top of page

Kur zbatimi i Ligjit shton respektin


Kur zbatimi i Ligjit shton respektin

Prof Dr Fatmir Terziu


Pak ditë në Atdhe, të lidhin me shumë memorje, me shumë arsye të pikëtakosh realitetin, fatin e ditëve që kanë shkuar, dhe atyre që janë duke përshkruar. E në pak orë, pak ditë, pak kohë natyrshëm realiteti është i prekshëm. Është i tillë se natyrshëm forma e tranzicionit gjeografik të syve kërkon të emetojë, atë që ndjen, atë që e fikson, atë që e prodhon si produktin e një ideje, e një shkrimi. E kjo e fundit është gjithnjë me ne…

Me ne ishte edhe atë ditë, kur më duhet të rinovoja Licencën e Drejtimit të Automjetit, të cilën e kisha marë kohë më parë, e që tashmë ajo e shënuar në karton, dukej se i kishte dalë modës dhe kohës, dhe një rregull tjetër përcaktor, përcaktonte arsyen dhe domosdoshmërinë e marrjes së një Licence të re. E kështu në një kohë të reduktuar, natyrshëm mjaft vetë mund ta kenë provuar, të duhet të lëvizësh sa në pikat që lidhen me dokumentacionin, në zyrat e paisjes me këtë dokument, e deri tek mjekët specialistë, që janë caktuar sipas Ligjit Përkatës. E kështu duhet të vraposh tek mjeku i syve, mjeku i veshëve, e tek Mjeku i Familjes, që në rastin konkret kohëlargësia e ka bërë disi në „harresë“.

Harresë? Jo fort kështu, kur troket në ish godinën e Klinikës Dentare. Themi kështu se dikur njihej si Klinika Dentare, tashmë është një ndërtesë që ka në rrjetin e shërbimeve të saj mjaft hapësirë nga fusha mjekësore. E aty, pikërisht tek Rruga Mehmet Bajraktari, Elbasan, 3001, ndodhet dhe shërbimi i Mjekes së Familjes Ermiola Demiri Selita, mjekja të cilën duhej të kontaktoja e të kryeja të gjitha veprimet ligjore në bazë të kërkesës së domosdoshme për t'u paisur me Licencën e re të Drejtimit të Automjetit. E menjëherë sipas rregullave…

Shoku që kisha me vete, një mik i mirë, i respektuar në qytetin tim, trokiti menjëherë duke mos iu duruar. Dhe pas trokitjes, foli diçka dhe pastaj bëri me dorë nga unë, duke e hapur derën akoma më shumë e duke i thënë se a më njihte mua. Doktoresha buzëqeshi, nuk ia dha asnjë shkas njohjeje, pastaj me një mirësjellje iu drejtua shokut tim, që duhej të bëja disa analiza dhe që pastaj të bëja një pagesë ligjore, sipas kuotave të përcaktuara, e më pas të prisja kohën për të shkuar për vizitën e përgjithshme. Por, shoku im ndërhyri, disi i mërzitur dhe i kërkoi që të bëhej një „privilegj“, pasi unë isha një person publik, i njohur, dhe …, së fundi kisha një kohë të reduktuar.

Mjekja e dëgjoi me vëmendje dhe nuk i dha përgjigje, por i rikujtoi me qetësinë profesionale dhe me një kulturë qytetare, që duheshin zbatuar rregullat. Ai disi i mërzitur, me sa duket që nuk arriti të më 'ndihmonte' në moment, e që me sa duket nuk e shkurtoi dot kohën e duhur, tentoi të më thoshte se ai mund ta bënte këtë procedurë diku tjetër… Unë nuk iu binda dhe kështu bashkë me të për një kohë të arsyeshme i kryem të gjitha procedurat, veprimet ligjore, pagesën, dhe kur na erdhi radha trokitëm në derën e Mjekes së Familjes. Menjëherë na përshëndeti, dhe pasi kryem të gjitha veprimet nënshkroi formën modulare të duhur, që përcaktonte shëndetin tim normal dhe foli…

Uroj që të më keni mirëkuptuar! Një neglizhim i vogël në këto procedura, ju bën që të rrezikoni jetën. E dini sa persona falë këtyre neglizhimeve në vit humbasin jetën? E, pra ata janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe paisen me Licencën e Drejtimit të Automjeteve. Atëherë, sa për zotërinë, që ju u munduat ta ndihmoni, unë e njoh që në shkollë të mesme, dhe kam vite pa e parë, por natyrisht që e njoh shumë mirë, është njeri i respektuar, intelektual, e mbi të gjitha familja ime e njeh shumë mirë, pasi e njeh tërë qyteti. Unë jam e kënaqur shumë që po takohem me të në këtë kohë, e më vjen shumë mirë që mirëkuptohemi.

Në atë moment natyrshëm fjalët ishin të tepërta. E gjitha ishte shumë, e shumë e mirëkuptueshme. Fundja kështu duhet të jenë profesionistët e të gjitha fushave sot. Kështu duhet të jetë kudo në të gjitha sferat e jetës, në të gjitha drejtimet. Koha tjetër ishte një bisedë e lirë me të gjithë ne, me arsyen më të mirë të shëndetit, kohëjetës dhe mbarëvajtjes familjare. Një bisedë që solli shumë kënde respekti, vlerësimi dhe përkushtimi profesional. Eajo bisedë e mirë, memorishkruese, respektues ishte në zyrën e Mjekes së Familjes, mjekja, që nëse do të qëndroja në Atdhe, do të më shërbente me këtë kulturë profesionale, me këtë respekt të cilin e meritoi thjesht nga zbatimi i Ligjit dhe procedurave ligjore. E këtë e gjejnë shqiptarët kur gjenden jashtë Atdheut. Këtë shërbim bëri Mjekja e Familjes, Ermiola Demiri Selita.

Ermiola Demiri Selita u diplomua në vitin 1989 në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme të Univeristetit Shtetëror në Tiranë. Pas diplomimit pas një sorollatjeje për emërimin, sikurse dihet, ku mjaft kanë qenë në të njëtën situatë, u emërua mjeke në Komunën e tyre viteve, Papër të Elbasanit. Pas një eksperience disa vjeçare me riorganizimin e sistemit shëndetësor u emërua Mjeke e Familjes në qytetin e Elbasanit, ku vazhdon të jetë edhe sot. Ajo ka dy fëmijë. Vajzën e ka me studime në „La Sapienza“, kurse djain në Tiranë tek „Metropolitani“.

U larguam nga shërbimi mjaft i kulturuar dhe profesional i doktoreshës dhe memorja qëndroi gjatë atje në atë ditë, atë kohë të shkurtër në Atdhe, në atë zyrë. Dhe fjalët shkonin tek rregullat që përcaktojnë një Mjeke të Familjes, ndërsa dëgjonim e ridëgjonim fjalët që na thoshte doktoresha ….

„Si Mjeke të Familjes ju do të jeni pjesë e një ekipi më të gjerë që promovon, parandalon dhe ofron trajtim. Ju do të kujdeseni për njerëzit me sëmundje kronike dhe kushte afatgjata, duke synuar t'i mbani mirë dhe në shtëpitë e tyre. Një ditë e zakonshme në praktikë zakonisht fillon rreth orës 8 të mëngjesit kur do të kontrolloni dokumentet përpara se të shihni pacientët. Ju do të kaloni kohë me një përzierje pacientësh me nevoja të ndryshme shëndetësore deri në mëngjes vonë, qoftë ballë për ballë, ose përmes një konsultimi telefonik. Në fund të kësaj në mëngjes, disa mjekë të përgjithshëm shohin pacientë shtesë që duhet të vizitohen urgjentisht. Pas takimeve të mëngjesit, në përgjithësi do të kapni dokumentet dhe do të bëni çdo telefonatë. Pas drekës ju mund të vizitoni pacientët në shtëpitë e tyre, ose në shtëpitë e kujdesit. Pasi të përfundojnë vizitat, do të filloni veprimtarinë tuaj të pasdites, e cila mund të zgjasë nga ora 15:00 deri në orën 17:30. Ju gjithashtu mund të jepni takime në mbrëmje dhe në fundjavë.“

Ndryshe si mund të mos shkruanim për këtë ndjesi që na vjen natyrshëm mirë, e cila tashmë përqafohet edhe në qytetin tim, edhe në Atdhe.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page