LAMTUMIRË MIKU IM I SHTRENJTË PROF. MURAT GECAJ


Sejdo Harka, Qatip Mara, Murat Gecaj, Perparim Hysi

Qatip Mara

Ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e jetës të profesorit të nderuar,të dashur e shëmbullor të intelektualit me fymë të lartë atdhedashurie Prof. Murat Gecaj . Nderime e respekte mikut tim të dashur Prof. Murat Gecaj që ishte frymëzues edhe i jetës sime të dytë. Me një shpirtë dashamirës të sinqertë u donte të mirën të gjithëve. Veprimtaria e krijimtaria e tij me botimet e shumta është e pavdekshëme si studjues e botues i palodhur. Zemra e tij rrezatonte vetëm dashuri për jetën,për atdheun ,shoqërinë e miqësinë. Personaliteti tij me karakterin soliid është modeli më mirë i një intelektuali të talentuar,që mbillte vetëm dashuri njerëzore. U prehët në paqe! Lamtumirë miku im i shtrenjtë Murat Gecaj. Më fal që nuk ndodhem në Tiranë që tu takoja për herë të fundit.

30 views1 comment

Shkrimet e fundit