NDËN STREH Bedri Alimehmeti Nuk e kuptoj jo dhe ende nuk e di Më hanë gishtrinjtë penda më vlon Sa herë në Tiranë nis të bjerë shi Ritmi tij kujtimet e fjetura m'i zgjon. Një përparse e zezë me jakë të bardhë Krela të verdhë që supeve dallgëzojnë Nga rrugë e Dibrës do jetë duke ardh Ndën streh pres, ulluqet gurgullojnë. ---- SĖRISH
Kanë kaluar eh, kaq shumë vite vërtet
Por sonte dua të të them sërish të dua
Dhe pse mes nesh ka male e pafund det
Ta ngre zërin askush s'mė ndalon mua...
-----
LAJME
Jasht vërtet ka diell por është ftoht i madh acar
Pa më ardhur ende filxhani kafes shfletoj gazetën
"Dua të bëhem i pushtetshëm" thotë një këngtar
Vec këngėn mbaj, pushtetin harroje sa tė kesh jetën.
"Jo puthje dashuricka, në klipin e ri edhe përdhunim"
Nuk e di pse paskësaj hodha shikimin nëpër bar.
Kudo qetësi, bisedë, pihej kafe dhe asgjë s'pipëtin!
Deklarat'e kësaj këngëtarje nuk më le frymë të mar.
Ezeli alias Kenan rrëfen si ka njohur shoqen e jetës
Partnerin e ardhshëm përshkruan një bukuroshe.
M'u ftoh kafeja u hutova për hir të së vërtetës.
Acarin ndjeva deri në palc nga këto lajme boshe.
'Déjà vu"
----------
TAKIM
Ai ngazëllente teksa po e priste në trotuar
Ajo fluide drejt tij rrahu krahët si një flutur
Në kraht e njëri tjetrit gazmor u futën në bar
Qeshnin, s'reshnin papushim duke u puthur.
Zunë vend aty afër në tavolinën përbri
Zhytyr në irise sysh kapur ëmbël për duarsh
Hapa bllokun stilolapsi gati. Do shkruaj poezi.
E pamundur thash edhe po të mos duash.
"Fame"-Bar
Comentarios