikave kombëtare ose statistikave të caktuara nga komisioni i cili do të formohet në vend aty për aty. Serbët kanë nxituar t’i ndryshojnë këto statistika me grykën e mitralozave dhe bajonetave. Ata kanë bërë mizori që janë të papërshkrueshme. Deri tani, qeveritë kanë heshtur. Por tani është e qartë se heshtja e mëtejshme është e barabartë me bashkëfajësi. Për serbët, armiku më i madh është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”. Leo Freundlich është zëri më i fuqishëm i kohës në protestë kundër zhdukjes masive të shqiptarëve etnik në territoret e tyre etnike. Ai i cilëson fuqitë e mëdha të Evropës në bashkëfajësi të cilat nuk intervenojnë. Në shkrimet e tij protestuese argumentoi vrasjet e mbi 300 mijë shqiptarëve. Shoqëria shqiptare asnjëherë nuk u konsolidua si duhet që të mund t’i vlerëson e përkujton miqtë e shqiptarëve ashtu siç e meritojnë. As sot nuk ku asnjë këshill apo organ tjetër brenda institucioneve shtetërore për rehabilitimin, vlerësimin dhe kujdesin ndaj atyre që dhanë shumë për kombin shqiptar, ruajtjen dhe ndërtimin e lidhjeve. Komunizmi urrente çdo gjë që ishte jashtë ideologjisë së tyre dhe dënonte patriotët e devotshëm të kombit. Në shoqërinë shqiptare pas komunizmit u krijua amulli anarkike në çdo sferë të jetës ku asgjë nuk zuri vendin e vet aty ku duhet, as miqtë e kombit shqiptar. Freundlich për disa vite ishte përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Nisur nga kjo dhe meritat e tij, Mbreti Ahmet Zogu e dekoroi me titullin e lartë “Kalorës i Skënderbeut”. Leo Freundlich jetoj në Shqipëri gjerë në vitin 1939, deri kur vendi u pushtua nga Italia, vit kur ai u shpërngul në Gjenevë deri në vdekjen e tij në vitin 1953. Pa dyshim Leo Freundlich mbetet hebreu me rrënjë austriake i cili ndihmoi shumë kombin shqiptar në momentet tragjike të tij. Është koha që shoqëria shqiptare të ngrihet në nivelin e saj, në tabanin e moralit kombëtar për vlerësimin e atyre që e meritojnë duke mos i harruar gjeneratave. Virtytet dhe edukata ndërtohet mbi vlerat praktike, andaj kemi nevojë më shumë se kurrë në përmirësimin e imazhit tonë kudo në botë. Leo Frendlidh do jetë gur i fuqishëm lidhës mes dy popujve tanë gjeneratave.
Komentarze