Kushtuar futbollistit ganez Rafael Duamena
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 13, 2023
- 1 min read

FLAKADAN I FUSHËS
Kushtuar futbollistit ganez Rafael Duamena që u shua në fushën e lojës.
NGA MEVLUD BUCI
Ra i shtrirë në fushë të blertë,
Si të ndodhej në një mijë tufana,
Shpirt drite,guximtar i vërtetë,
U trondit Arbëria dhe Gana.
Ty “Egnatia”të ka si djalë
Mbete dritë në Rrogozhinë,
O ganezi zemërbardhë
Ti e rroke përjetësinë…
Nanë ganeze –motër arbërore
Rafaelin ti na e fale,
I dhe gji me dritë hyjnore
Duamena rron si shqipet në male.
U trondit Korabi,Runja dhe Bena,
Lotoi Vjosa e Shkumbini,
N`lojë ,këtij djali, zemra
I pushoi si yll vrojtimi.
Rafael sportist i ri,
Nuk e deshëm çastin e rëndë,
Por do mbetesh në përjetësi
Si një këngë, si një brengë…
Comments