top of page

KUSH I SHPETOI 2000 HEBREJ?


Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa e XXI.


PSE VETEM SHKODRA?


KOL BIBë MIRAKAJ

(1899 – 1968)

CILA ISHTE DETYRA E SEKSIONIT KATOLIK PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të SHKODRES Në 1946,

I VETMI N’BOTë ?

-ZHDUKJA E PERJETëSHME E

EMNAVE Që LANE VEPRA!

KUSH I SHPETOI 2000 HEBREJ?


Deri me 10 Shtator 2012, përveç ndonji dishmie që vetë Kolë Biba u kishte tregue rrethit të vet, nuk ekzistonte ndonjë dokument zyrtar që vertetonte veprimtarinë që, si Minister i Mbrendshëm i asaj kohë, Ai kishte ba në dobi të Jahudijve. Shqipnia enveriste e ka urrejtë gjithmonë të vërteten dhe ka mbyllë si gojën ashtu edhe arkivat e Shtetit tue i hapë rrugë vetem propagandës së saj rrenimçare. Qeveritë post komuniste vazhdojnë me dekorue gjakbasit vëllavrasës.

Në të vërtetë, nji oficer ballist, Faik Quku, autori i librit Qendresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore (1941 – 1944), kishte vërtetue shkurtimisht ndihmën që Kolë Biba i kishte dhanë Izraelitëve.

Kështu ka shkrue Faik Quku:

“Në veren e vitit 1943, Leon Thuri shkoi në zyren e Kol Bibë Mirakaj, minister i Punëve të Mbrendshme, dhe i ofroj nji shumë napolonash per perkrahjen që u bante Jahudive, por këto pare ai nuk i pranoi dhe e percolli me nji sjellje bujare”.

Simbas tregimit të Kolë Bibës, Z. Thuri veç e falnderoj dhe la mbrapa, qellimisht, nji çantë në dysheme para katedres, pa përmendë pare. Mbasi e percolli tek dera, tue u këthye në zyrë, Kolë Biba e pau çanten plot me napolona ari dhe thirri Z. Thurin, per me ua këthye. Versioni i autorit Faik Quku, përveç detajit që shkrova, përputhet me dishminë e Kolë Bibës. Kjo histori ka nji prolog në të cilin, kur Kolë Biba ishte në mergim në Romë, Jahudijtë që e kishin njoh në Tiranë i ofruen prap ndihmë. Ndoshta, ishin të dijtun se Kolë Biba kishte jetue tri vjet me ndihmen bamirëse të nji kuvendi Françeskan. Prap Kolë Biba rrefuzoi ndihmen, për të cilen në të vërtetë kishte nevojë, tue thanë se shperblimi ma i madh per te ishte privilegji që kishte pasë me krye detyren e tij. Hebrejit në Romë ja dhuruene dy shkopij me topa çelibari si shenj kujtimi të mirnjohjes së tyne të paharrueshme . Nji shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe.

Kush e ka pa Kolë Bibën tue hecë me nji shkop duhet ta dijë se ishte po i njajti që ja kishin dhurue në Romë Hebrejit. Nuk ka pasë kurrë tjeter dhe me te ka hecë deri në fund të jetës së tij.



Shumë Shqiptarë janë dallue per ndihmën që ua kanë dhanë Jahudijve në Shqipni, Katolikë e Muslimanë pa dallim feje, e per ketë arsye Shqipnia njihet si E Drejtë ndër Kombet prej Yad Vashem-it. Kjo meritë na nderon para Botës por mbesin të pamohueme disa akuza propagandistike komuniste që duhet të shvleftësohen njiherë e përgjithmonë.

Veprimtaria e Kolë Bibës nuk kufizohet te aktet humanitare përsonale në dobi disa individëve. Si Minister i Punëve të Mbrendshme Kolë Biba veproi zyrtarisht, me vendosmeni dhe urgjencë, per me përkrah në shkallë Shtetnore gjithë Ebrejt që gjindeshin si refugjatë në Shqipni, që në atë kohë përfshinte edhe tokat Etnike.

Me 31 Gusht 1943, i vetëdijshem se ramia e Italisë së 25 Korrikut kishte lanë Shtetin Shqiptar të dobtë e të ndamë politikisht e pra, jo në gjendje me ballafaque divizionet Gjermane, që ishin tue hy në Shqipni, Kolë Biba, simbas dokumentit rregjistruem si No. Protokoli 9/110 i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme – Zyra Politike, dha ketë urdhën:

_________________________________________________ PREFEKTURAVE DREJTORISË SË PËRGJITHËSHME TË POLICIS Tiranë

Lutemi qi të gjithë Hebrejve nënshtetas Shqiptar që kerkojnë pasaporta për Itali, t’u lëshohen pa u sjellë asnji pengim për vehte dhe për familjet e tyne. Të porositen Kuesturat qi të shkapercejnë çdo formalitet, mbasi çashtja ka randësi të veçantë politike.

Për vistim nga Delegacioni Italian t’interesuemit kujdesen vetë.

Ministri K. B. Mirakaj d.v.

_________________________________________________

Kolë Biba ishte në dijeni se në të njajten kohë forcat Aleate kishin depertue qindresen gjermane në Siçili dhe ishin tue marrë nen kontrolin e tyne Italinë Jugore, ishte qellimi i Tij që Hebrejt të shkojshin në Bari për me gjetë shpetim.

Ky urdhën nuk shenoi nji ndryshim në politiken e qeverisë ndaj Hebrejve. Përkundrazi, Ai kishte per qellim me u dhanë nji urgjencë ma të madhe procedurave me të cilat u pajiseshin refugjatët Hebreji që kishin nevojë per pasaporta Shqiptare.

Duhet të dihet se të gjitha qeveritë autonome Shqiptare, gjatë luftes së Dytë Botnore, kanë ndihmue Hebrejit qe kerkojshin azil në Shqipni. Veprimi i Kolë Bibës ishte në vazhdim dhe përforcim i nji politike të bazueme në solidaritetin humanitar dhe kishte per qellim, me kapërcye pengesat procedurale e burokratike në kohen reale, me shpejtësi telegrafike.

Te nderuemit Ish-Deputeti (congressman) Joe Dio Guardi dhe i ndjeri ish-Senatori Tom Lantos, tue u bazue në dokumentime të kufizueme që ju kishte dhanë në 1990 Ramiz Alia ( kur ishte President i Shqipnisë), nuk kishin mujt me mohue imazhin e shtremnuem në të cilin u shtiheshin komunistët si shpëtimtarë të Ebrejve prej persekutimit fashist.

Kte padrejtesi qe shkel dignitetin e antikomunistave mundet me e kuptu Z. Dio Guardi sot. Sidoqë kjoftë, me gjithse per arsyna te pa sakta, këta qeveritarë Amerikan fituen kredi per Shqipninë si i vetmi shtet ku të gjithë Ebrejit kanë gjetë shpëtim.

Tue kenë se Arkivat Kombëtare Shqiptare nuk janë akoma të hapuna, u desht me pritë deri me 10 Shtator 2012 per me i gjetë informatat zyrtare që na lejojnë me asgjesue propaganden mashtruese komuniste. Drejtoresha e Pergjithëshme e atëherëshme, Zj. Nevila Nika, e bani të mujtun nji kerkesë të shkurtë me anë të së ciles u gjeten disa dokumenta zyrtar që perkrahin plotësisht veprimtarinë e Kolë Bibës. Dokumentat përveçse zbardhin rolin pozitiv, i vetdrejtuem dhe i fuqishëm i Kolë Bibës, na bajnë të njohun edhe emnat e disa administratorëve që morën pjesë në ata veprime të nevojshme.Për hirë të transparencës historike e për me korrigjue imazhin e padrejtë që prap sot shumëkush e beson, edhe mbas kaq dekadash diktaturë përdhunuese, meqë nuk dijnë ta hjekin prej mendjes, e kemi ba ketë veprim.



Për me zbardhë të vërteten nuk duhet të kufizohemi me nderimin e figurës së të ndjerit Kolë Biba, por me nji pamje ma të gjanë dhe ma patriotike, duhet të nderojmë gjithë Kombin Shqiptar, pa dallime dhe poashtu Kombin Izraelit. Hebrejtë që kerkuen dhe gjetën strehim bujar në Shqipni nuk ishin tue shpetue vetëm jeten fizike të tyne por edhe traditat fetare dhe zakonet kulturore mijavjeçare që i dallojnë prej kombeve tjera.

Kontributi i Kolë Bibës posaçerisht, i qeverive paraardhëse, dhe i mbarë Popullit Shqiptar, vihen në dukje këtu edhe per me zbardhë historinë tonë të vuejtun. Fati dhe bujaria e Popullit Shqiptar e ka ba të mujtun që rreziku i asgjesimit të rracës Izraelite, të ndalet në mënyrë të mprehtë në Tokat e Shqiptarëve.

Në vitin 1943 Kolë Bib Mirakaj, tue perdorë autoritetin që kishte si Minister i Mbrendshem, në të gjitha Tokat Shqiptare, tue përfshi Kosoven, pjesën e Malit të Zi, të Maqedonisë dhe Çamërinë, mori masat e nevojshme në mënyrë plotësisht të pamvarun, pa i marrë leje askujt.

Tue u këthye tek shpëtimi i Z. Leon Thurit, Kolë Biba ka dishmue se Ai ishte i arrestuem prej komandës ushtarake Italiane si përkrahës i nji atentati komunist që kishte zberthye në Tiranë. Simbas dokumentave të gjetuna në Arkivin e Ministrisë së Mbrendëshme para disa viteve, shihet se komunistët kishin nxjerrë pare prej Ebrejve me kercënime. Ushtarakët italianë kujtojshin gabimisht se Leon Thuri kishte financue komunistët si simpatizues. Rrjedhimisht Z. Thuri ishte dënue per pushkatim.

Kur u alarmue per ngjarjen, pa u kujdesë per sigurinë e vet, Kolë Biba kritikoi në mënyrë të vendosun autoritetet italiane, tue u thanë se per shkak nxitimit ishin tue e ba nji gabim të pandërgjegjshëm. Përfundimisht Leon Thuri, u lirue nën përgjegjësinë përsonale të Kolë Bibës.Korrespondenca që vijoi mas urdhënesës së 31 Gushtit na len me kuptue se edhe Ebrejt pa nenshtetësi Shqiptare kanë pasë mundësi, pa pengesa, me nxjerrë pasaporta.Ma gjansisht dokumentimet e Arkivit Kombëtar na tregojnë se ekzistonte nji veprimtari e përditshme në dobi të Jahudijve.Kush ishte i smurë randë u lejonte me shkue në Tiranë.

Ata që kishin të njohun u lejojshin me u bashkue me ta.

Kush kishte ndoj zanatë të kerkuem u lejonte me u transferue ne vende ku gjejshin punë. Hebrejtë që e kerkojshin, kishin mundësi me u transferue prej zonave të çlirueme etnike në vende mbrenda kufijve të 1939-ës. Para disa ditëve Presidenti Nishani ka kerkue edhe njiherë hapjen e Arkivave. Nji kerkesë ma e gjanë e Arkivave mund të diftojnë emnat e Ebrejve që përfituene prej ndihmës Shqiptare, që përfituen pasaportat dhe emnat e administratorëve që u sherbyen në ketë veprimtari humanitare. Veprimtaria e Kolë Bibës në momentin historik në të cilin u zhvillue, ka mujtë me shpëtue nji numër deri në 2000 Hebrej që, simbas raporteve të ndryshme, u gjindeshin në Shqipni në kohen e Luftës së Dytë Botnore.

Kol Bib Mirakaj, ministri i brendshëm që shpëtoi 2000 hebrenj!

Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari, si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme


Urdhëri i ministrit të Brendshëm për të pajisur me pasaportë Shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.

Ishte vitit 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri.

Një numër i konsiderueshëm hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë.

Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943.

Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta Shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin strehim në Italinë jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.

Faik Quku, autori i librit “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” (1941-1944), ka paraqitur disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kolë Bibë Mirakajt. Një moment shumë i rëndësishëm në rrëfimet e Qukut është refuzimi që Kolë Bibë Mirakaj i bëri shumës së pareve që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.

“Në verën e vitit 1943, Leon Thuri shkoi në zyrën e Kol Bibë Mirakaj, ministër i Punëve të Mbrendshme dhe i ofroi një shumë napolonash për përkrahjen që u kishte dhënë hebrenjve, kur kishte qënë ministër. Por, ai nuk i pranoi këto para dhe e përcolli me sjellje bujare Leon.”

Në atë kohë Kolë Bibë Mirakaj ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që iu kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë. Ishte koha, kur Kolë Biba kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan. Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e Italisë.

“Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe. Kush e ka pa Kolë Bibën tue ecë me nji shkop duhet ta dijë se ishte po i njajti që ja kishin dhurue në Romë hebrenjtë. Nuk ka pasë kurr tjetër dhe me të ka ecë deri në fund të jetës së tij.

Shumë shqiptarë janë dallue per ndihmën që ua kanë dhanë hebrenjve në Shqipëri, katolikë e muslimanë pa dallim feje, e për këtë arsye Shqipnia njihet si E Drejtë ndër Kombet prej Yad Vashem-it”, shkruan Quku.



Ja dokumenti përmes të cilit, Kolë Bibë Mirakaj shpëtoi

Dymijë (2000) Hebrej.

Dokumentit është regjistruar me numër protokolli 9/110 i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme.


Shenim F.R. Botohet pa asnjë ndryshim prej origjinalit.

Melbourne, 4 Tetor 2023.

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page