top of page

LAVANI “OLIMPI” IM


Këtu jam tamam si në Olimp,në Olimpin shqiptar,në Olimpin tim ku kemi nga një fron bashkë me perënditë.Jam ulur në shullërin e Mestranit , në Qafën e Frashërit që ndan  vargmalin Konjak -Lavan - Mali i Bardhë .Burimet që rrjedhin këtej janë të akullta e të ftohta,peizazhe të kristalta ku konvergojnë dhe divergojnë pandërprerë imazhe të Paradës së Bukurisë ,si ato të Ipokrenit dhe Aganipit në malin Helikon në Beoti, si burimi i Kastalisë në këmbët e malit Parnasso në Foqidhë. Këtu ku qëndronin muzat dhe kujdeseshin për poetët , këngëtarët, dramaturgët,,aktorët etj.Kështu thotë mitologjia Këtu pra edhe unë në këtë kuadrat të gjelbër dhe të kaltër natyror tret shikimin,vras trishtimin,zgjoj shpresën,shtoj jetën ,shuaj pikëllimin ndez të ardhmen,shijoj bukuritë,shtrydh fort mëndjen të pikoj poezinë,e flakë ankthin dhe stresin ne det,vdekjen me mijëra vjet dritë e muros larg në ferr ,ngopem me jod dhe mbushem me ozon. Mali  më jep forcë, energji ,lumturi ,çdo gjë për bijtë e tij, ky vënd infinitin ka vënë kufi. Pak më poshtë ulur te Guri i Gjat' e ndjen veten  një Ante, këtu të përkëdhel pudra e mjegullës,të vesh aroma e luleve, lumturohesh në pasqyrën e kristaltë të burimeve Në këtë amfiteatër natyrore bënim dikur rikonicionin e dashurisë,për ti dhënë asaj jetë në qylimin e lëmuar të myshqeve dhe tylin transparent te shiut ,qe ëmbël një llamarinë apo rreze dielli  e thyente Ah fati i keq që të ka zenë mëmëdhe ,njerzit e tu, shumë largë në dhera të huaja i ke. Vendi im i stolisur me vello  nusërie,nga të gjitha anët shkëlqen si një Diademë. Kodrat e buta që zbresin deri në det me taracat që i ngjajnë fletëve të një  Herbariumi   te madh strehojnë brenda tyre habitate të panumërta. Në këtë vend gjumin e vret si në pagjumësinë e yjeve,vapa këtu sado e nxehtë që të jetë nuk të djeg, atë ne si vendas na i freskon edhe çurgu i djersës Në këtë gjashtëkëndësh  të rregullt Sasaj Jon Lavan lumë,Tokë Qiell te shfaqen pamjet tre dimensionale :gjelbërimi dhe kaltërsia,- klorofili dhe fotosinteza e shpirtit .Këtej zbresin flurudhat e ylberëve,dhe ujvarat diellore. Lisat shekullor me rrënjët thellë në thinjat e malit të veshur herë me kostumin e shumëngjyrshëm të pranverës, herë me atë të  dëborës në dimër ruajnë këtë virgjëri të vendosur si  në skalione dhe pozicione luftimi ,Lisat e Koste në majën e Palmazhit hije rëndë, të Kostandinit dhe Doruntinës kanë qenë.Në këto vënde të bukura si mrekullitë e botës  antike të rinjtë hapnin doganat e zemrës, sytë e lotuar binin,shkërmoheshin e thyheshin pengjet e vjetër.E pra kjo pamje që shikoni në foto në qendër ka fshatin tim ,i cili si një i moçëm gjigand ,është ulur taman si një Perandor në poltronin e tij të gurtë në shpatet e Lavanit biblik,kokën ka mbeshtetur në majën më të lartë ,në majën e Barakjes,këmbëkryq në vatrën e tij që nuk e ka gjunjëzuar apo kryqëzuar askush ,këmbët ja rreh e  kalit fort si një dëstilë Lumi i tij i Bunecit,gjoksin përballë Jonit, i  mistershëm tundimi,çdo barbar e merr më sysh ,e ndan më dysh,si dikur bajlozat e zinj në legjendën e Gjergj Elez Alisë. Majtas dhe djathtas  rrenojat e Bunecit dhe Harces janë parzmoret e tij të fortifikimit.Ky eshtë fshati im ,Fshati që i ngjan një krateri të madh vullkanik nga Maja e Harcalës në Majën e Vigjeve, vëndi im,Olimpi im,këtu perënditë kanë një fron ,Fronin e Dashurisë 

62 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page