top of page

LARGIMI


Miho Gjini

Nga cikli i tregimeve të zgjedhura:

Tregim i jetuar

Qe fund dhjetori, Nata po binte e ftohte, e hidhur, kur nuk shihje më këmbë njeriu në fshatin karshi detit, që nxinte edhe ai, me shpirtin tonë të rënduar, tek po zbrisnim vetë i pestë, në xhadenë përbri kishes së Shën Thanasit,..Kaloi një orë...dy..,po asnjë makinë nuk po dukej. Ferma e dikurshme e Bregut kishte patur shumë mjete, po te gjitha i morrën ikamanët, sapo nisi i menjëhershëm, si të ishte nje flamë, Eksodi i Madh. Erërat e dimrit, kishin hedhur përtokë ullinjë e agrume, por askush nuk i mblidhte ato. Jeta kishte marrë fund. Tani ky quhej mall i askujt dhe, siç do të tregonte koha, ai çast do të shënonte edhe shkatërrimin e vëndit. M'u bë si një komb në fyt e gjithë kjo dhe nisa te beja ecejakun e zakonshëm që bëjnë aty brenda të burgosurit, për të "vrarë kohën"..Te pragu i kishës ishte kumbisur Nikoja, me kembën e sakatosur, që i ishte katandisur, si një trung i buavitur. Ndërsa, aty ne qoshe, nënë strehën e Postës së Fshatit qenë strukur të dyja gratë dhe po grindeshin përsëri..,Kishin jave që flisnin e grindeshin, me të njëjtat fjalë:"Ç'më bëre , moj korbë,-i thoshte ime shoqe,- më ngrite nga shtëpia me fëmijë të vogël"!..."Të gjithë po ikin, Elenica ime, pse, ne të dyja e burri yt do e nderqim fahanë?!".."Ah, moj Olimbi,-tha ime shoqe, pikë e vrerë, mase nuk jemi ne ata që prishën Kishën që kemi përbri e manastirin aty lartë"?..Turfullova e desha t'i siktirisja qe të dyja, po s'a i'a vlente tani..".Të më thahen këmbët që u shkula nga Tirana e errdha poshtë, si për më mirë e tani u dashka që të shkulem edhe këndejë!....Nisa përsëri të bëjë "ecejakun" që e lashë përgjysmë. Gratë e qepën gojen sa u aftrova pranë tyre. M'u bë koka furrë. Si dreqin u shkulë e gjitha Shqipëria e Jugut për këndeja e ata sipër mbushën ambasadat e huaja dhe vaporët për tutje, detrave?... S'mbahej njeriu fukara, s'mbaheshin ...Ikën veshur me rrobat e trupit se u plasi zëmra! Edhe vetë po shihja se si një katastrofë,po përvijohej. Kamiona, zetorë të vjetër, kuaj të rrangallosur, gomerë, karroca plehu të kooperativës, tanimë të shpërbëra nga ferma, këmbësorë të raskapitur që nuk dihej se nga vinin, rrugëtonin të gjithë drejtë Jugut. E gjithë frika nga shteti i diktatures ishte tretur, sikur të ishte një vesë mëngjesi. "Po ja, burri ytë, ç'farë hajri i pa këtij vendi- dëgjova që i tha përsëri Olimbia llafazane, sime shoqeje?... E vranë, e prenë, të ziun njeri që ishte ngritur nga zeroja e bërë mëtëlartë dhe që tani e "varrosën" për hiçmosgjë(?!) dhe tani ai më shehë mua shtrembër, si ta kisha unë fajin?!" "Qepe,- i tha ajo-" se sytë e mëndjes këndeja i ka e do i hypij "shejtanit me brirë" të kthehet mbrapash!...Nuk e shehë ti, që nuk levizë as miza më përtejë Dhimithit?"! Më në fund u dëgjua një motor makine i zhurmshëm më përtejë kthesës, si një "dum-dum" i mbytur dhe i çjerrë. Rrëmbeva Detjonin katër vjeçar me të dyja duart , si të kishte vdekur dhe dola në mesin e xhadesë. Të dyja gratë që ishin me mua, vunë ulërimën, sepse nuk e prisnin një llahtari të tillë e u sulën edhe ato të më tërhiqnin prej një reziku të beftë, kur një "zetor" po afrohej shumë , duke gulçuar e tërhequr karrocerinë e mbushur me njerëz.Shoferi, i llaltarisur edhe ky nga marrëzia ime, frenoi me ngulm, nxori kokën nga kabina dhe pa i habitur në drejtimin tim. Nuk foli menjëherë.. Me siguri, mendoi se duhej të isha ndonjë i çmëndur, ndërkohë që pasagjerët e frikësuar, u ngjeshën mbarapa kabinës, nga frenimi i dhunshëm, me fytyra të mavijosura nga i ftohti i akullt.. Pashë shoferin të rrëmbente manivelën, me të ciën do më thyente brinjët, po u stepë në çast, duke parë, pa aq i befasur që unë shtrëngoja një fëmije ndër krahët e mi dhe që e ngrita edhe më lartë!. Edhe manivela e tij mbeti ndërkohë po aq lartë e nisi të ulej! -Të më falësh për të papriturën, o rob i Perëndisë, por kam nje hall të madh e nuk mundja të bëja ndryshe. Do më vdes fëmija, po nuk arrita edhe për një orë në Sptialin e Sarandës... Dhe lotova. Qe pjesë e mizanskenës e i gjëndjes emocionale që duhehin krijuar enkas në realizimin e një skene e cila përmbante lëndën e pazakontë: ëndërrimin e formësuar prej një kohe të gjate e të dhimbëshme. Po, edhe kur nuk je aktorë, bëhesh në rrethana të tilla ekstreme, Pasagjerët e ngjeshur si sardelet njeri me tjerin, lëshuan një ofshamje dhe shoferi e uli manivelën fare.... -Po këta ç'janë?!,-pyeti shoferi , kur pa edhe tre të tjerët që u ngjeshën pas meje, duke e parë atë si të ishte Perëndi.,-.Le që s'kam se ku t'u vë,-uli ai duhmën e inatit-As gjërpëra nuk hynë aty sipër. Sejsili do që të shpëtojë kokën! -U lutem të gjithëve,-thirra unë-Na shpëtoni , o njerëz!.Bëhet fjalë për jetën e një fëmije,-dhe thashë me nxitim se këta janë njerëzit e mi që nuk duan të më lënë në këtë fatkeqësi vetëm, ndërkohë që im birë, sikur e kuptoi e m'i shkoi të dyja duart në qafë, shtrënguar. Kjo djathtas është gruaja ime e kjo majtas e motra. Kurse ky i çali është im vëlla që ra nga ulliri..Ç'pyet, si jemi katandisur!,-vazhdova unë me po atë shpejtësi dramatike të foluri, semos ndronte mendim e shtova me ngutë dhe me zë më të ulët, duke i vajtur më prane se , do ta paguanim mirë të gjithë sa ishim , kokë më kokë..... -Hypni!,-gjëmoi ai, pa i parë fare ata lartë, duke tërhequr derën e kabinës së Zetorit "Ylli i Kuq". U kacavjerëm si mundëm përmes rrotave. I'a dhashë djalin një pasagjeri që nisi të shikonte me dyshim, sepse Detjoni lëvizi gjallërisht, po kjo kaloi shpejt. U ulëm në cepin e fundit të karrocerisë, nga u krijua njëfarë vendi, ca këmbkryq e ca gjunjëthyer. Nikoja rënkoi, po kush i'a kishte ngenë. Skapamentua gjëmoi e shtëllungat e tymit era na i përplaste fyfyrës. Po ne s'kishim frrymë sa të zbrisnin mëtëposhtë Bunecit e të delnim në majën e Kashtarezës , nga ku fshati, me drita të shuara, si në kohë lufte, nuk dukej më. Anësh xhades së pa asfaltuar, tek tuk dukeshin stivat me drurët e ullinjëve të prerë deri poshtë, ngaqë të zotët e tyre i'a kishin mbathur me kohë. Luftë hesapi...Bëhej "Zot i vendit" ai që mbetej pas, duke llogaritur kokën! Edhe në Volloder na u shtua tymnaja që vinte nga djegia e vreshtave, që kishte tri ditë e netë që shkrumbohej. Dikush qe shprehur në radjo se po krijohej përsëri "Toka e djegur"! Në "Qafë të Gjashtës" dikush i ra llamarinës së kabinës,.Motori gulçoi dhe shoferi frenoi. Zbriti vetëm ai që i ra kabinës dhe ne që i thamë se jemi për në spital. Shoferi na u afrua të merrte paratë, i pa me vrejtje, tek i numëroja dhe tha se, po të donim të venim më përteja, nga kufiri, do të jepnim edhe kaq para akoma e do të mblidhnim mëndjen se, në Srandë nuk do të gjenim dot mjekë, jo e jo, po as ndonjë infermierë!.... Nuk i kisha ngenë. I ktheva kurizin. Hodha djalin në qafë dhe u nisëm, andeje nga na rrëfeu rrugën Niko Çalamani, që të mos ndeshnim policët që kishin marë urdhëra të reja që të frenonin ikjet masive, ngaqë Shqipëria po boshatisej. Na duhej të ecnim thuajse me vrap, po si ti'a bënim Nikos , të cilin as e ndihmonim dot , po as që e braktisnim..Pa të nuk e kalonim dot as kufirin...Fjala qe lidhur si një nyje e pazgjidhshme, mpleksur edhe me ndjenjën tonë humane, që ta çonim deri në Spitalin e Janinës...Pas mëse një ore kishim mbrritur tek Ura e Kranesë, Zbrita buzë lumit të Bistricës, sa të freskoja fytyrën e mbusha pagurin e aluminit me ujë të freskët. Të thante thëllimi. Lena ime dë- gjonte me bezdi Olimbinë që vazhdonte t'i fliste akoma afër veshit të saj. E kisha marrë zët që në fshat, ngaqë nuk pushonte së foluri, si "bytha e turtullit ":të ikim...të ikim!" derisa i'a bëri "top" mëndjen sime shoqeje e i'a "ngriti leckat" me gjitëe fëmijë, me mua bashkë dhe me një çalamanë nga mbrapa që shpresonte fukarai të gjente derman në Spitalin e Janinës, Nisi të fërkonte gjurin e këmbës, po une sa i futa pak sheqer në gojë fëmijës, i dhashë shenjë te ngrihej. Se vetëm ai e dinte udhën deri në Dhivër. Deri në Durmish nuk kishte dëbore, po më përteja zbardhonte vëndi, Na duhej të ngjiteshim nëpër ca kodra që ndrisnin nga bora e dëndur. Në Leshnicën e Sipërme mbritëm në masnatë.Ishim të dërmuar nga lodhja. Gjindja dukej e heshtur e fshati ishte thuajse i braktisur e i frikshëm. Sipas Nikos këtu do na ndihmonte Vasili që ishte i internuar në fshatin tone në atë kohe."Unë e kam ndihmuar Vasilin këtu,-thoshte Nikoja ,-ndërsa Vasili do na ndihmonte të hidheshim përtejë, pa shume probleme e me më pak para!". Kështu i thoshte mëndia atij dhe grave që kishim me vete, që edhe udhën drejtë tokës greke do na i bekonin "Perënditë e Olimpit"....Trokitëm më në fund dhe u dëgjua vetëm e lehura e qenit. Derën na i hapi njeriu që kërkonim. Njohu Niko Çalamanin e na futi brenda , pa na i dhënë dorën,,Qe bërë gati për të fjetur, ngaqë edhe xhaketën e leshtë mbi supe e kishte hedhur...Po nuk e bëri të gjatë e na uli pranë oxhakut, shpupurisi me mashan thëngjijtë e mbuluar me hi, hodhi mbi të ca shkarpa të thara, i frryu bulçinjtë e zjarri morri përpjetë..... -Na siguro të keqen motra,-, foli e para Olimbia se, kemi vajtur në "fund te detit"..... -Me fëmijë të vogël, xhanoo, ...në këtë qamet! Vetëm ne kishim mbetë në fshat dhe pesë a gjashtë pleqë-shtoi Lenica -Mu bë këmba"dubek" fare ,more Vasil-Vëllai,-e ngau fjalën më tej Nikoja, -qysh kur rrashë nga ulliri dhe tani m'u bë gati për t'a prerë me sharrën e druve.... Vasili nuk fliste fare, Na hidhte nga një sy e trazonte zjarrin pa reaguar. Dhe kishte hakë, Sepse, për po këto gjëra bëri tetë vite burg e tri vite internim në fshatin tonë. Doja të flisja dhe unë, po nuk guxoja...Nuk i njihja mirë këta njerëz qe i kishte internuar qeveria komuniste në fshatin tim, i cili i ngjante "parajsës" me gjithë bukuritë, shtëpiat e katandinë e tij, me detin përkarshi dhe erërat e malit trëndelinë, po "kleçka" qe se fshati kishte nevojë për krahë pune, që të zbatohej ajo fjala e Udhëheqësit, për t'a bërë fshatin si qytetin e mandejë, t'ia kalonin edhe qytetit. Po edhe ta bënin "malin si fushat", sikundër thonin kinezët e Maos, me taraca deri në det,,Se ç'bëra dhe unë një shkrim atëhere dhe e botova në një gazetë, duke i krahasuar taracat me shkallët e anfiteatrove të lashta, thjesht për nga bukuria e tyre nga largë, me një përshkrimi poetik, pa e vrarë mëndjen atëhera se po shkruaja dokra, në fillimet e mia, po edhe më pas, pa e njohur koston e tyre te jashtëzakonëshme, funksonimin e tyre problematikë , brigjeve me gurë, duke lënë djere taracat pjellore shekullore, si edhe duke shfrytëzuar këtu turmat e vullnetarëve të rinisë së vendit, të internuarit e te burgosurit politikë. Një spekullim i tmerrshëm mbi popullin e varfëruar deri në palcë, mbi punën e papaguar të qindra -mijëra njerëzve...Dhe, ca më keq akoma, kur vija në fshat nuk ngatërohesha me kërkënd nga të internuarit e te burgosurit, pa e marrë me mend se shumë vite me vonë do të isha edhe unë një i tillë dhe aq, bile edhe nje shkelës kufiri si tani!... Po e keqja errdhi për të gjithë e tani vijmë e i zëmë derën këtij Vasilit për të dalur m'atanë. Kishin arrdhur kohë të kundërta, të pabesueshme e ne filluam që të dridheshim nga një rrymë e brendshme , krejt e panjohur më parë! Ai tani filloi të na shohë në koqe të syrit.. Olimbiia qe e para që do t'a davariste mjegullnajën e syve të tij... -Na siguro, të keqen motra jote, sepse, siç e sheh, jemi me fëmijë e me sakatë dhe neve nuk të lëmë pa të shpërblyer, -tha ajo duke gërmuar çantën e saj e duke nxjerrë prej andeje shukën e kartmonedhave, të cilat i bëmë gati që tek ura e Kranesë. Njeriu trupvogël e me fytyrën si të një miu arrash u mendua vetëm një çast. Pastaj zgjati dorën dhe i shtyu ato... -Jo, jo,jo,-tha me një buzëqehje të ëmbël që nuk e prisnim,,,Më paska arrdhur nami deri atje?!....Po unë kam ngrënë bukë aty me ju, kemi punuar bashkë nëpër taraca sa na ka rrënë bretku në shesh.... Më keni parë si njeriun tuaj, edhe pse me ndonjerin shiheshim shtrembër.... Mase e kishte fjalën për mua, që nganjëherë mbaja anën e atij pushteti të çuditshëm që na kishte hedhur "trutë e gomarit", si më thoshte im atë me zë të ulët. i cili qe i detyruar të punonte për pesë lekë në botore, po edhe të ca njerëzve që u dukej sikur fshati ynë i vjetër po "prishej si përbërje", nga të arrdhurit që vinin si vullnetarë e mbeteshin aty, nga të internuarit e të burgosuirt, të cilëve u mbaronte afati i dënimeve dhe përsëri mbeteshin aty, po ja ku errdhi edhe rasti ynë që të kemi ne nevojë tani për këta njerëz..Desha të shtoja se, qysh kur u bëmë me rusët e me kinezët më pastajë, ndiqnim tabjetet e tyre e tani duhet të çapitemi nga krahu tjetër që na thoshnin se ishin "armiqë të egër"!...Po, për më tejë më errdhi në ndihmë Nikoja, kur nuk e prisia fare prej tij, duke tërhequr zvarre këmbën e buavitur nga vatra e zjarrit e duke thënë se "E keqia nga varfërua që hoqëm, nuk tretet kollaj. Nuk qemë, unë e ti, more Cilo, që na duhej të krrenim kokat e shqopeve nga rrëza e malit, duke ngrrënë vetëm nga një kothere bukë e dy koqe ullinjë, fshehur sqindeve, semos na shihte brigadjeri e na spiunonte tek drejtori e operativi, kur na vente djersa çurkë dhe as që dihej fare se si do vente kjo palo jetë?!,,,,Prandaja ,-shtoi ai ,-edhe bota rotullohet,-Ja kështu,-e i mblodhi të dyja pëllëmbët e duarve në formën e portokales,-si ka thënë ai i pari,- qe ishte edhe ai nga Greqia,- më duket mua",,,,, -Ti lëmë këto historira,-tha Vasili fare theshtë..Unë them tani: të merrni një sy gjum, sepse e di se ç'do më thoni tjetër, po e di unë tani se ç'rrugë keni per të bërë akoma. Sidomos fëmija dhe ky shepragu që më thotë nga këto gjëra, varrur akoma në qafë... Ai i morri paratë e hedhura afër zjarrit ,i futi tek e ndara e jelekut e u ngritë. Pas pak doli nga dera. Ne po kërkonim ndonje qoshe afër zjarrit që të flinim, sa të mundnim të flinim, kur ai hyri përsëri e i vuri zjarrit një kucur të trashë e u largua me heshtjen e tij. Dhoma u zhytë në gjysmë terrë, sepse ai fiku dritën. Ca njolla ndriçimi vinin deri në fytyrat tona të raskapitura nga flakët e rralla të zjarrit, Detjonin e kishte zënë gjumi në gjirin e sëmës. Tani niste e panjohura! U nisëm të përgjumur e të lodhur, pas dy orësh. Fytyrën e fytin e djalit i pështolla me shallin e leshit dhe i zbrita kapuçin deri tek hunda. Nata ishte tmerrësisht e ftohtë.. Nuk frynte erë dhe dëbora kërciste nën këmbët tona. Në të dalë të fshatit lehu një qen dhe ne stepëm. Po na siguroi Vasili se ishte i lidhur. Vasili tha se tani qe pjesa më e vështirë, ngjitja në nje shtresë më të madhe dëbore, që befasonte me përrenjë e humnera, që quhej mali i Shtugarës, si kufiri i dy shteteve me sisteme të kundërta shoqërore,,,Vënde -vënde, edhe i çveshur, zhagurimë e gjitha, me ca bredha të shpërndarë mbi shkëmbinjë. Po shihja majën e malit, si nje sfinks mbi kokat tona, që shponte qiellin, kur më rrëshqitën këmbet e desh rashë nër greminën e përroit e më shpëtoi nga shpirti një si ulërimë! -E zeza ,-klithi ime shoqe dhe u hodh si dhi e egër të mbante djalin... Mbeta pa frymë i zhytur në dëborë. Edhe ai më keq se unë, i mbuluar nga bora e dëndur dhe e freskët. I llahtarisur plasi nga të qarët. Nikos, sa i'u krijua rasti të fërkonte këmbën e dhëmbur , ndërsa Vasili u varrë poshtë, me fytyrën e prishur e të zvogëluar. "Jo keshtu,-tha ai i brengosur,- se mund të na diktojnë dhe pastajë...kot mundimi, i juaji dhe i i imi!" Lena i bëri shënjë të birit me gishtin e saj tregues të kthyer e të shtrënguar midis dhëmbëve dhe, pa e pyetur fare, as mua e as shoqëruesin, e hodhi djalin si deng mbi kurrizin e saj. Dikur i idealizoja gratë nga pamja e jashtme, nga eleganca e bukuria, po ja tek kisha përfunduar tek një grua e ashpër, po sorkadhe mali, që ngjitej para meje ngarkuar, në të përpjetën e një mali me dëborë rrëshqitëse e që e kthente syrin edhe nga ana ime, me përkujdesjen njerëzore se mos më rrëshqiste këmba përsëri e veja në "hale të gomarit" , -sikunder thonte ati im i ndjerë! Frika, lodhja, pasiguria e ankthi nga e panjohura, më kishin bërë, gati- gati një njeri në pragë të marrëzisë. Me dukej se ngjitesha në lartësinë e nje këmbanoreje, ku mezi e shquaja këmbanën , si të varur në kupën e qiellit të murrëtyer.Vënde -vënde, më ngjau vetja se isha akoma në ato llavat e nënëdheshme të qymyrgurit të Minierës së Memaliajit, ku më patën internuar, tek ngjitesha bythasi,për të shtyrë dëborën. Po -ç'them kështu, ore....qymyrin...! Ecja tani më mirë,po krejë si i përhumbur..Isha krejtë pa vetëdije, kur u dëgjua klithma rrënqethëse, jo prej njeriu, po pej një qenieje mitike,,,Ngrimë të gjithë!. Vinte nga trupi gati i pajetë i Niko Çalamanit, fukarait tonë, zhytur i tëri i ziu, edhe ai në dëborë e që mezi dukej si njollë e zezë. Si dreqin e patëm harruar? Po kur harron edhe veten njeriu, nuk pyet për të tjerrët, në janë gjallë a vdekur! Vetëm se, O Perëndi që je në qiell, BOSOMË : këtë herë rrësshqita vetë tek ai i gjorë njeri. Se grupi kishte ecur goxha më lartë. Kështu bëja edhe në miniere, ku më kishte rekomanduar drejtoresha L.K ("që të mos shihja qiell me sy,-kishte thënë ajo grua cmirzezë!), kur ngecte qymyri në llavë, ndërsa këtu kishte "ngecur" një njeri që ne kishim vendosur t'a shpëtonim e ta shpinim deri aty në Janinë, kur edhe vetë nuk dinim si e qysh do përfundonim në këtë "kurth", kuturisje të Olimbisë, se mase nuk do t'ia prisnin këmbët gtrekët!. Si derqin e hoqa nga mendja kete njeri të gjore? I strukur në dëborë qante nga dhimbja. I ngrita kokën. I fërkova ballin e pastajë të gjithë fytyrën me dëborë, derisa i'u çelën sytë përsëri. Fërgëllova nga gëzimi që më errdhi bafas. "Bëjë gajrret, o njeri se errdhëm! Gratë me Vasilin arritën majën, tek fillon jeta tjetër, o Niko vëllai"!. Po ai, në vënd që t'i çelej fytyra prej këtij lajmi që sapo i dhashë, nisi të qaje si gratë tona, me ca fjalë të vdekshme, që të rrënqethin shtatin e shpirtin...,po unë mora kurajo e forcë dhe e ngrita nga gropa e dëborës. E hodha menjëherë mbi shpinë, si të ishim në ndonjë lufte e më duhej të ecja këmbadoras me të "plagosurin", ndërkohë që ai thoshte ca fjalë të shkëputura se, atje ne spitalin e Janinës, mase do gjente ndonjë doktor zemërmirë që mos t'ia priste këmbën,..se pastajë ç'e donte më jetën dhe se, do qe më mirë t'a linim aty e t'a mbulonim me dëborë, që të mos tretej trupi e t'a gjente i biri, nga të parët që kishte ikur në drejtim të Greqisë e nuk dihej fare se ku ndodhej!,,,Degjove, more? ,,Po nuk i'a thashe unë dot doktorit, do i'a thuash ti...Degjove, more? Përse nuk fletë? Ku je?! Të mos ma presin këmbën!, Nuk dua të jemë gjithë jetën barrë për të tjerët. Ku je, o njeri, do flasësh , apo jo? Unë gulçoja , sa vetëm unë e dija që s'kisha kurfarë fuqie t'i flisjaë Po kërkova një vënd më të sigurt për të qëndruar, morra frrymë dhe i premtova se do t'ua thoshja atyre të Janinës se nuk........,po befas, sa ai bëri një lëvizje fare të vëgël gjallërimi, e humba ekuilibrin, rrëshqiti këmba ime përsëri e, që të dy u zhytëm në deborën që vazhdonte të binte,,,,Mos kishim humbur ? Mpirja e gjymtyrëve e kishte bërë punën e vet e na afroi në vetëdije njëfarë gjumëvënie të ëmbël, si të ishim personazhe të përrallave të Vitit ti Ri. Ku jam këtu? Edhe atë mengjes, kur më hodhën hekurat në Memaliaj, dy dite donte që të vinte Viti i Ri,,Si sot... Sa mire që arritëm!..Po ku janë të tjerët? I pari që u përmend qe po ky njeri i tronditur, nga të gjitha gjërat e jetës njëherësh... Se, kur e humbet fare atë, mbyllet, merr fund gjithçka tjetër! Sikur edhe me një këmbë të rroshë , robi i Perëndisë! Është e ëmbël , kjo qerata jetëzeza! Mirëpo në këto fjalë e sipër, me ca të thëna e ca të pathëna, Nikoja, i'a plasi të qarit me një zë të thekshëm që i'a shhpërndau era, bashkë me flokët e dëborës që u dëndësuan. "Lermëni këtu, -bërtiti ai, tani me një vendossmëri të lartë burri. Ikë!. Ti ke grua të re e një fëmijë të bukur me të, Eshtë e zonja, si te gjitha gratë tona të Jugut, qe e ndezin zjarrrin në mes te detit! Ikë te lutem. Mesa duket kështu, kaq pata fatin e jetës...Më therr këmba, aq sa vdekja do qe më e ëmbël! Gjëndesha në mëdyshjen më të madhe të jetës sime. Dhe nuk po gjëja asnjë këshillë në mëndjen time e asnjë këshilltarë përreth meje, të me thoshte si të bëja. Nata vazhdonte të rëndonte mbi ne, mbi dy qënie të harruara nga fati i keq i vendit tënë, nga tragjedia e madhe që po përjetonin shqiptarët,,,Kishim mbetur në majë të malit Shtugarës, në mesin e dimrit dhe dëborës që shtohej parreshtur, buzë humnerave të lemerishme e zhugurimave të tij. Ai vështronte mua me sy të shqyer, Dhe , pa i dhënë kohë hamëndieve , si unë edhe ai, e rrëmbeva nga mesi dhe e hodha në krahët e mi si një deng robash. Kembët iu varrën mbi kurrizin tim, si të ishin këputur nga trupi i tij. Po, për çudi nuk m'u dukë aq i rënd tani... Peshonte aq sa edhe Detjoni. Nisa pa folur t'i hedhë hapat ngadalë, sipas tragave të këmbëve të mëparshme, nëper atë të përpjetë të frikëshme. Qe më mirë kështu, se sa të binim që të dy, në humnerat e atjeshme. Në këto e sipër, një hije e zezë u dukë para nesh, 20 hapa më tejë. Ishte udhërrëfyesi ynë. " Kurajo!,Thuajse mbëritëm. Edhe pak hapa kemi,-tha ai me një zë te butë , duke ma hequr dengun...njeriun nga kurizi,,Qenë hapat e fundit. Ja tek ishin edhe dy gratë, mbështetur tek shpina e njera -tjetrës. Lenica më pa me përgjërim. Fërkonte kokën e djalit me njerën dorë dhe, e përkulur mbi të, hukaste mbi doçkat e tij të njoma, I hodhi sytë edhe nga ana ime, duke provuar të buzëqeshte lehtazi, sido që ishte gjëndja, ashtu e përvuajtur nga raskapitia e madhe, po edhe nga një dashuri e brendshme e vagëlluar, që nuk rrëfehet dotë, nga asnjë aktore në botë, po diku çelet aty, në fytyrën e saj të pudrosur nga dëbora, si manushaqet që mbijnë në plasaritjet e shkëmbinjëve të maleve, kur shtrëngon acari,po, këtë herë, brenda shpirtit të një gruaje që ka qeshur aq rrallë në jetën e saj dhe ka hequr aq shumë vuajtje të pambaruara, duke provuar edhe tërkuzën që në moshën tetë vjeçare!. U ula pranë saj i kapitur. Ajo zgjati dorën mbi dorë time të ngrirë kallkan e unë ndjeva për një çast ngohtësinë e një gruaje, si të ishin të gjitha dashuritë e botës bashkë, që shkrijne edhe akullnajat,,,, -Siç e shihni, mbrritëm tek Kloni me tela gjëmbash,-tregoi me gisht Vasili,-, Ky mjet ferri do qe ngitur atje në majë, ku shkëmbi i thepisur nuk pranon njeri të hypij, po e kanë bërë këtu. Më mbrapa telit është nje botë krejt tjetër. Ajo e ndaluara! Ashtu si e kemi ëndëruar ne dhe që e kami paguar aq shtrenjtë, si ti edhe unë!,-tha duke parë në drejtimin tim, me një mbyllje të plotë të syve, sikur donte të maste edhe errësirën,-Mirëpo,- vazhdoi duke treguar gishtin po në errësirën që kishte filluar të davaritej,- Ka një tel të prerë atje që s'duhet prekur gjithsesi, sepse mund të jetë i lidhur me ndonjë zile alarmi, apo të ketë edhe korent, kushedi....Ndryshe mund të prishim gjitçka bëmë...Postën Kufitare të Kakavijës nuk e kanë braktisur fare,- sikunder thuhet, aqsa në brezin kufitar gjënden çdo dite edhe njerëz të vrarë. Kush i vrau ata?..Askush nuk e merr veshë, se ç'bëhet! Pra, le të jemi me kujdes tani që do te ndahemi e...ju andejë e unë këndeja përsëri... Unë e mbarova detyrën time e ju urojë një FAT TË MIRË! Fjalët e tij ishin si një fëshfërimë flladi..Pra, po mbrrinim jashtë shtetit. Sa here e pata menduar këtë çast ngjethës!. Kurdohere që më shkonte mendja të arratisesha nga internimi apo nga burgu, aq herë kujtoja këtë vijë të çuditshme që quhet kufi. Po më kujtohej edhe i gjori Rodolf , kushëriu i mjerë, i cili nuk arriti t'a kalonte këtë "vijë ndarëse" as nëpër ëndërrimet e tij, ngaqë ia diktuan ëndrrën, e kallzuan dhe i bëri ato 15 vite burg , kokër më kokërr, edhe pse ishte vetëm një ëndërr e vërtetë. Ndodhesha, më në fund, në vijën që ndan dy shtete, dy gjuhë, dy mendime, dy hapësira të ngjajshme që , megjithatë quhen shtete..Ja tek isha fare pranë tij dhe duhej t'a kapërxeja me qetësinë më të madhe. Një lloj mpirje më shtangu shtatin, dhe hapin. Mos po gaboja? Mos kisha ngrirë me githë atë foshnjë katër vjeç që ishte mbërthyer rreth qafës sime si një copë akulli? Nuk di se ç'ndjenjë e stërlashtë më stepi kështu!... U ktheva nga gremina që sapo kisha kaluar, u ula një copë herë dhe e hodha vështrimin andeje nga kisha arrdhur, andejë nga kisha lindur,,,Përmes një qielli që kishte nisur të ndriste në prag të agimit, pashë tutje majëmale, majëmale të tjerë dhe vetiu gremina e përrenjë midis tyre. Tisi i bardhë i dëborës e i mugëtirës së natës qe shmangur e nje skenë gjigande hapësire hapej para meje...Bërra kryqin, Kryqin që e bëja shpesh tanimë, Si një besim e shpresë, nga më e mira e gjërave , kur shehë fundet e fillimet e egzistencës tënde. Nuk di as sot nëse ishte shënjë vetiake vuajtjesh, a thirrmë nga qielli, apo drithërimë e dobësive njerëzore, nga ato që e zaptojnë shpirtin e nuk e lëshojnë më, Se realisht, isha duke u larguar nga vëndi i dhimbjeve te mëdha, po edhe i dashurive të medha, të cilat m'u vërsulën në vetëdijen time , pikërisht tani, tek do të hidhja një hap largimi, jo përgjithmonë, po vallë, a duhej ta bëja?! Më ngjethnin shtatin këto çaste të rralla ndijesishë, të paprovuara ndonjëherë. Përse vallë më lëngëzuan sytë që më bëri nëna ime?! Isha ngritur në këmbë. -Eja,-më tha Elenica butë-butë, ndoshta si asnjëherë tjetër. Kishte arrdhur afër meje, më zgjati dorën dhe më tërhoqi përtej kufirit si të isha fëmijë,-Le ta nisim nga fillimi!... ( Marrë nga libri "Vdekja e artistit", Botim i Sh.B. ALBIN. Tiranë, v.2005



36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page