top of page

LEGJENDA E KUÇEDRËS...


LEGJENDA E KUÇEDRËS SË LUMIT TË BISTRICËS.


Lumi i Bistricës përbëhet nga 18 burime nga të cilat 3 të nëndheshme,thuhet se më parë ka qenë vetëm një burim që

e ruante një kuçedër me kokë dragoi dhe bisht gjarpëri.Fshatarët përreth për të marrë ujë,duhej që,çdo muaj të sakrifikonin(të bënin kurban)nga një njeri.I erdhi radha kryetarit të fisit që të sakrifikontet vajzën e vetme.Ne kohën që i gjith fisi përjetonte këtë zi të madhe,shfaqet një i ardhur nga vise të tjera,i dërguar nga perëndia.Kishte përpara një gomar të ngarkuar me dy thasë: njeri me eshkë dhe tjetri me valanidh,pasi u afrua dhe u njoh me gjëndjen ,mori përsipër të shpëtonte vajzën e vetme.I ardhuri nga perëndia u kërkoi fshatarëve tagji,aq sa gomarin ta merrte etja për ujë.pasi gomarin e mori etja e padurueshme,i ardhuri i vuri zjarrin eshkës dhe valanidhit dhe e lëshoi gomarin drejt burimit.Kuçedra e përpiu gomarin,por zjarri i eshkës dhe i valanidhit filloi ti digjte organet e brendshme.Kuçedra,duke u përpëlitur i kërkoi ndihmë Bistricës(duke e quajtur nënë) dhe Detit (duke e quajtur motër).Deti,i ofenduar që nuk e quajti nënë,megjithse ishte shum afër,nuk nxitoi për ta shpëtuar.Bistrica që ishte larg,nuk arriti në kohë,atëher kuçedra ju drejtua malit të krongjit,sepse aty frynin erëra dhe kishte shpresa se mund të shuante zjarrin e ta shpëtonte.Gjatë rrugës drejt vendit ku sot ndodhet monastiri i Mesopotamit,kuçedra villte gjatë rrugës eshkën dhe vallanidhin e ndezur.Qysh atëherë valanidhi mbiu dhe u formua pylli që ndodhet posht Muzinës.Kurr arriti ne Mesopotam kuçedra ngordhi.Me eshtrat e saj,fshatarët ndërtuan manastirin ,për nder të të ardhurit që qe i dërguari i Perëndisë.Pasi ngordhi Kuçedra dhe u ndërtua manastiri,lumi i Bistricës doli në sipërfaqe aty ku del edhe sot.Kuçedra nuk kaloi vetëm në drejtim të manastirit të Mesopotamit,kjo ishte rruga e fundit,më parë ajo u vërtitë rreth e rrotull mbi pyllin lart Muzinës dhe vilarët(rreshtat)e lisave që duken edhe sot sikur i ka mbjell njeri me dorë, janë lisat që kan mbirë në rrugën ku kaloi Kuçedra për tu shuar.


Shënim sqarues:

Dragoi:Figur e perrallave shqipëtare(njeri i fuqishëm)që luftonte me Kuçedrën.

Kuçedra:përfytyrohej si gjarpër i madh me 7 deri në 12 kokë.

Kurban:Sakrifikimi i jetës së qënieve të gjalla,njerëzve edhe kafshëve.

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page