top of page

Lam Tahiri (Bruçi)


Lam Tahiri (Bruçi) nga Lukani i Dibrës, simbol i zgjuarsisë dhe trimërisë dibrane, luftëtari që luftoi kundër malazezëve në Shkodër, kundër serbve në Dibër dhe kundër italianëve në Vlorë.

Është lindur në Lukan më 1879. Kreu shërbimin ushtarak në Stamboll dhe Izmir të Turqisë.

Pas kthimit nga Turqia përfshihet në luftrat për liri dhe pavarësi.

Islami mori pjesë në luftën e Shkodrës, kundër malazezëve dhe serbve në mbrojtje të saj së bashku me shumë katërgrykas, disa prej të cilëve ranë dëshmorë si Ismail Nika, Halil Daçi, Hazis Ndregjoni, Islam Kalia e Selman Dervishi.

Mori pjesë edhe në luftrat e dibranëve kundër serbve, bullgarëve e austro-hungarezëve gjatë luftës së parë botërore.


Lam Tahiri (Bruçi)

Në vitin 1918 mori pjesë në luftimet kundër serbve në Qafën e Bungës.

Në vitin 1920 së bashku me dy vëllezërit, Jasharin dhe Bajramin, me Shaban Xhafer Dervishin e shumë të tjerë nga Katër Grykët marrin pjesë në Luftën e Vlorës. Pas mbarimit të kësaj lufte qëndroi edhe një vit në këtë qytet duke punuar. Me paratë e fituara me shumë djersë e mund ndërtoi kullën e tij në Lukan të Dibrës.

Është plagosur dy herë në këto luftime.

Jetoi në kohën e sundimit osman, të luftës së parë dhe të dytë botërore, në kohën e regjimit komunist dhe kurdoherë me zgjuarësinë natyrale të tij diti të orientohet dhe të verë në plan të parë atdheun, familjen, jetën dhe të ardhmen e fëmijve. Njeri i drejtë, në dukje i ashpër, punëtor, i mençur dhe trim.

Si kryeplak katundi është shquar për vendime të pjekura dhe të matura. Bahçja e tij ishte bahçja e pritjes dhe përcjelljes së gjithë dibranëve e jabanxhinjve që udhëtonin nga Peshkopia në Tiranë.

Është shpallur Nderi i Katër Grykëve të Dibrës.

(S. Cami, F. Bruçi)

35 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page