KUR JAM I MËRZITUR
- May 26, 2022
- 1 min read

S'kam kurreshtje për ngjarje tragjike,
Përgjoj xhezven gjersa mer valë.
Komshiet sot s’më duken erotike,
As pulpat e palmave përballë.
Mendjen ma thëthin vëndlindja,
Gjurmoj emra të tejshme.
Kapërdij me kafe lajmet e këqia,
Ndërlikoj bisedën me vitet e hershme.
Po pres të vijnë prej së largëti,
Dallgët e thinjura të prehen mbi breg.
Pastaj, me to, të kthehem prapthi,
Atje, ku dheu është i leht'...








Comments