top of page

Kur bluza e bardhë flet jo thjesht për humanizëm




Me profesionalistin e kahershëm të shëndetësisë shqiptare, Demush Cufaj, biseda e kapërcen kohën e planifikuar për një kafe në mjediset e Sweet London në Barking të Londrës. Në shoqërinë e të birit, biznesmenit të suksesshëm, Gazmend Cufaj, dhe nën shoqërinë dhe respektin kalimtar të pronarit të këtij lokali të këndshëm, Rraman Gjana, por dhe të disa dhjetëra miqve e të njohurve të fisit Cufaj, ajo që sillet në kohë, hapësirë dhe vend është dashuria për njëri-tjetrin, miqësia dhe kultura e komunikimit. “Ndjehesh vërtetë që je Shqiptar në këtë qasje të bukur dhe tejet domethënëse!”

Kështu i biri i Beqir Cufaj, “Qytetarit të Nderit” të Kamzës, që ndoqi udhën e mjekësisë së projektuar prej tij që në ditët e para të çlirimit të Atdheut, ka shumë arsye të rrëfejë për dhimbjet dhe problematikën që ai dhe familja e tij kishin në kohën e diktaturës komuniste. Dhe kjo pasi vëllai i Beqirit do të kalonte kufirin dhe ku pastaj drama dhe komedia do të shkonte herë në dhimbje e herë në tragjedi komike. Teksa kujton si nëpër vrimë të gjilpërës, jetën, udhën dhe mundin e tij për të rritur fëmijë të kulturuar dhe me shkollë të lartë, naturisht ai sjell dhe të bijën që e ndjek në zanatin e bluzëbardhëve. Dhe kështu Demushi u thërret në qetësi kujtimeve të tij, sado të dhimbshme që kanë qenë ato hera-herës. Natyrshëm shkon më tej në rrëfim e bisedë…, edhe me ata që tashmë i sillen rrotull në udhët e jetës me buzëqeshje ironike. Dhe ashtu u thotë kujtimeve se “Fatkeqësisht nuk jeni për të gjithë!”

Fatkeqësisht nuk jeni për të gjithë, por dhe pse zbërtheheni, ju flisni për kohërat e kohërave të turbullta. Jo të gjithë do t’ju pëlqejnë. Jo të gjithë do të ju duan pavarësisht nga ajo që bëni dhe sa bukur rrëfeheni për një person, apo dhe për të Tjerët, edhe ashtu sikurse keni qenë në kujtimet tona me lotë, por edhe kushtu siç ndodh të rrfeheni e të jeni në memorjet tona.


E kjo ndodh edhe për Njeriun e sotëm, edhe për brezat… kur dihet se jo të gjithë do të vuajnë me energjinë tuaj dhe jo të gjithë do t'’u kuptojnë dhe ju mbështesin. Edhe pse kjo sikurse në të gjitha kohërat, është një pilulë e hidhur për të gëlltitur ndonjëherë mos lejoni që ajo të bëjë një trazirë të emocionit tuaj dhe të shkatërrojë energjinë tuaj. Sepse koha dhe energjia juaj është shumë më e çmuar sesa ta shterroni veten duke e bërë formën e duhur për t’u përkëdhelur tekat e të tjerëve, duke e formuar veten për tu përshtatur në çdo vend ku dhe kështu duke mos mbajtur asnjë formë për ta thirrur në kohn dhe momentin e duhur, tuajin respekt dhe privilegj të Njeriut. Dhe ai qshtu qetë këshillon me mirësi për të gjithë…

Zgjidhni të mos sakrifikoni veçantinë tuaj për të dorëzuar koren e bukës së jetës. Të jesh selektiv me energjinë tënde duke i lënë lamtumirën atyre që të pengojnë ecurinë e vlerave dhe stilit të jetës tuaj që më së shumti rezonojnë me ju. Zgjidhni të mos merrni rreziqe sociale, pavarësisht nga shikimet e pakëndshme dhe pëshpëritjet fodullëqe. Zgjidhni të mos kujdeseni për atë që mendojnë të tjerët deri në atë pikë sa e ngulmon aftësinë tuaj për të marrë rreziqe dhe për të prishur kënaqësinë tuaj sociale.

Sepse nuk ka asgjë më çliruese sesa të mos humbësh jvlerën tënde duke i lejuar fajet që të gjykojnë veprimet e tua. Për të kërkuar të përafroni veprimet tuaja me zemrën tuaj. Të qëndrosh në këmbë për diçka, të bësh dhe të besosh atë që sjell përmbajtje pavarësisht se nuk i pëlqen dikujt është mirësi, është humanizëm. Është shumë e dashur që të qenit vetja juaj autentike është në shërbim të jetës, Tjetrit dhe Njeriut.

Ky është Njeriu i cili mbajti Bluzën e Bardhë, jo thjesht për të jetuar, por për të trashëguar traditën e respektin, udhën e jetës së rekomanduar nga baba i tij, Beqir Cufaj.

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page