top of page

Ky, Shoku im Llaci


Ky, Shoku im Llaci

(punuar disa ditë para shtrimit për ndërhyrje kardiake në Spitalin e Stambollit në Prishtinë, diç si fjalë e fundit!)


Nga Minush Hoxha


Kam mjaftueshem vite jete sa të zë të mendoj për ngjarjet që nuk mund t’u hikesh as me vetëmashtrim, as me hile as me ndërhyrje të fuqisë pushtetore. E meqë, një nga ato, provon fundin e frymes për një njeri, nuk mundem që të lejoj të bie perdja e shfaqjes, pa kapërcyer nëpër kujtesen pamjet të atyre ngjarjeve e gjëndjeve që sollen shfaqjen deri tek epilogu. Dhe, në vazhdim të asaj që thash e tek nis zhvillimi i shiritit filmik,, më shpërthen vetëvetiu të pyeturit: ç’ishte jeta ime? Dhe se ç,më del mu pranë përgjigja dhe në vete e them: jeta ime, ishte një kaleidoskop me më shumë nyanca bojnash se ai që dëfren kalamajtë. Kishte ato ngjarjet të peshes sa shkëmbë bjeshke që të detyrojnë të mendosh në mënyrë dramatike për kuptimësinë e jetës tek të vijnë në mendje mendime të çorroditura. Mendime që të shpiejnë tek pyetja nëse jeta është ndëshkim për diç të pabërë. Më pas nga inercion hedhë shikimin nga tjetra anë dhe e thuash: ndofta ishte një dhurratë e pamerituar dhe më e mira që mund t’i bëhet njeriut. Dhe kjo pyetje si një hije tek ndriçon reze e fortë dielli, të ndjekë besnikërisht në tërë ato ngjarjet po deshe të hidhura po deshe të gëzuara. Tek kundroja në thellësi ato që ndodhnin dhe i thrrisja për ndihmë përvojes jetësore, librave të lexuar dhe sofistikes të të mençurve, doja të jipja një përgjigje nëse jeta është e këtillë ose e atillë, një lumturi e përjetuar apo një persekutim mizor i personit tim. Nuk pandeh se kam dhënë një mendim të padijtur nëse them se nuk kishte një mendim absolutisht të saktë. Dij vetëm se, nëpërmjet kontrastit që e bënin ngjarjet e hidhura dhe ato të gëzuara, tek ushqenin njëra anë tjetren sa për t’a bërë të jetuarit të arsyeshem dhe të pranueshem sa t’a çosh jeten deri në fund, mbërrijta tek episodi pak para se fuqitë misterioze të lëshojnë perden dhe të njohtojnë aktorin e spektatorët se shfaqja mbaroj. Dhe. para se të bie ajo perde e trashë, e zezë që disi reflekton atë tragjizmin që bënë jetë dikund në një skut intimiteti e që të ndjekë gjatë jetës si një qen i zi besnik, më duhet të spikas se çkafi, cili, cilat ishin ato, ata që bënin atë anën tjetër pa të cilën nuk do dija se përse ngjarjet e hidhura i trajtoja persektim mizor Dhe unë, një person që për gjithë këto vite, furia e shtyente anash për ta rëzuar si një pemë e hollë me rrënjë të cekta por e shëndetshme dhe nga kjo e qëndrueshme, kisha heronjtë e spektaklit tim jetësor, ata aktorët e mëdhenjë modest që lozën në mënyrë madhështore dhe aqë bukur, sa atë anën tjetër, atë persekutimin mizor të personit tim, e bënë diç si të margjines, diç që ishte aty sa për të madhëruar këte anën tjetër, këte anën që meritonte, jo si ajo që inspironte ndonjë elegji e baladë të trishtë, po oden e jetes, glorifikimin e sajë në gjuhën më të mirë që di ta thot njeriu. Pas kësaj hyrjeje, më vërsulen si kurrioze pyetjet: cilët ishin. Tani që i ka ardhur rradha epilogut dhe ndihet grikci i levit që lëshon perden e zezë, e më del para syve ajo galeria e begat më persona se ç’më mbërthen ndjenjë e kandshme dhe disi triumfalisht ia them: sa i kamur paskërkna qenë e paskërkna rrënkuar kot! Gjithë këta shokë, shoqe, miq! E nuk e kam dijtur. Në të vërtetë e dija se i kam se i kisha pranë, aty-mu para syve, të dora, herëepëherë, por nuk dija t’i vlerësoja in meritum. Dhe poashtu, krah me këte e mendoj se si ajo mendjengushtësia ime, ai egoizmi im, i ka mbetur, borxh të Gjithëpushtetshmit që me aqë dorëshlirësi më solli në hapësiren ku jetova, gjithë ata që më bënë jeten pitoreske sa për një magji dhe mi dhanë kuptim sa për ta jetuar pa u penduar që e jetova. Një nga ata, me të cilin më duket se disi pashpiegueshem, gadi kam lindur, është shoku im dhe veç shoku im Mazllum Belegu-Llaci. Nuk do ia vë titullin shkencor të cilin a mbërrijti tek ata që zor jipnin të tillë, se, disi, më ngarkon pa nevojë portretin e personit të tij me konsiderata oficiele, me dengla e dekorata akademike.Më në fund, një personi sikur është ky shoku im, as që i duhet një nam komprometues që tani është bërë mall i lirë pazari,e që do ia krijonte një titull i tillë. Aqë më parë kur, unë po flas për një shok dhe për një njeri i cili, kurdoherë-para e pas lëshimit të asaj përde që njohton përfundimin e shfaqjes-ai do jetoj si një frymë që ashtu qetë, kuptueshem nëpërmjet një narracioni perfekt, ligjëron fërfëritshem se si duket një njeri dhe jep mustren se si ndërtohet një jetë me nderë e mirësi, një jetë plotë ndjesi njerëzore, se si përmes kodit etik që kishte dhe iu përmbajtë gjithë jeten si një ushtarak i përbetuar, ndërtohet një Atëdhe i njerëzve të barabartë, të lirë e të lumtur. Hedhni me zemër e pa pa hile një sy jetes së tij.Vështrojeni personin e tij nga çdo anë, po deshet edhe të përmbysur, Vështrojeni resursin e tij të diturisë-shkences, prirjet ndaj arteve, emocionin ndaj secilit, konceptin moral e filosofik, pasurinë e tij, familjen e vetë dhe po deshët më të gjerë dhe tek e vëni më parë dorën në zemër sa për betim për të vërteten, thuajeni drejtëpërdrejtë,nëse gjetët diç biçim njolles tek ay, ndonjë ligësi, babëzi që përfundon me imoralitet, krim. Ç’fardo që ndalohet…! Ai është i palëndueshem! Asnjë heshtë e turpit nga cilido derëzi t’i vie,nuk i hapë plagë nderit të tij të çelikut të forte kulmor. As akuza nga harbutët, as gjyq i komprometuar i kohes, as gërgases të shitur… E ky ishte për gadi shtatë dhjetëvjetsha shoku im.Veç Shoku im, Kjo frazë e shkurtë e shumë domëthënëse, kjo frazë që tingllon disi shënjtërisht, si një që i dha jetes atë ngjyren e bukur të spektrit. Shoku im i cili del në mengjes për punë e mbërrijten në mesditë në vendin e punes tek e ndalin të njohurit dhe të nderuar që ndalon, t’a përshndesin për shpirtëbardhësinë e t’ia thonë uraten nga zemra. Ky është shoku im që, tek me prinin ogure të këqija, ogura të këqija të kohes sa një kala, më ndalonte të mos u shkoj pas. ”Vendi yt është këtu-nën diell! Jo në skëterrat djallëzore!” ma thonte tek më shkundullonte sa të më këthej nga rrugë e skëterres. Ky ishte ngushllimi, ishte mandesha e butë imja kur lëngoja në çaste të trishta e tek më kërcnonte tragjika. Zotërinjë, unë mund të shkruaj një rrëfim të tërë për te dhe nuk ia dal tek fundi në njehësimin e virtyteve të tij, Por, do veçoj një konstant timen dhe një tipar që ky Shoku im, më ngriti plote shtatëdhjetë vjet nervat. Pra, ky shoku im, ky shkundulluesi im, më ngriti nervat që mua, ngatrrestarit e zhurmaxhiut të njohur potera e të cilit dëgjohej gjithandej, nuk ia pranoj ngacmimin sa për një ngatrresë-sa për një ngatrresë t[ vogëj fare edhe atëherë kur me nxitte cytje e fuqishme nga brënda. Me secilin ia dola, me këte jo.Atëherë gëlltitja qetësues të llojit të fortë. Ky shoku im emblematic /jo i vetmi/ është kodi, është projekti, është mustra sipas të cilit duhet ngritur personi i ardhmërisë i këtij kombi të vuajtur. Ky, struktura shpirtërore e tij, është themeli i ardhmërisë tonë. Është mustra përfekte për ngritjen e një civilizimi shëmbëllor! Dhe, shumë ju lutem se kjo që e thash, nuk është inspirimi i çastit, hymnizim i zmadhuar që një shok subjektivisht ia bënë shokut të vetë. Nuk është vardisje perverse nga trysni e realitetit të tanishem, sa të më hedhët ndonjë kockë lëpirëse. Ёshtë një produkt që kapërcej ngadalë nëpër filtra të racionales deri tek sinteza, dhe, ashtu e censuruar nga përvojë e ndjenjë eseiste objektive, doli spontanisht kështu sikur u dha këtu. Të kundërten do e mendojnë vetem ata hileqarët e injorantët që nuk duan a nuk kanë sensin të vlerësojnë vigajt e vërtetë. Dhe këtu nis ajo krajata që zhvatë kotnasikot energjitë. Krajata e dites së sotit që nuk i shihet fundi.

Minush M. Hoxha- maj 2015

Në foto: shoku im Mazllumi-Llaci (përndryshe Kumbara i nipit), nipi Fabiani dhe unë.

138 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page