Kuptim i ri



Astrit Lulushi


Po tani, a do të mendojnë njerëzit se janë ndryshe nga sa kishin menduar se ishin? Shoqërisht ndoshta jo - mendësia e grupit ndryshon me vështirësi - por individualisht, po.

Një studim i ri i filogjenetikës tregon se kush jemi, çfarë jemi, dhe si ka evoluar jeta në planetin tonë. Studimi sjell disa surpriza. Një prej tyre është zbulimi i një krijesë anormale, më parë e panjohur, që shkencëtarët e quajtën Arkea.

Zbulimi i dytë është një mënyrë e trashëgueshme ndryshimi që ishte gjithashtu nuk njihej më parë shkencëtarët i vunë emrin GHR, akronim për Transferimi Horizontal i Gjeneve.

Dhe zbulimi i tretë që sjell studimi është se Njeriu ndoshta ka ardhur nga krijesa që, 40 vjet më parë, as që mendojej se ekzistonin.

Identifikimi i Arkeas, që ishte marrë prej kohësh si nëngrup bakteresh, zbuloi se jeta e sotme në shkallë mikrobike është shumë ndryshe nga ajo që shkenca kishte përshkruar më parë, dhe se historia e hershme e jetës është gjithashtu shumë ndryshe. Njohja e transferimit horizontal të gjenit (GHR) përmbys njohuritë e deritanishe që gjenet transferohen vetëm vertikalisht, nga prindërit te pasardhësit dhe nuk mund të dalin anash përtej kufijve të specieve. Zbulimi i Arkeas shpjegon se të gjitha kafshët, të gjitha bimët, dhe të gjitha krijesat e tjera komplekse të përbëra nga qeliza që mbajnë ADN brenda bërthamave kanë zbritur nga këto mikrobe të çuditshme. Është njësoj si të thuash që stër-stër-stër-gjyshi juaj nuk erdhi nga ndonjë rajon i Tokës por zbriti nga Marsi.

Të marra së bashku, këto tre zbulime ngrenë pasiguri të reja të thella dhe mbartin implikime të mëdha në lidhje me identitetin njerëzor, individualitetin njerëzor, shëndetin e njeriut. Ne nuk jemi pikërisht ata që menduam se ishim. Ne jemi krijesa të përbëra dhe prejardhja jonë duket se lind nga një zonë e errët e botës së gjallë, nga një grup krijesash për të cilat shkenca, deri kohët e fundit, nuk kishte asnjë njohje. Evolucioni është më i ndërlikuar, shumë më i ndërlikuar, sesa e kishim kuptuar. Pema e jetës është më e ngatërruar. Gjenet nuk lëvizin vetëm vertikalisht; ata gjithashtu mund të kalojnë anash përtej kufijve të specieve - nga burime jo primate, ose nga ekuivalenti gjenetik i një transfuzioni gjaku, ose nga një infeksion që transformon identitetin.

Zbulime të tilla e bëjnë njeriun të ndryshojë botëkuptimin; të sfidohet për të rregulluar kuptimet themelore se kush është, nga ka ardhur, si sillet apo si vepron.

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif