top of page

Kush pasurohet me minierat




Një përgjigje e Kryeministrit të Shqipërisë, ndaj një pyetjeje të drejtëpërdrejtë nga një qytetar për humbjen e një të riu në minierën e Bulqizës, „se një 20 vjeçar vdiq sot në minierën e Bulqizës „më 15/11/2017, është e tillë “Aksidentet në miniera për fat të keq ndodhin. Jo për çdo aksident është faji i dikujt tjetër”.

Dhe nëse vihet re një qetësi olimpike për këto halle që i paraqesin qytetarët e tij Kryeministrit të Shqipërisë, me kohë, ajo që pason kohë pas kohe, është lajmi i rëndë. Dhe ky lajm i zi prapë është për minierat, dhe lajmi i dhimbshëm, është prapë për humbje jete. Pas 6 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i minatorit, i cili ishte bllokuar në një minierë në Bulqizë. Mësohet se trupi i pajetë i 61-vjeçarit Muharrem Plaku u gjet sot në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës. Kujtojmë se minatori ishte bllokuar në një galeri, pas shembjes së dherave. Për gjetjen e trupit të tij ishte angazhuar një grup kërkim-shpëtimi.

Më 11/05/2021 në një prej minierave të zonës së Martaneshit, si pasojë e lëshimit të gazrave nëntokësorë, sipas të dhënave nga policia, një 50-vjeçar është asfiksuar së bashku me dy kolegët e tij, të cilët i shkuan në ndihmë. Menjëherë ata janë transportuar drejt spitalit, ku iu është dhënë ndihma e parë mjekësore. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, tha se siguria në punë dhe konkretisht në miniera nuk zbatohet. “Në fakt ky rast është vazhdim i rasteve, sepse fatkeqësisht në Shqipëri jeta e punëtorëve është larguar nga të qenit prioritet”, ka thënë z. Nikollaj. Atëherë përballë gazetares Loneta Progni, z. Nikollaj theksoi në Euroneës Albania se një pjesë e minierave shfrytëzohen pa kriter dhe kjo shton rreziqet në punë. “Në minierat e vjetra, fenomeni i gazit po bëhet shqetësues, sepse janë miniera të shfrytëzuar prej 40 vjetësh, një pjesë shfrytëzohen pa kritere dhe prioritet është tregimi i kromit dhe për pasojë ndodhin ngjarje të tilla”, tha Nikollaj.

Lajmet e tilla janë mjaft të dhimbshme, por ajo që ndodh pas tyre është akoma më e dhimbshme. Si mund të heshtet për të gjitha këto katrahura në miera? Kush përgjigjet për jetët e humbura? A mjaftohet shoqërimi i „përgjgjësve“ në polici, qoftë edhe dënimi i ndonjë viktime ligjore? Kujtojmë përgjigjen e Kryeministrit të Shqipërisë: “Aksidentet në miniera për fat të keq ndodhin. Jo për çdo aksident është faji i dikujt tjetër”, që të kuptojmë pse nuk shkojmë më tutje… Sa e dhimbshme! Kush pasurohet me miniera mbi jetët e humburat!?

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page