"Lajthitje" pleqërisht


Përparim Hysi
Cikël me poezi lirike Nga Përparim  Hysi 1. "Lajthitje" pleqërisht         "Njeriu nuk plaket nga mosha,        Njeriu plaket, kur pushon së dashuruari"                               MARKES M'u tha buza për një puthje,edhe syri për një sy Se jam plak,i mbushur huqe (më besoni, miqtë e mi!) M'u tha buza për një buzë,një buzë tjetër dua ta puth Nuk e them veç për muzë( e them troç dhe nuk kam turp) Se dhe syri sheh me neps:zë e sheh ca"nishane" Dhe,sado punë me"spec", po sulmon asaj ane. Asaj ane ku janë mbledhur,ca "nishane" që më ndjellin Se akoma nuk jam velur,djalërinë t'hu më sjellin. Seç më sjellin mua të shkuarën, atë kohë,kur isha djalë Syri seç sulmon syshkruarën,sikur do ta"hajë" të gjallë. E ka nxjerrë  gjirin çipllak dhe ngacmon syrin tim Tani unë bëhem"çunak" dhe nga koka më del ty. Nisem sulm dhe hiç nuk pyes, në kam forca për"sulmim" Në do"mundem", në do vdes (mos u ngopsh,o Përparim!!!)                                   Florida,25 janar 2011 2. "Vizatim" Faqa jote- e bardhë shkumë; syri si  ulli i zi! Buza gjak si luleshegë, më tej gusha-farfuri! Dhe më tutje më është gjiri, që më hidhte si një dallgë S'kam faj që më dol syri dhe harroj që jam kokëbardhë. Ç'është kështu që për një muaj.ti më qenke fare ndryshe Sikur mu në plazh të huaj, ke pirë qumësht dallëndyshe Dhe më shfaqesh, befas, mua sikur ke zbritur nga marsi Trupi yt"gdhëndur me zdruk". më fut dreqin të më ngasi. E,kështu, që thuaj zotrote(dihet mirë që s'jam prej guri) As që pyes më prej bote,se tani zë shfaqet "burri" Turpin e marrë nëpër këmbë (i them vetes:-Shkofsh, në djall!) Gati unë të"ha me dhëmbë"( dhe të"ha", me ngadalë!)                             Florida,15 mars 2009 3.Më iku djalëria Mua më iku djalëria (sos do rri gjithmonë i ri?!) Por s'më ndahet dashuria, se gjithmonë pranë më rri. Pranë më rri a pas i rri (është një pyetje e vështirë) E them troç, moj dashuri: unë me ty ndihem mirë!                    Fier,19 gusht 2000 4. Moj pranverë, je"magjistare" Ato buzë të trëndaflta që m'i ka Emilia Ç'do të bëj, po s'i "thitha"(do të vdes nga zilia) Ato syçka aq të bukura që gjezdisin nga duan vet A nuk janë shtiza të ngulura që më bëjnë mua isharet? Moj pranverë, je "magjistare",se  më ke bërë mua "magji" Më sjell moshën djaloshare, mua tani, në pleqëri. Pleqërinë unë e përzë dhe i them:-Ku të kam parë? Se"magjia" mu më zë (tak-fap dhe kthehem "djalë"!!! Më zë"rëndë apo lehtë" (them që nuk  ka fare rëndësi) Por çapit si një atlet(Pritëm, pritëm,EMILI!) Si vazhdon më tej"magjia" (nuk do mend dhe as kalem) Miq ju them se dashuria mua më bën të tërin:ujem!                   Florida,27 maj 2001 5. Po kur thonë?... Po kur thonë që s'qenkam "tjetër",tash që ka ardhur pranvera Ja më shihni:- Jam i "vjetër"? Jam "djalosh" si protohera! Se është "rihur" tek unë gjaku (nuk jam më burrë me thinja) Dhe ka ikur nga unë plaku (shoh një femër dhe them:-Imja!!!)                        Florida, 25 prill 2003 6.  Malli Si lumë vërshon malli (ka"ardhur" degë më degë) Po pritë i vë morali(Moral:-Të shkosh në dreq!) Morali zë bën"dredha" ( me"dredha" e çan pritën) Dhe  me shend u derdha... e puth,e puth miken.                      Florida,13 qershor 2005 7.    Pa titull Ata gjinj të bardhë dëborë (nuk kanë parë diell me sy) Seç më ndezën mua horë,nuk duroj dhe kam zili Gjinj të bardhë e të fortë, u vë dorën dhe qenë "gurë" Zjarr e tym nga imja kokë,(gati shtrihem i"sëmurë") U sëmura,s'ka se si,kam aq neps sa bëhem turbull U vë buzën, zë e"pi" (pi e pi sa bëhem xurxull) Xurxull bëhem si i dehur (piva"qumësht dallëndyshe" THem të drejtën: nuk jam velur! Më kënaqe, o moj mike!                                Florida, 13 prill 2007

8.Shoh një zonjë me sytë blu

Shoh një zonjë me sytë blu Ububu... dhe ubuu! Ububu! Po ç'kam  kështu? Pse çuditem nga sytë blu?

Do jetë larë zonja në det Sa të sheh dhe bie"tërmet" Kur t'i ngulë si me"qëllim" Shkove, vate,Përparim!!!

I pashë sytë dhe sa nuk ngriva Si të luaja"syra-mbyllura" Për të folur,as që flet Dhe kështu me sy më"vret"

E ç'më bëre, moj syblu Ta humbas burri kështu Jap e marr,me ty të flas Ti s'ma"var" dhe gati plas...                     Tiranë,25 korrik 2015 9.Fundprilli

"Asht siell moti për së mbari," -,thuhet në një këngë shkodrane. Në kët'fundpriil, unë, flokëbardhi, Rashë në"çarg" nga një"nishane". Kjo,"nishania"symëshqerrë Seç m'i nguli shtizë sytë Sado kam erz e nder, Sikur m'u mbytën mua gjemitë. Dhe e humba unë pusullën Si XHaferri,- thonë,- humbi simiten Por kollaj s'e lëshoj "vulën" Si "doganë",zë e puth miken.          Tiranë, 21 prill 2014 10. Unë po pres

Unë po pres nga ti një lajm E them  hapur:- Pres një"po!" Tek po pres, jam në alarm Ndodh që"po-ja",bëhet"jo".

Në është"jo", do pikëllohem, Se unë ty të dashuroj A e sheh se si robëtohem Si në pranga të jem, moj!

"MOJ" je ti, moj e paemër, Nga e cila pres një"po" Ah, ç'po heq! Ç'po heq në zemër Se dyshoj të thuash dhe jo.

Në është po, është reciproke Dashuria në katror Dhe nuk ka më ekuivoke Nga"peizazhi dashuror".         Tiranë,13 nëntor 2019


#Përparim  #Hysi

13 views

Shkrimet e fundit