top of page

KUR SHKRUAJ: PRANVERË


KUR SHKRUAJ: PRANVERË

Cikël me poezi

NGA PANAJOT BOLI


KUR SHKRUAJ: PRANVERË


Shkruaj fjalën ‘Pranverë’ në dërrasën e klasës..

Nxënësit buzëqeshin.....

Shkronjat pikturojnë portretin tend

Unë shoh ty.

Shoh sytë e tu

Flladin qe përkund dallgëzimin e flokëve të tu

Shoh buzët qe bulëzojnë

Me ngjyrën rozë....


Bëj fjali me emrin ‘Pranverë...

Sytë e.....

Mesues , pranvera nuk...

Hutohem...pastaj..


Pranvera ka sy

Janë mengjeset e ëmbla të Prillit

Janë vezullimet e ngjyrave të vesës së mëngjesit.

Janë margaritat që qeshin

Me fustanin jeshil të lëndinës


Nxënësit buzëqeshin...

Buzët e .....

Mesues, pranvera nuk ....

Hutohem..pastaj....



Pranvera ka buzë

Janë buzët e gonxhave të trendafilave të kuq

Janë buzët e trendafilta të agimit rrezellues

Janë buzëmbremjtë e arta

Ku flakëron dielli në det në perendim


Nxënësit buzëqeshin..


Flokët e saj..

Mesues, pranvera nuk....

Hutohem..pastaj..


Pranvera ka flokë

Janë dallgëzimet e valeve në det

Qe qeshin të lumtura me diellin

Janë flokët kaçurrel të pyllit

Qe harlisen si të çmendura me njera-tjetrën

E fërshellëjnë me cicërimën e bilbilit



Gusha e saj .....

Mesues, pranvera nuk....

Hutohem...pastaj...


Pranvera ka gushë

Është gusha e bardhë e pëllumbave

Është mëngjesi i larë i Majit

Është lulja e mollës.


Nxënësit buzëqeshin....


Shkruaj fjalën pranverë..

Dhe shkronjat bëhen sytë e tu,

Thërmoj shkumësin e bardhë

Ai bëhet gusha jote

Dhe tingëllimi i fjalës

Buzët e tua


KUR UL NATA PERDET


Kur nata ul perdet e zeza pa u ndier e si dado e mirë më mërmërin,

Një kamerë e fshehtë rri zgjuar, arratiset me shpejtësi në mërgim

Ulet në auditor, qesh me trillet studentore e çantën e profesorit plak

Një sy studenteje më huton, e skuqem nga vargjet e mia në almanak


Ndihen të qeshura në shkallë, ca sy të përgjumur shoh në bibliotekë

Endrra kacaviret në dritare të konviktit, e pangopur me atë jetë

Imazhet kercejnë si djajtë e zgërdhihen me shpresën brenda në rreth

Ne ,me fotoaparat në sup, sa në Razëm, e sa në harlisje, në Theth


Endrra e kyçur në një valixhe druri anës Shkumbinit mbrriti një ditë

Çeli themelet, si këmbët e ures se Bushtricës e si trendafil u rrit

Në një klasë u hap,me fëmijët sybukur pranë ,qe shikonin kureshtar

Të kërkonim yjet, të shihnim Homerin,Shekspir, e Prometeun pishtar.


E ata,si në përralla të netëve, Prillit, pas xixellonjave vraponin

Mbushnin grushtat e vegjël, e pallatin e shpirtit tim zbukuronin

Ishte edhe një kryexixellonjë, që më ndiqte, më rrufiste me sy

Mes shkelqimit të dritave verbohesha, tani e transkriptoj:DASHURI!


MË MBYT MUZGU


Nuk e di pse mu zu fryma këtë pasdite vonë

Kur qielli ka rrudhur buzët e detin nervozon

Hap dritarën e zemrës të marrë ajër se mbytem

Të rehatojë pak ankthin që si kalë po gulçon


Mbeshtes kokën te dritarja të më freskoj flladi

Të hyjnë lulet me ngjyra, të futet edhe pak dritë

Pyes veten: ku isha? Mos rashë befas në komë

Në muzgun e murmë që vertitet në qepalla e sytë?


Më shpifet ky muzg që vjen si murg i zi mjeran

Misteri frikë, bëhet gjarpër e fort më shtrëngon

Nga dritarja e hapur ngushëllim po gjej tek yjet

Të më matin pulsin që përpilitet si zog e renkon


Aty në parvaz, nuk i ndahem yjeve dhe hënës

Mbush grushtat më dritë të shpërlaj shpirtin tim

Ndofta mungësa jote më thithi atë pak oksigjen

E muzgu murg më shtie në kupë pikëla hidherim


Nuk e fsheh, kam frikë të rri vetem në këtë natë

I lutem yjeve dhe hënës të rrinë më mua shoqeri

Shkretëtira e perandorisë së territ po më tremb

Ndaj sonte, e dashur, të dua të të kem pranë ty




NJË PIKË LOTI


Një pikë loti rreshqiti në degën e hardhisë

Një lindje e veshtirë

Fëmija burbuqe po lind mes dhimbjesh

E behet ëmbëlsirë


Një pikë loti rreshqiti në degën e hardhisë,

U lag edhe syri yt sot

Kaq larg, kaq kohë, kaq mall qe mblodhi

Nuk e përmbajti dot


Kaq mengjese i mblodhi piklat në vesë

Liqen i bëri në sy

Vjen nata e yjet zbresin dhe e ngushellojnë

Me dhimbjen dashuri



MALLI


Malli i zverdhur si gjethja,

Rri varur në një dëgëzë shpirti,

Pret si engjëll buzeqeshjen tënde,

Të ringjallet si Krishti

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page