top of page

KUSH NDIJTI NUK P’SHTOI


“KUSH PORDHI E RROKU HUNIN – KUSH NDIJTI NUK P’SHTOI”

(ose: pas “disiplinimit” - lexo: zhdepjës në dru të pjestarëve paqësor të KFOR-it nga hordhat huligane, mercenarët dhe kriminelët e organizuar të Serbisë, nën shkopin e dirigjentit Vuçiq…!)

Kështu po thot Perëndimi… (lexo: Amerika):

“KOSOVA I KA FAJET…” edhepse nga gjenocidi i Serbisë mbi popullin e saj, nënat shqiptare, ende janë në vaj…!)

Nga banalisti: Sadullah ZEQIRI

Dikur…moti, moti…si nxënës, kur po e mësonim matematikën, e patëm kuptuar se cili është miku, e cili armiku… Mikut i thonim plus (+), kurse armikut minus ( - ), ateherë kishte logjikë…he logjikën e nonës…

Kështu, disi shkonte vargu, atëherë:

Plus herë plus bëjnë plus - miku i mikut tim është miku im… Me titra: (Erdogani i Ramës tim, është Erdogani im…)

Plus herë minus bëjnë minus – miku i armikut tim është armiku im… Me titra: (Rama i Vuçiqit tim - është Vuçiqi im…)

Minus herë plus bëjnë minus – armiku i mikut tim është armiku im… Me titra: (Vuçiqi i Ramës tim, është Vuçiqi im)

Minus herë minus bëjnë plus – armiku i armikut tim është miku im… Me titra: Zelinski i Putinit tim, është Zelinski im…)

Por…por…kjo POR që logjikën shporr(dh)ë…!

SOT, ra ASOCIACIONI dhe u shporr(dh) DEFINICIONI i “MIKUT dhe ARMIKUT”…u prish ekuacioni…pas "disiplinimit" të KFOR-it, u ndërruan kapuçat…dhe në vend të plisave, KFOR-it iu vunë “shajkaçat...!”

DHE… doli KFOR-i jashtë telave gjemborë sipas thirrjes së TYRE për pjesëmarrje në “Lojërat e Punëtorëve” në tërheqjen e litarit, derisa e tërhoqën në anën e TYRE dhe në vend të plisave iu vunë shajkaçat… ATA po i hanë mondat, NEVE na i lanë kaçat…e “kush hanë kaça, i kruhet biraça…!”

Para “disiplinimit” të KFOR-it…edhe Vjollca Karamoni, vajza e Karamonit, përndryshe, e njohur me emrin artistik Violla fon Cramon, nuk i pyeti më “Policinë e Babës” (lexo: të Kosovës), se: “çka dreqin po bëni ju këtu…ku është rreziku…” dhe vetmeveti tha: kur po e disiplinojnë kështu KFOR-in… athua çka do të iu bënin kusherinjve të mij…të shkretë…?!

Sa herë ftohen raportet në VERI, e fusin pakëz JUGUN për me FRY…por ne, kësaj rradhe frymë aq shumë sa që tani janë nxehur gjakrat edhe të LEHTЁSUESIT edhe NDЁRMJETЁSUESIT dhe kanë dalur haptazi në anën e kriminelit Vuçiq, i cili me lejen e tyre është kthyer në vendin e krimit për të “vërtetuar” viktimën me një plumb në kokë…!

Kur te NE është dita, në Amerikë është nata, e kur në Amerikë është dita, te ne është nata.

Kur ata punojnë ne flejmë, kur ata flejnë ne punojmë…aq shumë…dhe aq mbrapshtë sa ju nxjerrim punë edhe atyre…të nesërmën që në mëngjes për të na i mbarështruar “PUNЁT TONA”…!

Si të koordinohemi, or’ vëlla…?!

NE e kemi për detyrë me iu ngrehë veshin…thane amerat… e juaja është të piskatni dhe të kukasni… lirisht…ju lejojmë se jemi vend demokratik…!

Vuçiqi është qengji, Kurti është ujku…unë po them kështu…dhe pikë, he ju raftë pika…!

Çka do të bëhët me NE, nëse nga këtu çohet Amerika…sikur bëri në Afganistan…po pyet opozita…?

Asgjë…”Keni kërkuar – shikoni…” e duroni: do të vijnë turqit…! Do të thoni ju, secili në vilajetin e vet…bile turqit janë më të sigurt si kompani…nuk çohen pa u bërë nja pesë-gjashtëqind vjet…?! Unë për veten time, jam shliruar tani, se me ardhjen e trupave turke në bankën rezervë të KFOR-it po ndjej në siguri se ka kush t’i zëvëndesojë trupat amerikane…e veçmas për faktin se “vuçiqat” e njohin mirë hunin, më falni, hujin e turqve…dhe sa të padisiplinueshem që janë… për dallim nga KFORISTAT e tjerë…!

SEPSE, ka gjasa reale që të ndodhë edhe tërheqja e KFOR-it amerikan , nga hidhërimi që ia kemi shkaktuar… mbase edhe mund të shkojnë nga Bondstilli në një tjetër shtet, në Kuçovë të Shqipërisë fqinje…përshembull…?!

PRA, në Kosovë turqit, e në Shqipëri amerikanët…ndarje reale, edhepse Kosova është më perëndimore dhe i meriton amerikanët… por “ kalit të dhuruar nuk i shikohen dhëmbët” dhe duhet të pajtohemi me këtë ndarje...nëse ndodhë, edhepse dyshoj të ndodhë…edhepse po e deshiron opozita per inat te KM Kurti... banalizoj unë…!

Politika e Evropës për formimin e Zajednicës së Veriut, e cila është një fletë fiku me të cilën ajo provon të mbulojë turpin e vet - fshehjen ekorrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar të Serbisë në Veri dhe sundimin e Listës Serbe (lexo: të Serbisë) mbi serbët atje…që po lejohet tani e mbi njëzet vjet…!

Unë nuk jam profet, as e di marifetin e çeljes së fallit me kokrra fasulesh… por, për gabimin tonë të bërë në hapa… për këtë situatë që mbretëron sot në VERI, e di me siguri, se ka lidhje me atë se NE gjatë kësaj rruge, deri te ASOCIACIONI… në një etapë, diku… e kemi hangër “CUCMBASGARDHIN” (me titra: mutin)… shumë - shumë para se me ardhë në pushtet KM Kurti…kur i kemi kallur kishat tona… të ashtuquajtura të serbëve… dhe tani s’na e kanë besën se nuk do i kallim prapë…sepse krejt perëndimi, po edhe amerika identifikohen me KISHA…kështu banalizoj, mbase edhe gaboj, por kështu banalizoj…banalizimi është i lirë deri sa lirisht ta ndërrosh… Prandaj, serbet duan t’i eksterritorializojnë…nga to të na shpronësojnë…nga historia dhe rrënjët tona…që janë perëndimore, shumë më të hershme se PERЁNDIMORЁT vetë…!

Kështu, tani, edhepse KFOR-in e zhdepën në dru, e plagosën dhe sa nuk e vranë hordhat huligane, mercenarët dhe kriminelët e organizuar të Serbisë së Vuçiqit, ata na fajësuan neve – Kosovën e shtruar nën gjenocid, të masakruar, të plaçkitur, të djegur e të vrarë pa asnjë pikë mëshire, as ndaj fëmijëve e foshnjëve , madje, nga Serbia e (pa)sharë DJE dhe e llastuar SOT…!

“Kush pordhi, e rroku hunin – (SERBIA … dhe i zhdepi në dru paqësorët e KFOR-it), kush ndijti – (KOSOVA, u fajësua për këtë zhdepje) - nuk p’shtoi!”

Komike, sikur të mos ishte tragjike…!

Mbase është koha e fundit që edhe NE të diplomohemi e të diplomatikohemi… të bëhëmi pakëz më politikanë diplomatikanë, kurvoevropian!

Ta “rrahim” KFOR-in, e të mos e lëmë të qajë, sikur po e "zbute e disiplinon" me diplomacion - Serbia…!

Banalizoj, unë…!

S’është e thanë... t’ia kam qëlluar... sikur (k)analistat tanë…???!!!

(s.z.)

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page