top of page

Le ti hedhim një sy asaj që ndodhi...


Prof Dr Resmi Osmani

Gjej rastin t'ju falnderoj per emailin qe me postuat dhe urimet qe me derguat. E çemoj shume shqetsimin Tuaj atdhetar per gjendjen dhe te ardhmen e vendit tone. Shqetesimin e nje intelektuali te shquar, qe megjithse ne nje vend te huaj, jeton me problemet dhe shqetsimet e Atdheut, per ta pare ate  me te  qendrueshem politikisht, me te zhvilluar ekonomikisht dhe me nje jete qe permbush standardet demokratike dhe humane. Kete e kerkon dhe deshiron pjesa derrmuese e bashkatdhetareve tane, brenda dhe jashte Shqiperise sone.

    E lexova me kujdes parashtresen Tuaj te Fjala e lire dhe mendimet per ate qe duhet te jete dhe cilsite qe duhet te kete drejtuesi i opozites politike qe pretendon te jete( apo qe do te jete )kryeministri i vendit. si dhe pergjigjen flake per flake te Prof. Eshref Ymerit. Sa per ta permendur, nuk jam i nje mendimi me profesorin e nderuar qe veset tona jane gjenetike, qe nga Iliria e deri me sot. Se po te jene te tilla ato jane te trashegueshme, pjese e genomes sone dhe si te tilla te pandreqshme.

     Personalisht, kam qene i perfshire ne zhvillimet politike te fillimviteve 90-te. Sekretar shteti i bujqesise ne qeverine jetshkurter te Stabilitetit dhe me pas  ne disa detyra te administrates se larte shteterore, deri sa kur e kuptova se ajo s'ishte ne pajtim me bindjet, karakterin formimin dhe pikpamjet e mia, u terhoqa. E kam perjetuar gjithe tranzicionin demokratik tridhjet vjeçar, duke patur per te gjykim kritik, per gjithe mbrapeshtite dhe zezonat qe ka sjelle anarkia ne jeten politike, shoqerore dhe ekonomike.

     Ne kendveshtrimin e problemeve qe Ju shtroni, jam i mendimit qe ne si vend dhe si shoqeri, me gjithe kete klase politike qe na ka rene ne pjese si nje fatalitet, duhet qe nepermjet analizes se mençur te mesojme nga gabimet,te punojme per ti korregjuar ato,te perpunojme strategjine per zhvillimin e vendit si nje teresi faktoresh dhe taktiken per realizimin e tyre. Kjo duhette jete me se shumti produkt i punes intelektuale dhe jo politike, politika duhet ta nxise por jo ta pengoje apo komandoje.


     Le ti hedhim nje sy asaj qe ndodhi.


     Le ti hedhim nje sy asaj qe ndodhi. Vendi, sido qe ishte, kishte arritur nje nivel te caktuar zhvillimi dhe prodhimi: ne shfrytezimin e pasurive natyrore, zhvillimit te degeve te ndryshme te industrise se lehte e te rende, sido me prirje autarqike, prodhoheshin qe nga tekstilet, perpunoheshin mineralet,prodhoheshin traktore e autobuza deri te xhamat dhe llambat elektrike etj. etj. Ne keto ndermarrje ishin punuar mijra njerez. Me teorine e "Rrafshit zero",Çekut te bardhe" dhe çrrenjosjes se komunizmit, e gjithe kjo pasuri u shkatrrua.Shpetuan vetem hidrocentralet. Rezultati? Ushtria e mijrave te papuneve dhe emigracioni masiv. 

     Kane kaluar tridhjet vjet ç'fare kemi ndertuar, vetem pallate qe kane fryre qytetet dhe  ca rruge. Asgje tjeter. Te gjithe i jane turrur sferes se shkembimit, tregtise dhe sherbimeve. Vendi nuk prodhon thuajse asgje.Qytetet jane mbushur me kafene ku vrasin kohen te papunet. Jane krijuar firma te medha te importit, per gjithçka, dhe jane keto qe behen me çdo menyre pengese per zhvillimin e prodhimit vendes, sepse fitimi nga tregu eshte me i sigurte dhe fitimprures.Monopolet dhe dhenia per shfrytezim e pasurive natyrore te huajve, ben qe miliona e miliona dollare dhe euro te dalin jashte vendit.


Te ardhurat e buxhetit dhe borxhi publik


     Te ardhurat e buxhetit dhe borxhi publik, perdoren  ne sektore qe nuk i sherbejne zhvillimit dhe punesimit, dhe pjesa e madhe e tyre vidhen ne menyre te paskrupullt dhe krijojne pasurite marramendese te kapitalisteve te rinj,shume prej tyre militante te partive politike, qe nga hiçi e shohin veten milionere.Buxheti,perdorimi itij dhe politikat buxhetore duhet te jete arma e forte e çdo kryeministri. Fuqine dhe mirqenien e nje vendi e percakton ekonomia.Kjo duhet te jete vatra fokale e perqendrimit te politikave te kryeministrave dhe qeverive te neserme dhe paralel, lufta pa kompromis kunder korrupsionit, vertikalisht e horizontalisht, sepse eshte kthyer ne kancerin e jetes sone te perditshme.

     Nje vend e zhvillon borgjezia, e cila behet promotore e zhvillimit ekonomik, klasa e mesme e te gjitha sferave dhe inteligjenca. Dy teparat  thuajse mungojne, perse? Shkaku eshte mungesa e prones. Me pronen, u veprua dhe vazhdon te veprohet ne menyre kriminale, me tjetersimin e saj, grabitjen, mohimin.Ku mund te mbeshtetet individi kur nuk ka nje prone per tu mbeshtetur dhe zhvilluar? Çfare i le trashegim ati birit? Asgje. Sa per inteligjencen, dijetaret me pervoje qe mund te jepnin dhe sugjeronin alternativa ne tere sferat e jetes ekonomike, shoqerore dhe politike, u flaken dhe u menjanuan si "Gune e vjeter" dhe u lane ne fatin e tyre me ca pensione te mjera.


Ne gjithe qeverite qe kane ardhur dhe shkuar


    Ne gjithe qeverite qe kane ardhur dhe shkuar, nuk kemi pare asnjeren prej tyre qe te parashtroje programe dhe rruget e zhvillimit te vendit, asnje here nuk ka ndodhur qe ndonje kryeminister apo minister, tu beje thirrje shqiptareve qe te punojne, t'u hape udhet e punesimit, financimit e  per prodhimin e te mirave materiale, te pakesohen importet,(edhe hudhrat, qepet, fasulet, thjerzat, patatet, domatet, rrushi, mollet etj. etj. importohen) arsyeja? Mungesa e politikave zhvillimore ne bujqesi, te gjitha keto e te tjera, mund te prodhohen tek ne, te pasurohet tregu me prodhimin vendes, te shtohen eksportet dhe te shendoshet bilanci financiar i vendit, ti pritet rruga emigracionit dhe nepermjet financimit dhe kreditimit te filloje kthimi i banoreve ne zonat rurale per shfrytezimin e pasurive qe tashme i kane braktisur.

    Mund te parashtroj shume e shume faktore te tjere, por shtetaret tane, bejne gjoja politike, lufte te eger per pushtet, per te marre ne dore frenat e qeverisjes dhe pastaj harrojne perse jane votuar dhe me sherrnaje pa fund kacafyten per te pervetesuar

te mirat qe jep pushteti politik. Asgje per zhvillimin e vendit.Harrojne qe ekonomia eshte paresore, qe njerezit ulen tre here ne dite ne tryeze, se kane nevoje edhe per kujdes shendetesor, edhe per ndihme sociale, edhe per t'u arsimuar edhe per nje çati mbi koke. Pse jemi nje vend i varfer, nukdo te thote qe ne s'mund te jemi shtet social duke rindare drejtesisht te ardhuren kombetare, nga e cila duhet te perfitojne gjitheshtetasit e ketij vendi. Si mund te zhvillohet nje vend pa ekonomi, pa prodhim, pa demokratizim te jetes dhe legjislacion te drejte e human?


Problemi


    Per mendimin tim, as kryeministri qe qeveris, as ai qe pretendon te vije, nuk e kane formimin e duhur per te qene burra shteti,njohes te mire te plageve te vendit dhe mjeteve te duhura per sherimin e tyre.Te dyve u pelqen shume vetja deri ne narcisizem, dhe nuk duan apo te dine per mendimet e te tjereve, perkundrazi, jane hakmarres per mendimin ndryshe Me se shumti bejne propogande dhe demagogji. Kete e kane treguar ne praktike si tani, si me pare kur kane patur funksione te larta ne qeverisje.

    Duhet te vije nje brez tjeter politikanesh,me tjeter formim dhe vizion, por per ironi te gjerave, klasat e sotme politike, e kane mbyllur kete rruge, nepermjet ligjeve te zgjedhjeve, me lista te mbyllura, me perfaqesues qesharake, jesmene dhe vegla te bindura qe s'perfaqesojne as zgjedhesit as veten.

     Le te shpresojme.Kur i eshte dashur dhe e ka kerkuar momenti historik, çdo vend e ka gjetur dhe e ka nxjerrw ne krye ate qe i eshte dashur.

     Me konsiderate te veçante per punen, veprwn dhe perpjekjen tuaj, ne te mire te vendit.

    Miqesisht, #Resmi #Osmani,

     Tirane, me 25.01.2020.

42 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page