Isuf Grajçevci: SHTEGU I LIRISË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 2 min read

Isuf Grajçevci
HAPËRONIM PËR
NË SHTEGUN E DRITËS
SHTEGU I LIRISË
Atë natë zëra si bubullima na ndiqnin pas. Ne nuk po flisnim asnjëri, por të rreshtuar njëri pas tjetrit hapëronim për në Shtegun e Dritës. Nuk kishim as edhe një pishë për të ndriçuar rrugëtimin. Herë pas here ndaleshim se mos po gabonim Shtegun. Nuk e kishin ndjerë kurrë më parë rrezikun e vdekjes. Ishin ato çaste të vështira të jetës, por qe ne asnjëherë nuk e mendonim fundin e jetës. Çudi si është njeriu, asnjëherë nuk e mendon vdekjen! Ajo, që po na ndodhte atë natë, na bënte që të pëlcitnim. Mbi supe tona sikur na kishte rënë tërë pesha e malit, e këmbët mezi na bënin të ecnim atyre kaçubave të fryra, që na thernin në çdo pore të duarve dhe këmbëve tona. Ndalova, dhe për një çast mu shfaq para syve fytyra e nënës me sy të tmerruar! Mu duk sikur ia thyenin gishtërinjtë ... e zëri i saj më jehoi në vesh: Biro na shpëto! Mua, babanë, motrën, vëllanë...! Derisa isha në atë gjendje të rëndë shpirtërore, zëri i shokëve bëri që unë ta përmbysja peshën e rëndë që e kisha mbi supe. Mblodha veten dhe kuptova se ne kishim arritur në Shtegun e Dritës. Aty, ishte një pishë e vogël drite. Po, ishte pishë e vërtetë! Dhe, një zë njeriu na shtangu në vend e s’lëvizëm dot…! Nuk di si më hipi gjaku në kokë e zemra më rrahu me forcë dhe me zë lemerisës thashë: Këta harbutë; duhet zhdukur nga faqja e dheut, duhet…! Dhe, mendimi se më priste nëna, babai, motra vëllau, më dha forcën e guximin se Shtegu i Lirisë ishte afër…! Dhe, vërtet, sytë e mi e kishin forcën që të ligjëronin Lirinë. Atë që e këndonte Poezia – lirika ime...!









Comments