Lefteri Metkaj: DRITË - HIJET E SEMINARIT TË XIX
- 1 hour ago
- 8 min read

DRITË - HIJET E SEMINARIT TË XIX MBARËKOMBËTAR TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË DHE NË MËRGATË
Ky seminar i gjuhës shqipe patjetër që pati sukseset e tij , së pari shënoi një rritje të numrit të mësuesëve që punojnë për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare me fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë gjithandej në mërgatën shqiptare, por gjithashtu pati edhe dhjetëra specialistë, ekspertë, titullarë të ministrive përkatëse të arsimit Shqipëri- Kosovë, të Qbd-së si dhe Grupin e punës të këtij seminari, të cilët organizuan këtë seminar të shumëpritur nga mësuesit e diasporës.
Ky është takimi ynë i përbashkët vjetor mësues dhe përfaqësues të dy shteteve tona që DRITË - HIJET E SEMINARIT TË XIX MBARËKOMBËTAR TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË DHE NË MËRGATË
Ky seminar i gjuhës shqipe patjetër që pati sukseset e tij , së pari shënoi një rritje të numrit të mësuesëve që punojnë për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare me fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë gjithandej në mërgatën shqiptare, por gjithashtu pati edhe dhjetëra specialistë, ekspertë, titullarë të ministrive përkatëse të arsimit Shqipëri- Kosovë, të Qbd-së si dhe Grupin e punës të këtij seminari, të cilët organizuan këtë seminar të shumëpritur nga mësuesit e diasporës.
Ky është takimi ynë i përbashkët vjetor mësues dhe përfaqësues të dy shteteve tona që rrugëtojmë së bashku për më të mirën e mësimit shqip në mërgatën tonë.
Prandaj kjo pjesëmarrje me mbi 200 mësues në këtë seminar tregon interesimin dhe përgjegjësinë e tyre respektivisht për t'u trajnuar për një ngritje profesionale, didaktike-pedagogjike.
I gjithë ky organizim tregoi për një seminar të pranueshëm profesional në shërbim të gjuhës shqipe dhe të mësuesve.
Ajo që më bëri të reflektoj është agjenda e temave të Seminarit të XIX-të.
Tema qendrore e këtij seminari ishte : "Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar".
Nëse do të marrim një për një të gjitha temat e agjendës që u trajtuan në këtë seminar, pamë që u prezantuan dy tekste me metoda bashkëkohore, "Albani dhe Albana" dhe "Tung - Hello"për mësimin e shqipes në diasporë, po ashtu pamë projekte, motivime dhe gjetje të ndryshme që nxisin nxënësit, por të gjitha këto ishin si pjesë ndihmëse ,ose si shtesë për të punuar edhe diçka më shumë mbi programin mësimor vjetor. Pra, temat që u trajtuan në seminar, ishin një planifikim plus që nuk kishin lidhje me tekstet mësimorë shkollorë të paketave Niveli I, II, III, që na janë orientuar si programi bazë që është unifikuar e miratuar nga dy ministritë e arsimit shqiptar për mësimin shqip në diasporë.
Pra në këtë seminar, nuk u trajnuam për çështjen më themelore që lidhet me ne mësuesit ,që është didaktika, ku kryesisht kemi nevojë të rrisim kompetencat tona metodike-didaktike për një mësimdhënie në nivele bashkëkohore. Më e nevojshme për ne është të shohim metoda dhe forma pune didaktike, të zhvillohen tema , modele dhe shembuj orë mësimore për të tre nivelet, bile shumë mirë do të ishte të realizohen sintezë temash për të tria shkallët që përmban çdo nivel. Pra të shohim konkretizimin e mësimit, etapat organizative të orës së mësimit nga temat që përmban pikërisht programi ynë mësimor.
Kjo është problematika themelore e mësuesëve që kërkojnë të trajnohen në seminare, duam që ne mësuesit e gjuhës shqipe të jemi cilësorë e me standarte të njëjta mësimdhënie ashtu si janë mësuesit e shkollës së vendit pritës aty ku nxënësi ynë kalon nga 6 deri në 8 orë të ditës arsimore. Kjo ne do të na ndihmojë që të jemi të përgatitur mirë e funksionalë në sytë e nxënësve që t'iu shërbejmë me nivel sa më të mirë, për të siguruar rezultat dhe cilësi në orë të mësimit, kjo është arsyeja dhe përgjegjësia jonë si mësues që vijmë në seminar të përfitojmë nga specialistët për të zbatuar në klasë programin me mënyrën më të përsosur të temave mësimore, prandaj u larguam 5 ditë nga familja dhe humbëm 5 ditë pune.
Specialistët dhe punënjësit e institucioneve arsimore duhet të jenë të vetëdijshëm për vështirësitë tona, nuk shkojmë në zyra të kemi dhe sekretare të na përgatisë gjithçka, por shkojmë në klasë kilometra larg ku mendojmë të përfshijmë të gjithë nxënësit në procenin mësimor, ata presin shumë nga ne.
Mësuesit e diasporës hasin sfida të mëdha në planifikimin e orëve mësimore, në zhvillimin e mësimdhënies sepse klasat tona janë patjetër me nxënës të moshave dhe niveleve të ndryshme, ku mësuesi duhet të punojë njëkohësisht tri ose katër modele tema mësimore. Kemi 5 vite që punojmë me këto tekste mësimore pa libër për mësuesin. U botua dhe teksti Niveli Ill por ende nuk kemi libër për mësuesin të Nivelit l ndërsa në seminar u shpërndanë libra ku botohen vazhdimisht të njëjtët , mijëra libra dygjuhësh me përrallat klasike botërore dhe autorët klasikë të huaj ku nxënësit tanë i kanë me tepri nga shkollat e tyre, gjithashtu i shohin në çdo gjuhë që duan dhe nga interneti, por përse nuk janë të interesuar të botohet libri për mësuesin, që i duhet patjetër të punojë me metodë didaktike për të trajtuar çdo etapë të orës së mësimit me siguri.
Fëmijët e diasporës janë të rrethuar kudo me libra të autorëve të huaj, për ata ne duhet të botojmë libra me autorët tanë për fëmijë që i kemi të shumtë që nga rilindasit e deri në kohën tonë.
Mësuesit e diasporës e kanë të domosdoshëm librin për mësuesin që ka të zhvilluar çdo etapë të orës mësimore.
Prandaj është seminari, jo t’i largohemi problemeve, por të ndalemi për të mos vijuar problemet, të na shërbejë në rrafshin konkret , për të qenë kompetentë e për të siguruar cilësi në punën tonë në klasat heterogjene që janë situatat më të vështira ku mësuesi duhet të trajtojë tri ose katër tema mësimore njëkohësisht.
Kur jemi tek grupet heterogjene ne mësuesit e diasporës jemi të ballafaquar me grupe më të komplikuara dhe shumë më te vështira se sa në grupet heterogjene në shkollat e rregullta.Kjo vjen nga shkaku sepse nxënësit tanë kanë vështirësi në të kuptuar dhe në të shprehur shqip, ka dhe nxënës që janë me disleksi.
Për rritjen profesionale didaktike - pedagogjike na duhen specialistë të na udhëzojnë si të organizojmë orën mësimore ,si ta prezantojmë temën para nxënësve që nga etapa e parë e deri në etapën e vlerësim - motivimit të detyrave që kanë kryer që është motivimi kryesor dhe më i pritshëm nga nxënësit.
Pra në seminar u trajtuan motivime të ndryshme por mungoi më kryesorja , vlerësimi i nxënësit që është nga aktet motivuese kryesore të cilën nxënësi e pret.
Vlerësimet motivuese për nxënësit nuk duhet të mungojnë kurrë , ato duhet të jenë në çdo orë dhe punë që kryejnë nxënësit, ato i shërbejnë nxitjes për dije e për frekuentim të shkollave shqipe, për vullnetin, për rritjen e krenarisë dhe edukimit identitar kombëtar shqiptar .
Shprehje që ushqejnë vlerësim -motivimin përdorim nga më të mirat.
Për shëmbull, nxënësin që korrigjon dhe ndihmon më të vegjëlit të flasin saktë shqip në klasën tonë, e kemi vlerësuar,
"Rojtari i gjuhës shqipe". Apo të tjera si këto:
-Je krenari e madhe për klasën dhe familjen.
-Mjeshtër i fjalës shqipe, kur krijon bukur.
-Ke kryer një punë të madhe me vlerë . Jam shumë krenare për ty.
Apo për nxënësit që fillojnë të lexojnë e shkruajnë pa gabime : -Përpjekjet e tua meritojnë duartrokitjet e gjithë klasës.
Për punën që kryejnë në grupe për projektet me temë nga historia, arti, kultura, i motivoj : - Ju jeni ambasadorët e vërtetë të kulturës sonë në botë. Bravo-Bravo!
-Vullneti për mësimin shqip mposht çdo largësi! Për nxënësin që vjen nga larg.
- Suksesi yt po rritet , ti po e meriton përsëri flamurin!
Tjetër motivim , për nxënësit që lexojnë apo recitojnë më bukur vargje të autorëve të Shqipërisë, u jap një stemë të flamurit shqiptar, për autorët nga Kosova u jap stemë të flamurit të Kosovës.
Nëse do të kishim libra për mësuesin mund të gjenim edhe më shumë motivime për nxënësit, por jam shpresëplotë dhe e sigurt që do të botohen.
Por në seminar mund të zhvillohej një takim pune të ballafaqohemi ne mësuesit me specialistët që kanë bërë përpilimin e teksteve të diasporës, ata janë gjashtë autorë apo më shumë , mund të na bënin drejtpërdrejtë
praktikë, trajnime të diferencuara, apo të na japin këshilla pedagogjike, të na shpjegonin analizën sintetike që kanë përpiluar për orët mësimore që t'i zbatojmë edhe ne në klasat heterogjene.
Nga seminari presim të marrim njohuri më të veçanta nga ekspertët , specialistët, përtej asaj që dimë të bëjmë vetë ne mësuesit, si të përgatisim planin vjetor me diçka më të re, më bashkëkohore dhe të realizohet aq sa lejojnë kushtet dhe rrethanat tona . Shtatori po vjen dhe dua të shkoj tek nxënësit më e përgatitur, të zhvilloj mësim më të përparuar, të bëj art, të jap njohuri gjuhësore, ti jap nxënësit gëzim, emocion, identitet, kulturë, traditë shqiptare, të jap e të marr suksesin nga nxënësit.
Tema që prezantoi Profesor Durim Lika ishte motivimi i duhur që i shërben nxënësit, mësuesit , që e bën mësimdhënie me grupe heterogjene më efektiv e rezultativ përmes mjeteve informatike të teknologjisë.
Dhe në përmbyllje në seminarin e gjuhës shqipe nga Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën znj. Mimoza Hysa dhe nga Prof.dr. znj. Aljula Jubani, u prezantua projekti për mësimin e gjuhës shqipe ,ku e cilësuan se është një model i ri didaktik që synon të mbështesë mësimin e shqipes në mjedise dygjuhëshe me titull :
"TUNG, MËSOJMË SHQIP
HELLO, WE LEARN ALBANIAN" , një titull dedikuar metodës së gjuhës shqipe por vetëm shqip nuk është.Dhe ne si mësues të gjuhës shqipe të gjithë në duartrokitje dhe unë nuk ia fal vetes që nuk reagova që të hapnim debat për këtë skandal. Dhe ky tekst është përgatitur nga tri autore me titull Profesor. Doktor ,Aljula Jubani, Adriana Bejko, Linda Mëniku, dhe asnjë nuk e paska parë që ky titull nuk është shqip.
I bëj pyetje vetes dhe kolegëve të mi , ku na çon ky oportunizëm para çdo skandali .
Të flasim për metodën është e tepërt duke u bazuar në shprehjen popullore "Katundi që duket nuk do kallauz."
Nuk di se çfarë ka në brendësi kjo metodë didaktike për gjuhën shqipe, por nga titulli kur e pashë u indinjova shumë.
Thashë ...Si është e mundur që titulli nuk ka lidhje me shqipen tonë , fjala TUNG , nuk ekziston as në dy dialektet e shqipes e as në gjuhën standarte shqipe.
Seminaret nuk janë të shkojmë poshtë e përpjetë, përse nuk analizohen rezultatet e seminarit të mëparshëm , të Shkodrës.
Çfarë u arrit, çfarë përparoi, çfarë u fut në praktikë, çfarë zhvillimi profesional përfituan mësuesit. Kështu po shkojmë nga seminari në seminar vetëm të dëgjojmë çfarë di njëri apo tjetri, trajnim praktik -profesional, jo.
Dhe mësuesit nuk i lehtësohet pesha, duhet të përgatisë vetë, modele të orës mësimore për punë individuale e për punë me grupe , të organizojë mësimin, të kryejë çdo shërbim institucional me bashkitë dhe drejtoritë e shkollave, të krijojë klasa të gjuhës shqipe atje ku janë bashkatdhetarët tanë e t’i mbajë ato të jenë sa më bashkëkohore,të përshtatshme me traditën shqiptare e të frekuentohen rregullisht. Pra këta mësues meritojnë vëmëndje serioze për t'iu lehtësuar vështirësitë.
Kolegë të nderuar, mësimdhënës, organizatorë dhe themelues të mësimit shqip në mërgatën shqiptare, ju keni treguar se keni përballuar vështirësi e pengesa të shumta. Kur ju bëni mësimin shqip e aty ku jeni jashtë Atdheut, ju mbillni fidanë të rrinjë për gjuhën shqipe dhe nga duar e fëmijëve tanë fluturojnë flamujt kuq e zi që janë si shqiponja të lira anembanë ku flitet shqipja jonë, ju mbani ndezur një dritë të fortë të Shqipërisë dhe Kosovës në mbarë botën.








Comments