KUSH JE TI?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 29, 2023
- 1 min read

KUSH JE TI?
Kush je Ti,
Që do të ndryshosh Botën?
Jeta ka ligjet e veta:
Mrekullisht i tha DARVINI,
Me të vërteta
Dhe gënjeshtra:
Edhe unë – tha Esenini
I trishtuar
Si përherë!
Ku t’i çoj kuçkat e mia
Pa to bota
Nuk ka vlerë…
Athinë, 28- 12- 2023.
Mendoj se viti që po lëmë pas ka qenë i begatë, në veçanti, me të korrat poetike për mikun tim Myslimin. Do ta quaja një vit mjalti të Poetit me Muzën, e për rrjedhojë tashmë libri duhet të jetë plotësuar në gjithë aksesorët. Megjithatë çdo artist kërkues si Myslimi nuk ngutet pa qenë thellësisht i bindur se i ka përmbushur synimet.
Kjo është e natyrshme, ashtu si ky ndërrim i moteve. Me këtë rast unë dhe Natasha ju urojmë shumë miqësisht ty dhe fort të respektuarës Valentina Gëzuar Vitin e Ri 2024!
Qoftë për Ju dhe Bijtë tuaj tepër të shtrenjtë vit i mbarësive dhe surprizave më të këndshme e më të frytshme!
Venecia, 31 dhjetor 2023.