top of page

Lejla Gorishti: fabulat e fabulistitit Luto Memokondi






 Edhe më parë më kanë rënë në dore fabulat e fabulistitit Luto Memokondi. Duke kërkuar në bibliotekën time familjare gjeta librin me titull “ Komshiu i Kecit” botuar më 2008 nga autori. Në faqen e brendshme te tij lexoj , libri i 59 - të, me të ciën kuptoj se lidhja e poetit me fabulën eshte e hershme. Kryesisht fabulat e Lutos, nga sakam lexuar, kanë tematikë aktuale, ato i bëjnë jehonë e trajtojnë probleme që shqetësojnë e preokupojnë sot njerëzit dhe shoqërinë tonë. E veçanta e këtij fabulisti qëndron në faktin se sa ëmbël dhe me humor fshikullon apo godet, negativen, aq butë , me urtësi e mençuri lartëson të mirën, të bukurën, pozitiven.

 Personazhet e fabulave të z Memokondi, nuk janë vetëm kafshët e egra e të buta si  luani, tigri, ujku, dhelpra, lepuri, cjapi, ftuja dreri , dreri e skilja, qeni e macja, pela e sorrka..... por dhe objekte e fenomene të tjera të konceptuara sipas mënyrës së tij origjinale.Në këto fabula do të gjejmë të materializuara temat e dëshpërimit, trishtimit, demokratizimit, aludime politike për gjëndjen faktike të kohës në të cilën jetojmë.Poeti i këndon dëshirës për të jetuar, për të mësuar, për të fituar, për të zgjedhur më të mirën dhe të vërtetën. Ai kritikon veçanërisht veset njerëzore, si përtacinë apo gënjeshtrën.

 Një nga vlerat e fabulave të Lutos është edhe mjeshtëria e përdorimit të një sërë figurash letrare si ajo e metaforës, krahasimit, hiperbolës, epitetit, të cilat në gërshetim të përkryer me dialogun i shpirtëzojnë kafshët, kjo e bën me të ndjeshme dhe emocionale moralin e saj. Në të tilla kushte fabula zgjon te lexuesi një qerthull ndjenjash dhe percjellë dukshëm mesazhe mbresëlënëse.Ato kanë një gjuhë e stil të thjeshtë e të ngjeshur, figuracion shumë shprehës dhe emocional.

 Situatat krijohen krejt natyrshëm dhe me fare pak vargje pikëzohet portreti i personazheve.

 Poeti ka një sens humori të spikatur në fabulat e tij

 Ajo që të bie në sy gjatë leximit të fabulave të tij është përzgjedhja e gjuhës poetike përshtatur me personazhin  kafshë,e cila duket se vjen krejt natyrshëm për autorin gjë që flet për një rrjedhshmëri të pastër disavjeçare të punës së tij krijuese.

 Gjuha e tij luan kaq bukur me personazhet kafshë, saqë të zgjon imagjinatën, e të jep një kënaqësi të jashtëzakonshme, plot ndjesi , tek godet veset dhe veprimet jo të mira njerëzore, pasi dihet se morali i fabulave, ka si qëllim, pikërisht luftën ndaj veseve të këqija humane, si: smira, zilia, xhelozia, egoizmi, mendjemadhësia, etj si këto.

 Autori i dënon në fabul këto vese të këqija, sikurse i dënon ato edhe në jetën reale, vertetesi qe e karakterizon atë në përditshmërinë e tij.

 Fabulat, janë krijime poetike që lexohen me ëndje nga të vegjëlit dhe të rriturit. Poeti është treguar i përmbajtur në moralizime. Disa herë , as në fund të vjershave nuk gjëndet ndonjë predikim i hapur moral.

 Morali del prej vetiu nga shtjellimi i ngjarjes, gjë që shkon edhe në këtë gjini, ku, sipas traditës jepet zakonisht me pak fjalë një mësim moral në fund.

 Edhe në elemente të tjera të stilit të tij, në figurat stilistike, në ndërtimin e vargut, z Memokondi ka qëndruar në pozita popullore. Nuk është çështja te huazimet nga folklori, po te vet natyra e pasqyrimeve poetike, te gjuha me tendencë nëndialektore dhe te sintaksa poetike, aq e vetvetishme. Karakteri popullor i fabulës është i dukshëm edhe në shfrytëzimin e traditës së metrikës popullore, në llojet e vargjeve që përdor si dhe në skemat e tyre gërshetuar kjo me mjeshtëri me traditën botërore të përzierjes së vargjeve.

 Temperamenti i poetit spikat edhe në përdorimin e mjeteve shprehëse; pyetjet retorike, përsëritjet , anaforat, pasthirmat, etj,që u japin gjallëri fabulave, theksojnë dinamizmin e tyre dhe tendenciozitetin.

 Urime dhe shume suksese Z Luto!




14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page