Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Serbia kolonialiste dhe militariste është problemi i Ballkanit, jo Albin Kurti !
*** Të sanksionohet Serbia që ka bërë 3 gresione dhe 3 gjenocide kundër Kroacisë, popullit mysliman boshnjak dhe kundër Kosovës (1990-1999), si dhe provokimet më të reja të saj në veriun e Kosovës, ku me forcë po kërcënon pushtimin e saj, me qëllim të rivendosjes së sundimit kolonial të saj (1912-1999). Ky është problemi që e kërcënon jo vetëm Kosovën, por gjithë Ballkanin dhe Evropën në sfondin e stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare.
Ndërkaq, ata që e sanksionojnë Kosovën dhe Albin Kurtin, de fakto dhe de jure e mbështesin dhe e shpërblejnë politikën kolonialiste, nekolonialiste, militariste dhe hegjemoniste serbomadhe të Serbisë dhe të presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq, e cila sine qua non duke u kërcënuar me forcë, me aksionet subversive terroriste dhe agresive po ushqen ambicie ataviste, që të rikolonizojë Kosovën, duke mos llogaritur faktin se kjo është nën mbrojtjen e SHBA-së dhe të trupave të NATO-s (KFOR), e njohur nga 140 shtete të OKB-së (2008-2023)
BE-ja mund ta vërë nën sanksione Kosovën, por në këtë rast konkret, do të fitonte kolonializmi serboamdh dhe padrejtësia shekullore sikurse në vitet 1878; 1912 dhe 1919-1921, kur pikërisht në saje të vendimeve të padrejta të këtyre konferencave dhe kongreseve ndërkombëtare, Shqipëria Etnike u aneksua, u copëtua dhe u kolonizua nga Serbia, nga Mali i Zi dhe nga Greqia.
Nuk ka zgjidhje, duke e ndëshkuar viktimën, sepse agresori dhe “minuesi” kryesor i paqes dhe i sigurisë së Ballkanit, është Serbia e Aleksandër Vuçiqit dhe e Ivica Daçiqit, përkatësisht e Slobodan Milosheviqit (1989-2023).
Andaj, sot, pas 145, BE-ja nuk do të duhej ta përsësite një gabim të tillë historiko-juridik, politik dhe diplommatik ndaj Kosovës, sepse kjo ishte vetëm koloni e Serbisë, ashtu siç janë edhe sot (shek.XXI) Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Këtë problem kolonial nuk ka kapacitet ta zgjedhë vetëm BE-ja (me ndërmjetësit e saj: Borrell – Lajçak). Këtë të vërtetë e dëshmoi edhe koha e bjerrë (2011-2023). Ne kemi sugjeruar, edhe para një dekade se problemi kolonial i Kosovës mund të zgjidhet vetëm në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të vototnin 193 anëtare të saj, ku shumica prej tyre janë pavarësuar nga kolonializmat e huaj, duke luftuar për të drejtën e vetëvendosjes së tyre. Ndaj, edhe do të votonin për ta dekolonizuar Serbinë. Kjo do të thotë në favorin e së drejtës së vetëvendosjen dhe të pavarësisë së Kosovës nga sundimi i egër kolonial shekullor i Serbisë (1912-1999).
Zgjidhja e konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet kërkuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, jo në Bratisllavë e as në Madrid, sepse ato vende e mbështesin Serbinë kolonialiste, jo pavarësinë e Kosovës
Prandaj, nëse Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianoperëndimor, dëshirojnë që të zgjidhin konflitkin shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, është e ngutshme dhe e demosdoshme që nga OKB-ja të kërkojnë organizimin dhe mbajtjen e një Sesioni të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sepse vetëm aty, do të flasë dhe, do të vendosë drejtësia për dhe kundër Serbisë kolonialiste në Ballkan. Këtë formë të kolonializmit shekullor serb në Ballkan, Asambleja e Përgjithshme nevojitet ta demaskojë me mjetet juridike ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të objektivave dhe të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Serbia po ngulmon ta aneksojë veriun e Kosovës, por qeveria e Albin Kurtit me të drejtë, në bazë të ligjit dhe të Kushtetutës, si dhe të rregullave, të parimeve të së drejtës ndërkombëtare po e mbron integritetin territorial dhe sovran të Republikës së Kosovës.
Ky kurs politik dhe diplomatik i qeverisë së Albin Kurtit, është në përputhje me respektimin e drejtave dhe lirive themelore të njeriut; me respektimin dhe me mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovran të Kosovës, si dhe kundër çdo përpjekjeje të ndërhyrjes agesive të Serbisë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës.
Këtë të drejtë të ligjshme dhe sovrane të Kosovës, askush nuk ka të drejtë ta vërë në pikëpyetje, e për më tepër ta “sanksionojë” si vepër “penale ndërkombëtare”.
Të gjitha këto masa, përkatësisht vendime të drejta ligjore dhe kushtetuese të Qeverisë së Albin Kurtit në funksion të shtrirjes së sovranitetit kushtetues në veriun e Kosovës, askush nuk ka tëdrejtë t’i quajë të “gabuara” , kinse “ kjo Qeveri po do gjak” sipas propagandës së rreme antishqiptare dhe antindërkombëtare të Baton Haxhiut.( https://lajmi.net/1baton-haxhiu-qeveria-kurti-po-do-gjak/).
Sa më sipër, me Serbinë duam paqe, por nuk do t'i japim asnjë pëllëmbë territor të Kosovës së Shqipërisë Etnike.
Sikur të mbahej ndonjë "konferencë ndërkombëtare" (ashtu siç u ka propozuar Edi Rama ministrave të KE-së, Kosova do të zhdukej si shtet, dhe pjesa jugore e Shqipërisë, duke përfshirë edhe Himarën shqiptare. Prandaj, Qeveria e Shqipërisë në vend të këtij propozimi të kryeministrit Edi Rama, do të duhej të angazhaohej që, çështja e Kosovës të transferohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sepse vetëm aty, do të mund të vinte në shprehje njohja e plotë ndërkombëare e pavarësisë së Kosovës. -Jo, kursesi në ndonjë "konferencë ndërkombëtare" siç ka propozuar kryeministri Edi Rama.
Në fakt,Sërbia është fare minore dhe ajo nuk do ia dilte kurrë me pushtime, por është Rusia ajo që ia kërkon sjelljen e këtillë me synim shantazhimin e SHBA e Europë dhe zotërimin me glob. Aktualiteti kërkon mobilizimin si kurr më parë të faktorit shqiptarë për çfarëdo ballfaqimi me agresorin.