top of page

LEKSIONI I“PROFESORIT”COVID-19


Vullnet Mato

LEKSIONI I“PROFESORIT”COVID-19

Bukë, ujë dhe ajër, planeti ynë,

kish dhe ka për të gjithë njerëzimin,

por disa të molepsur, me lakminë,

janë vërsulur për të shtuar fitimin.  

Leksioni i Profesor Covidit-19, na mësoi,

paratë nuk janë kurrë, aq të vlefshme,

sa jeta e përbashkët, ku njeriu të gëzojë,

me dashurinë e tij, në mes të njerëzve.

Ç’vlerë mund të kenë më tepër paratë,

se kujdesi për të moshuarit prindëror,

se dashuria e ëmbël që buron nga gratë

nga fëmijët që zgjatin hallkat zinxhirit jetësor.

Profesori mortor, gjithashtu na këshilloi,

të mos bashkëjetojmë me ujkun dhe ariun,

por në këtë planet, jeta njerëzore të frymojë,

me ndihmën e çmuar, të njeriut për njeriun. 

Me miliona frymët e vjetra, që Covidi ndaloi,

ky profesor i rreptë, më kryesor kishte mësimin:

se përpara vdekjes, njerëzit janë të gjithë njëlloj,

ndaj dhe në jetë, duhet të rifillojnë barazimin.

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page