top of page

KURAJO NGA OSHO*


Durim Çaça

KURAJO NGA OSHO*

por ti qaj dhe ke për të qarë dashuro dhe ke për t’dashuruar paj, dhemb dhe do t’ndiesh dhembje ëndërro dhe ke për t’ëndërruar çmallu dhe ke për t’u çmallur

ndriço dhe ke për të ndriçuar

ah, ti qaj dhe ke për të qarë dashuro dhe ke për t’dashuruar... ______ *Mësues shpirtëror (guru’) i famshëm indian i shek. XX.

BEAT GENERATION

ah, të kisha një zemër në vend të zemrës të kisha në vend të zjarrit një zjarr sikur një dhembje në vend të dhembjes buzë të kisha në vend të buzëve një ëndërr sikur në vend të ëndrrës

në vend të botës të kisha një botë sikur në vend të fjalës një fjalë

por të kisha në vend të zemrës një zemër në vend të zjarrit të kisha një zjarr...

EKZALTIM

kur do rrimë për duart për atdheun, kurmin kur për mallin, për yjet kur do rrimë për buzët për lotin kur do t’dashurojm’ ah, për zjarrin, gazelën për shpirtin kur, për humnerën kur do rrimë për sytë do dashurojm’ për orkidenë për Zotin e detin kur për njerinë, për vdekjen por kur do rrimë për fjalën do dashurojmë për ëndrrën për terrin, për agun mbrëmjen, seksin, poemën

do sekush dritën e vet

kur do rrimë për duart kur do dashurojmë për retë për atdheun e zjarrin dhembjen, detin, kometën...

AUTOGRAF

unë ky jam-frym’ fushe Syneji mbrëmjesh me avuj të heshtur vjeshte arë me tërshërë e trumzë buzë greminash në Peqinaj mall veror mollësh n’Bardhor ky që jam-ermim mersine n’Kazie vrull merluci, kripë vale me shkulm t’vrullshëm n’Farsiluk ah, në Karpën,- se ky jam

prekja e barit, e gurit posht’ këmbëve paj, e rërës së ngrohtë e s’bëhem tjetër,-vresht’ që pikon, shqop’ e oksimoron në Domën

hapa t’ëmbël n’Kepin e Lagjit me hënë

rim’, e orakull,- ky që jam në Rrakull frym’ fushe Syneji* me avuj vjeshte...

______ *Toponime fshatrash e vendesh të trevës së Kavajës.

ARIE

flaka plagoset veç nga një tjetër flakë si plagoset koha nga një tjetër kohë si drita veç nga një tjetër dritë, si loti veç nga një tjetër lot, ah, si fjala plagoset veç nga një tjetër fjalë, ëndrra nga një tjetër ëndërr, si puthja nga një tjetër puthje, malli nga një tjetër mall

si koha veç nga një tjetër kohë, si flaka plagoset veç nga një tjetër flakë..

Durim Çaça

Nga libri poetik “Sharme shamani”, Ombra GVG, Tiranë, 2012.

58 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page